Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Pacolli uron Lumir Abdixhikun: LDK do të kthehet e fortë

Lajme
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli duke përgëzuar udhëheqësin e ri të sapo zgjedhur të LDK-së, politikanin e ri e të besueshëm, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka një besim të fortë se LDK do të kthehet e fortë. Pacolli ka shkruar në Facebook se e ardhmja e Kosovës është brezi i ri./KosovaPress ...
Komentet te Pacolli uron Lumir Abdixhikun: LDK do të kthehet e fortë Janë të Mbyllura

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetari i ri i LDK-së

Lajme
Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetari i ri i LDK-së Delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë vendosur që kryetar i ri i kësaj partie të jetë Lumir Abdixhiku. Ishin afër 350 delegat që kanë votuar pro Abdixhikut, derisa kundër kandidatë kishte edhe Lutfi Hazirin dhe Besjan Mustafën. KosovaPress ka mësuar se delegatët e LDK-së me rreth 190 vota kanë vendosur që Abdixhiku të jetë në krye të partisë/KosovaPress ...
Komentet te Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetari i ri i LDK-së Janë të Mbyllura

SI TA PËRDORNI NISESHTENË SI TRAJTIM PËR FLOKË TË YNDYRSHËM

Lifestyle
Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një gote e gjysmë me ujë dhe një luge gjelle me niseshte misri. Nëse keni flokë të dendur e të gjatë, mund të përdorni sasi të dyfishtë të ujit dhe niseshtesë.   Pasi pjesa më e madhe e niseshtesë të jetë tretur në ujë, hidheni masën në një çajnik dhe vendoseni në zjarr. Përziejeni vazhdimisht deri sa të përfitoni një masë homogjene dhe kremoze. Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni mënjanë. Sipas agroweb.org, kur maska të jetë ftohur plotësisht, vendoseni atë në flokë duke nisur nga rrënjët e deri në maja. Mos jini dorështrënguar në aplikimin e maskës. Më pas mbështilleni kokën me një kapuç plastik ...
Komentet te SI TA PËRDORNI NISESHTENË SI TRAJTIM PËR FLOKË TË YNDYRSHËM Janë të Mbyllura

​Zgjedhjet në LDK, përfundon votimi dhe fillon numërimi i votave

Lajme
Ka përfunduar procesi i votimit për kandidatët për kryetarë të LDK-së. Tashmë, grupi punues ka filluar me numërimin e votave për secilin kandidat. Tashmë do të shihet nëse ndonjë kandidat ka marrë 50% + 1 të votave. Nëse askush nuk e ka marrë këtë përqindje, dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota, kalojnë në raundin e dytë.KosovaPress ...
Komentet te ​Zgjedhjet në LDK, përfundon votimi dhe fillon numërimi i votave Janë të Mbyllura

Haziri: Do ta mbështes këdo që ka edhe një votë më shumë se unë

Lajme
Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka quajtur ditë të bardhë procesin e sotëm zgjedhor të LDK-së. Derisa ka thënë se nuk e di a do të bëhet kryetar, pasi është vullnetin e delegatëve për të vendosur. Pasi votoi, Haziri tha se procesi duhet të shkojë deri në fund, qoftë edhe me një raund tjetër. Haziri: Besoj të jetë ditë e bardhë   Video:   “Sapo e përfundova procesin e votimit. Besoj shumë se kjo ditë e bardhë do të jetë ditë që jep dhe ndan përgjegjësi. Asgjë tjetër”, tha ai. Krahas kësaj, Haziri tha se kushdo që e ka edhe një votë më shumë, ...
Komentet te Haziri: Do ta mbështes këdo që ka edhe një votë më shumë se unë Janë të Mbyllura

Votojnë kandidatët për kryetarë të LDK-së

Lajme
Tashmë ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 328 delegatë në Kuvendin e sotëm zgjedhor pritet të vendosin për të parin e partisë. Votën e tyre tashmë e kanë hedhur edhe tre kandidatët për kryetarë të LDK-së, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. Kjo është dëshmuar me foto nga vet LDK përmes postimeve në rrjete sociale./KosovaPress ...
Komentet te Votojnë kandidatët për kryetarë të LDK-së Janë të Mbyllura

Mustafa: Në LDK duhet të thyhet heshtja

Lajme
Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është shprehur optimist se do të jetë në krye të partisë, megjithëse tha se zgjedhjet janë të fshehta dhe se 328 delegatët do të votojnë sipas vullnetit dhe vlerësimit të tyre. Para se të fillojë procesi i votimit, Mustafa tha se kandidimi i tij është që të thyhet heshtja brenda LDK-së. Mustafa: Zgjedhjet janë të fshehta   Video:   “Zgjedhjet janë të fshehta në kuti, secili nga 328 delegatët që marrin pjesë do të votojnë sipas vlerësimit dhe vullnetit të tyre. Gjithsecili mund ta bëjë publike edhe përkrahjen e tyre individuale, por në fund të ditës secili voton në kutitë ...
Komentet te Mustafa: Në LDK duhet të thyhet heshtja Janë të Mbyllura

Selmanaj: LDK, shkollë për demokraci për partitë e tjera

Lajme
Driton Selmanaj gjatë pauzës së kuvendit të LDK-së deklaroi se partia e tij është shkollë për demokraci për të gjitha partitë e tjera. Ai tha se secili kandidat voton me votë të fshehtë për kandidatin që është më i mirë dhe se nuk ka asnjë vendim nëpër degë se kush duhet të votohet. Selmanaj: LDK, shkollë për demokraci për partitë e tjera   VIDEO   “Secili person ka votën e tij, është i pjekur politikisht sepse kështu është edhe përcaktuar si delegat të jetë këtu dhe tash po zgjedhim. Ajo çfarë është e rëndësishme është se LDK vërtet është shkollë për demokraci për partitë politike në Kosovë. Kjo është demokracia. ...
Komentet te Selmanaj: LDK, shkollë për demokraci për partitë e tjera Janë të Mbyllura

​Nis procesi i votimit për kryetar të LDK-së

Lajme
Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 328 delegatë në Kuvendin e sotëm zgjedhor pritet të vendosin për të parin e partisë. Këtë pozitë po pretendojnë ta marrin Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri ose Besian Mustafa si tri kandidaturat zyrtare për kryetar./KosovaPress ...
Komentet te ​Nis procesi i votimit për kryetar të LDK-së Janë të Mbyllura

​Prokuroria jep detaje për dy personat e pajetë në Prishtinë

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas pranimit të informatës nga policia për dy persona të pa jetë në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, prokurori kujdestar menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Sipas njoftimit, ekipi mjekësor ka konstatuar dy trupa të pajetë, njëri person i gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe një armë. “Sipas dyshimeve fillestare, personi i gjinisë mashkullore fillimisht ka privuar nga jeta personin e gjinisë femrore, e më pas ka kryer vetëvrasje. Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim ...
Komentet te ​Prokuroria jep detaje për dy personat e pajetë në Prishtinë Janë të Mbyllura