Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po kalojnë një krizë në historinë e tyre të dashurisë por nuk i kanë dhënë fund asaj. Burime pranë çiftit kanë hedhur poshtë lajmet për ndarjen e tyre duke u shprehur për “People” se dyshja po kalon një periudhë të vështirë por po punojnë pët të zgjidhur mosmarrëveshjet. “Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por s’janë ndarë.”- shprehen burime për People. Lidhja e tyre u bë publike në shkurt të vitit 2017 ndërsa dy vite më pas çifti shpallën fejesën në Bahamas. Gjatë gjithë kësaj kohe është ...
Komentet te JENNIFER LOPEZ DHE ALEX RODRIGUEZ, NË KRIZË POR ENDE BASHKË Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Dua u intervistua nga “E News” pak para shfaqjes së ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”. Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të jetë një emër aktiv në muzikë, shkruan lajmi.net. Dua po dominon së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021” dhe sigurisht se ky është një tjetër sukses i madh i saj. Ajo po kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”. Së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervistë nga “E News” ku u pyet se kush do të ishin ...
Komentet te LIPA ZBULON EMRAT E KËNGËTARËVE ME TË CILËT DO DËSHIRONTE NJË BASHKËPUNIM Janë të Mbyllura
Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë kallëzim penal për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, në prokurori për mbi 90 raste, prej tyre 18 raste janë për zyrtarë të lartë që bëjnë pjesë ministra, ish-ministra, sekretarë të përhershëm dhe drejtor të kompanive publike. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli në një intervistë për KosovaPress, thotë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë se 90 raste, por që tregon se janë duke punuar ngushtë me prokurorinë sa i përket këtyre rasteve të korrupsionit. Teksa shton se ka edhe një numër të rasteve që kanë dërguar edhe në polici për hetime të mëtejme. Drejtori Havolli po ashtu ka ...
Komentet te AKK ka ushtruar kallëzim penal për korrupsion ndaj disa zyrtarëve të lartë, disa edhe ministra Janë të Mbyllura
Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është zotuar se do ta rikthejë LDK-në si forcë kryesore politike në vend. Duke premtuar reforma, Abdixhiku tha se sot është hapur një faqe e re e rrugëtimit politikë të LDK-së. Abdixhiku para delegatëve që e zgjodhën, kërkoi unitet dhe bashkim në LDK, pasi e njëjta nuk ka njerëz për të humbur. Abdixhiku: Rruga përpara kërkon mobilizimin Video: “Sot po e hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë politikë me synime dhe qëllime të qarta për ta kthyer LDK-në në vendin e saj origjinal. Përgjatë viteve të shkuara LDK arriti të kultivojë dhe mbrojë vlerat e saja tradicionale. ...
Komentet te Abdixhiku flet si kryetar: Rikthimi i LDK-së është çështje kohe Janë të Mbyllura
Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka uruar kryetarin e zgjedhur të partisë, Lumir Abdixhiku, duke i premtuar atij se do ta mbështes dhe do t’i qëndrojë mbrapa çdo orë të çdo dite për të fituar betejat e ardhshme politike që e presin Lidhjen Demokratike. Ai tha se të gjithë i kanë analizuar dhe kanë krijuar pritshmëri se si do të shkojë ky kuvend zgjedhor, por shtoi se LDK është standard dhe shkollë politike. Haziri: LDK, standard politike VIDEO “LDK është më e madhe, LDK është standard politik, është shkollë politike, është vet shteti i Kosovës për të cilin kemi për të punuar pa u ndalur”, deklaroi Haziri. Haziri ...
Komentet te Haziri uron Abdixhikun: Do të mbështes çdo orë e çdo ditë Janë të Mbyllura
Delegatët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ia kanë besuar pozitën e kryetarit Lumir Abdixhikut, ndërkohë kundërkandidati i tij për këtë pozitë, Besjan Mustafa ishte ndër të parët që ia uroi. Mustafa madje i premtoi se do të jenë besnik të vizionit të LDK-së dhe Abdixhikut. Mustafa: Do të jemi ushtarë të misionit vizionit të Lumir Abdixhikut Video “Unë dua të falënderojë secilin delegatë të këtij Kuvendi për mbarëvajtjen, për përkrahjen e kandidatëve. Lumir urime, suksese. Nga sot mua, Lutën, të gjithë këtu dhe të gjithë anëtarët e LDK-së, na ke ushtarë në misionin dhe qëllimet tuaja dhe të LDK-së”, tha ai. Përndryshe, Abdixhiku ka marrë 190 vota të ...
Komentet te Mustafa: Do të jemi ushtarë të misionit të Lumir Abdixhikut Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.444 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 565 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes. Gjatë 24 ...
Komentet te 6 të vdekur dhe 565 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri, deklaroi se njohja prej Izraelit hyn te njohjet më të rëndësishme të Kosovës. Pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael, Tahiri në një konferencë për media tha se vendimi për të hapur atë në Jerusalem është një vendim shtetëror dhe se nuk beson se qeveria e ardhshme pritet te ndryshojë qëndrim. Para gazetarëve, Tahiri prezantoi një kronologji të ngjarjeve që kulmuan sot me hapjen e Ambasadës, proces për të cilin ministri në detyrë i Jashtëm, tha se nuk ka qenë aspak i lehtë por që forcon shtetin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Tahiri: Njohja nga Izraeli një ndër ...
Komentet te Tahiri për Ambasadën në Jerusalem: Qëndrimet shtetërore nuk ndryshojnë me ndërrimin e qeverive Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, ka thënë se ka nisur një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve. Bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe Zotimit të Qeverisë së Kosovës ndaj Qeverisë izraelite dhe Administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot ka hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Shtetin e Izraelit, me seli në Jeruzalem./KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj: Ambasada e Kosovës në Izrael, kapitull i ri i raporteve në mes dy shteteve Janë të Mbyllura
Pas rezultateve në Kuvendin e LDK-së, ku Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i LDK-së, ka marrë mbështetjen edhe nga Lutfi Haziri. Ai iu zotua kryetarit të ri se do t’i qëndrojë prapa çdo ditë. Pavarësisht humbjes, Haziri tha se LDK do të jetë e bashkuar. Unitet dhe bashkim kërkoi edhe Besian Mustafa që ishte kandidat për kryetar./KosovaPress ...
Komentet te Haziri e Mustafa thonë se do të jenë të bashkuar në LDK Janë të Mbyllura