Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Spanja me debutues në ndeshjen kundër Kosovës

Sport
Futbollisti i Barcelonës Pedri është për herë të parë në listën e kombëtares spanjolle për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës. Pedri, i cili është 18-vjeç, ka luajtur për zgjedhjet e reja të Spanjës deri më tani. “Ai është një lojtar ambicioz, por luan me qetësi dhe saktësi. Ai ka cilësi ideale për të luajtur në mesfushë dhe ka karakteristikat për të luajtur mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne e kemi shikuar atë për disa kohë. Ai mund të japë shumë për përzgjedhjen. Unë mezi pres ta shoh me ne, “tha trajneri i Spanjës Luis Enrique. Pranë tij, portieri i Brighton Robert Sanchez ishte në ...
Komentet te ​Spanja me debutues në ndeshjen kundër Kosovës Janë të Mbyllura

​Edhe Ramush Haradinaj uron Dua Lipën: Vazhdon të na bëjë krenarë

ShowBiz
Këngëtarja e njohur botërore Dua Lipa vazhdon të marrë urime për suksesin e madh në natën e ndarjes së çmimeve Grammy. Urimi i radhës vjen nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. “Vazhdon të na bëjë krenarë. Edhe një “Grammy” për zërin që dëgjohet me ëndje në të gjitha kontinentet. Faleminderit Dua!”, shkruan Haradinaj në Facebook. Dua Lipa fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal të zhanrit pop, duke mposhtur kështu këngëtarë të tjerë të njohur botërorë si Justin Bieber, Taylor Swift e Lady Gaga. Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ishin ndër të parët që ...
Komentet te ​Edhe Ramush Haradinaj uron Dua Lipën: Vazhdon të na bëjë krenarë Janë të Mbyllura

​Grammy, Albin Kurti uron Dua Lipën: Frymëzim për rininë tonë

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar këngëtaren Dua Lipa për marrjen e çmimit Grammy për albumin më të mirë vokal të zhanrit pop, duke mposhtur kështu këngëtarë të tjerë të njohur botërorë si Justin Bieber, Taylor Swift e Lady Gaga. Kurti në një postim në Twitter ka thënë se Lipa është frymëzim për të rinjtë tanë. “E përgëzoj Dua Lipën për fitimin e Grammy për BestPopVocalAlbum. Me punën e saj, talentin e saj dhe shpirtin e saj ajo ka mahnitur botën dhe është levituar kombi i saj. Ajo është një frymëzim për të rinjtë tanë dhe një ambasadore për vendin tonë”, ka shkruar Kurti. Urime për suksesin e ...
Komentet te ​Grammy, Albin Kurti uron Dua Lipën: Frymëzim për rininë tonë Janë të Mbyllura

Shqipëri, mbërrijnë 9360 doza të vaksinës Pfizer

Shqipëri
Mbrëmjen e sotme mbërritën 9360 doza të vaksinës Pfizer, të cilat ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit. “Sot kemi edhe 9360 doza të cilat vijnë nga kontrata jonë me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve për të siguruar mbrojtjen e plotë”, tha ministrja Manastirliu. Ajo ka bërë të ditur se do të vijohet me grupet më të rrezikuara. “Do të vijojmë me grupet e rriskuara që janë mësuesit. Duhet thënë që deri tani vendi ynë ka pritur në saj të kontratave mbi 80 mijë ...
Komentet te Shqipëri, mbërrijnë 9360 doza të vaksinës Pfizer Janë të Mbyllura

​Hoxhaj jep detaje nga takimi me Kurtin e Osmanin

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka folur në Prime Time të Kanal 10 rreth takimit të sotëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani. Në këtë takim të ftuar nga këta dy të fundit, Hoxhaj ka thënë se ka kërkuar nga Kurti që të distancohet nga dhuna politike e Vetëvendosjes në të kaluarën, por që sipas tij, ai nuk ka pranuar një gjë të tillë. “Ne kemi shkuar në atë takim me qëndrime dhe përmbajtje të qarta. Nuk ka qenë ideja jonë që të marrim pjesë saqë vetëm të takohemi me Kurti dhe Osmani se ne e njohim ...
Komentet te ​Hoxhaj jep detaje nga takimi me Kurtin e Osmanin Janë të Mbyllura

Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit

Lajme
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit në legjislacionin e tetë të Kosovës, për shkak të angazhimeve partiake rreth përgatitjeve për zgjedhjet komunale në vjeshtë. Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se pas heqjes dorë si deputet i AAK-së, në vendin e tij do të jetë Shemsedin Dreshaj. Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së! Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend. Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë ...
Komentet te Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit Janë të Mbyllura

​Kurti: Me qeverinë e re ndryshon qasja ndaj çështjes së personave të pagjetur

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti priti sot në një takim kryetarin e Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi me të cilin bisedoi për çështjen e personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë. Kurti tha se në raport dhe dialog me Serbinë çështja e të pagjeturve nuk e ka marrë vëmendjen e duhur dhe se me qeverinë e re kjo do të ndryshojë dhe se dialogu do të jetë i përgatitur mirë e parimor. Ndërsa, Gashi njoftoi kryetarin Kurti mbi marrëveshjen e bashkëpunimit me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, për shkëmbimin e të dhënave sa i përket kësaj kategorie dhe për ecurinë e grupit punues që merret me ...
Komentet te ​Kurti: Me qeverinë e re ndryshon qasja ndaj çështjes së personave të pagjetur Janë të Mbyllura

​Kontrolle në Rahovec e Suharekë, konfiskohet mall i kontrabanduar

Lajme
Dogana e Kosovës ka kryer sot kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Rahovec dhe Suharekë ku ka konfiskuar mall të kontrabanduar. Në një njoftim të Doganës së Kosovës në Facebook thuhet se bëhet fjalë për 70 kilogramë nargjile. Dogana e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin./KosovaPress ...
Komentet te ​Kontrolle në Rahovec e Suharekë, konfiskohet mall i kontrabanduar Janë të Mbyllura

Abdixhiku nesër homazhe në Prekaz

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë nesër në orën 11:00 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Abdixhiku sot ka bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ndryshe, Abdixhiku dje në Kuvendin e LDK-së u zgjodh kryetar i ri i partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës./KosovaPress ...
Komentet te Abdixhiku nesër homazhe në Prekaz Janë të Mbyllura

​Vrasja e 44-vjeçares, Haxhiu: Ata që neglizhuan rastin duhet të largohen

Lajme
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 44-vjeçare dje në Prishtinë nga bashkëshorti i saj. Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se institucionet përgjegjëse të cilat ishin në dijeni për rastin, dështuan të kryenin punën e tyre, andaj ajo kërkon largimin e tyre nga përgjegjësitë e tilla. “Neglizhenca duhet të ndëshkohet. Nuk mund të vazhdohet tutje kësisoj sepse dhuna në familje NUK është çështje private, por është përgjegjësi shtetërore. Ata që neglizhojnë rastet e tilla, duhet të largohen nga sistemi i sigurisë dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend në sistem për ata që nuk kryejnë detyrat e tyre”, ka ...
Komentet te ​Vrasja e 44-vjeçares, Haxhiu: Ata që neglizhuan rastin duhet të largohen Janë të Mbyllura