Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ministri Sveçla nuk ‘ia dhuroi’ orën Rolex shtetit të Kosovës: Nëse do ta marrë për vete, duhen shkresa e arsyetime

Ministri Sveçla nuk ‘ia dhuroi’ orën Rolex shtetit të Kosovës: Nëse do ta marrë për vete, duhen shkresa e arsyetime
Ministri i Punëve të Brendshme të Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani, u tregua zemërgjerë kur ia bëri dhuratë një orë të markës së njohur “Rolex” ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ky i fundit u tregua edhe më ‘zemërgjerë’ pasi dhuratën vendosi që t’ia lë shtetit. Kështu të paktën tentuan ta shesin zyrtarë dhe vartës të partisë në pushtet – Vetëvendosje pasi me ligj parashihet që dhuratat nuk mund të merren nga ministri. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, e pa si ‘gjest të jashtëzakonshëm’ veprimin e Sveçlës për mos pranimin e orës që kushton prej 30 mijë euro. “Gjest i jashtëzakonshëm i ministrit Xhelal Sveçla: Kryeministri ...
Komentet te Ministri Sveçla nuk ‘ia dhuroi’ orën Rolex shtetit të Kosovës: Nëse do ta marrë për vete, duhen shkresa e arsyetime Janë të Mbyllura

Duke qenë mik me Mozzik, Noizy nuk i kursen prekjet me Loredanën në duetin e parë bashkë

ShowBiz
Para disa ditësh Noizy dhe Loredana kanë postuar në InstaStory video ku janë shfaqur krahë njëri tjetrit. Kjo gjë ngriti dyshimet se dyshja janë duke sjellë një bashkëpunim dhe kjo u dëshmua së fundmi, shkruan “Kosovarja”. Një video që po bënë gjiro në rrjet janë dy artistët duke realizuar videoklipin e duetit të parë bashkë. Dyshja shihet të kenë një raport të mirë në mes vete ku nuk mungonin as prekjet e përqafimet./Kosovarja ...
Komentet te Duke qenë mik me Mozzik, Noizy nuk i kursen prekjet me Loredanën në duetin e parë bashkë Janë të Mbyllura

Tërmeti e dridhë Shqipërinë, epiqendra në detin Adriatik

Shqipëri
Një lëkundje sizmike është ndjerë në qytetin e Durrësit, pak minuta më parë. Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 3.5 e shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Arsimi Bajrami i quan militantë deputetët e PDK’së: Zhurma s’ka qenë asnjë… Sipas EMSC, ky tërmet është regjistruar 3 km larg qendrës së Durrësit./Kosovarja ...
Komentet te Tërmeti e dridhë Shqipërinë, epiqendra në detin Adriatik Janë të Mbyllura

PDK akuzon Qeverinë Kurti se po i varfëron qytetarët, thonë se Kosova ka shënuar rekord të deficitit tregtar rreth 4 miliardë euro

Lajme
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje, ku si pasojë e së cilës Kosova ka shënuar deficitin më të lartë tregtar, rreth 4.6 miliardë euro. Stavileci përmes një konference për media ka thënë se në këtë mënyrë, Qeveria po kontribuon aktivisht në thellimin e krizës së qytetarëve të Kosovës. “Ditët po ecin e javët po shkojnë. Kriza ekonomike po thellohet. Qytetari e familja po varfërohet. Shporta e prodhimeve të konsumit po pakohet. E, Qeveria dhe Pushteti po vazhdojnë të struken dhe ta vështrojnë krizën nga jashtë, pa ndërmarrë masa konkrete ekonomike dhe fiskale që ta zbusin këtë rëndim të jetesës së ...
Komentet te PDK akuzon Qeverinë Kurti se po i varfëron qytetarët, thonë se Kosova ka shënuar rekord të deficitit tregtar rreth 4 miliardë euro Janë të Mbyllura

​Ironizon analisti serb: Serbët në veri janë popull qiellorë, mendojnë se rryma është nga Zoti

Lajme
Analisti politik, Branimir Kërstiq, i është përgjigjur me ironi pyetjes së se çka i dallon serbët e veriut nga e mgjithë bota për të qenë të vetmit që nuk paguajnë rrymën të cilën e shpenzojnë. “Meqë serbët janë popull qiellorë, rryma atyre iu vije nga Zoti”, ka thënë Kërstiq. Sipas tij, nuk janë vetëm serbët në veri që nuk paguajnë për rrymën e harxhuar, por edhe shqiptarët, të cilët siç tha ai, përbëjnë 15 për qind të popullsisë në veri. Ai shtoi se deri vonë ka pasur donacione, sidomos nga shtetet nordike për rrymën në veri, mirëpo me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, këto donacione janë ndërprerë dhe ...
Komentet te ​Ironizon analisti serb: Serbët në veri janë popull qiellorë, mendojnë se rryma është nga Zoti Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Ky është polici që u sulmua nga Policia serbe, u quajt terrorist pasi ishte pjesë e UÇK-së

Lajme
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm derisa po udhëtonte për në Gjermani. Polici nga Podujeva, që gjatë udhëtimit ishte jashtë detyrës zyrtare, po udhëtonte drejt Gjermanisë, rast ky për të cilin raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Veçse, udhëtimi iu ndal në gjysmë pasi i njëjti u sulmua nga pjesëtarë të Policisë kufitare të Serbisë. Burime të Gazetës Sinjali, bëjnë me dije se pjesëtari i Policisë së Kosovës, i cili është sulmuar sot nga Policia serbe në zonën kufitare mes Kosovës e Serbisë është Abdullah Zeqiri. Abdullah Zeqiri, më herët ka qenë pjesë e njësisë speciale operative, derisa tash është pjesë e njësisë e reagimit të shpejtë ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është polici që u sulmua nga Policia serbe, u quajt terrorist pasi ishte pjesë e UÇK-së Janë të Mbyllura

Hajnat i hyjnë në market, pronari nga Rogova poston pamjet e vjedhjes në Facebook

Lajme
Lulzim Hoti, qytetar nga Rogova , ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihen dy persona të maskuar duke i vjedhur gjëra ushqimore dhe cigare në marketin e tij. Hoti kishte shkruar se këtë vjedhje e kishte postuar me lutjen që si fshat të mobilizohen dhe t’i zbulojnë hajnat në atë pjesë. Sipas tij, vjedhja në market ishte bërë në ora 02:20, pas mesnatës. “02.06.2022 rreth orës 2:20 pas mesnatës në lokalin tonë ndodhi kjo hajni. Lus te mobilizohemi si katund dhe mos t’iu lëmë hapësirë dhe liri te plotë hajnave të na dëmtojnë pronat tona. Ata te cilët mund ta identifikojnë apo të paktën të kenë dyshime ...
Komentet te Hajnat i hyjnë në market, pronari nga Rogova poston pamjet e vjedhjes në Facebook Janë të Mbyllura

Kosova pret Greqinë në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan të vazhdojnë me fitore

Sport
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve. Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore. Dardanët morën tri pikë te Qipro pasi triumfuan me rezultat të pastër 0-2,  derisa grekët triumfuan në udhëtim te Irlanda me rezultat 1-0. Dy ekipet përfaqësuese e njohin mjaftë mirë njëra tjetrën, pasi ndeshja e sontme në Prishtinë do të jetë e pesta që e zhvillojnë me njëra tjetrën. Greqia ka bilanc më të mirë në katër ndeshjet e zhvilluara me një fitore, derisa tri të tjera kanë përfunduar baras. Kosova ...
Komentet te Kosova pret Greqinë në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan të vazhdojnë me fitore Janë të Mbyllura

Tentoi të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër, arrestohet i dyshuari në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. I njëjti kishte tentuar të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër. “Është shoqëruar në stacion i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë të një personit tjetër. Me vendim të prokurorit, pasaporta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Periskopi ...
Komentet te Tentoi të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër, arrestohet i dyshuari në Aeroportin e Prishtinës Janë të Mbyllura

Gazsjellësi amerikan dhe njohja nga Greqia ishin të ndërlidhura

Lajme
Me refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan, Kosova humbi edhe disa përfitime të rëndësishme, të cilat do të forconin subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Ky gabim, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, Kosovës i kushtoi me humbjen e njohjes nga Greqia, sigurinë energjetike dhe favoreve tjera gjeostrategjike   Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare e kanë vlerësuar si gabim të rëndë veprimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar projektin e gazsjellësit amerikane. Ata kanë treguar se duke refuzuar këtë projekt, Kosova ka humbur njohjen nga Greqia dhe favore tjera ndërkombëtare. Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë për gazetën Nacionale me përfshirjen në këtë projekt, Greqia, sikurse Izraeli do ta ndryshonte ...
Komentet te Gazsjellësi amerikan dhe njohja nga Greqia ishin të ndërlidhura Janë të Mbyllura