Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Edhe veterani i luftës së UÇK-së ka familje”, shoqatat e dala nga lufta protestojnë sot para Kuvendit

Lajme
Veteranët e luftës së UÇK-së do të protestojnë sot në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës. Protesta e tyre vjen në shenjë pakënaqësie për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre. “Do të dalim që të protestojmë të hënën. Do të fillojmë të mblidhemi prej orës 10:00, për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëjë Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, ka thënë Klinaku. Sipas tij, as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës ...
Komentet te “Edhe veterani i luftës së UÇK-së ka familje”, shoqatat e dala nga lufta protestojnë sot para Kuvendit Janë të Mbyllura

Erëra në formë stuhish e shkarkime rrufesh, ky është moti për këtë javë

Lifestyle
Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri. Kjo situatë vije si pasojë e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale ...
Komentet te Erëra në formë stuhish e shkarkime rrufesh, ky është moti për këtë javë Janë të Mbyllura

Thaçi u dërgon mesazh nga Haga aktivistëve dhe zyrtarëve të PDK-së

Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherit ish-kryetar i Partisë Demokratike, sot nga Haga u ka dërguar një mesazh aktivistëve dhe zyrtarëve të subjektit që e drejtonte. Këtë e bëri të ditur, kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, gjatë një paraqitje të tij para të pranishmëve në ndejën e sotme të organizuar në këtë komunë, me anëtarë të Partisë Demokratike. ”Teksa ishim duke ardhë me Endritin këtu bashkë, pata rast të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell një mesazh”. ”Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, bile nuk e ndi hiç”, citon Nura ish-presidentin Thaçi, t’i ketë ...
Komentet te Thaçi u dërgon mesazh nga Haga aktivistëve dhe zyrtarëve të PDK-së Janë të Mbyllura

Kosova pëson humbje minimale nga Greqia në “Fadil Vokrri”

Sport
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka humbur me rezultat minimal (0-1) nga Greqia, ndeshjen e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Pas një imponimi të lojës nga vizitorët në minutat e para, Arbër Zeneli pati një mundësi të mrekullueshme për t’i kaluar vendasit në epërsi, mirëpo portieri mysafir e ndali goditjen e tij nga afërsia që ishte nga një kënd i vështirë. Loja e mirë e Dardanëve vazhdoi edhe në vijim, para se të kishte një qetësi dhe një lojë më të vëmendshme, ndërkohë që Helenët përpiqeshin të ndërtonin aksione para portës së Aro Muric.   Të zgjedhurit e Alain Giresse respektonin udhëzimet e trajnerit ...
Komentet te Kosova pëson humbje minimale nga Greqia në “Fadil Vokrri” Janë të Mbyllura

Prishtinë: Burri sulmohet nga ish-bashkëshortja pasi shkoi t’ia dërgojë djalin, e denoncon në Polici

Lajme
Rastet e dhunës në familje shumë shpesh ndodhin edhe në mes të ish-bashkëshortëve, që jo rrallëherë përfundojnë në Polici. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe sot, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se një burrë ka raportuar në Polici ish bashkëshorten e tij, me pretendimet se e njëjta e ka sulmuar. Në dëshminë e dhënë në Polici, viktima ka deklaruar se rasti ka ndodhur në shtëpinë e ish-gruas së tij, ku kishte shkuar ta dërgojë të birin. Për motive ende të panjohura, gruaja e ka sulmuar ish bashkëshortin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Përballë kësaj situate, ish-burri i saj ...
Komentet te Prishtinë: Burri sulmohet nga ish-bashkëshortja pasi shkoi t’ia dërgojë djalin, e denoncon në Polici Janë të Mbyllura

Tragjike: 19-vjeçari nga Lipjani gjendet i vdekur në një garazh

Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, ku një 19-vjeçar u gjet pa shenja jete në një garazh. Sinjali mëson se sipas informatave të para, i riu ka kryer vetëvrasje në një lokal, duke u varur në litar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Periskopi ...
Komentet te Tragjike: 19-vjeçari nga Lipjani gjendet i vdekur në një garazh Janë të Mbyllura

Pjesa e parë, Kosova 0-1 Greqia

Sport
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 ne Ligën C të Ligës së Kombeve. Greqia është kundërshtari i Dardanëve, të cilët hynë në këtë sfidës pas fitores komode në udhëtim te Qipro me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës. Edhe Helenët e fituan takimin e parë duke e mposhtur si mysafir Irlandën e Veriut me rezultat 1-0. Kosova dhe Greqia janë takuar dy herë në të kaluarën në Ligën e Kombeve, njëra sfidë ka përfunduar baras, kurse tjetrën e kanë fituar skuadra mysafire. Këto skuadra kanë luajtur edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe në të dyja përballjet kanë luajtur ...
Komentet te Pjesa e parë, Kosova 0-1 Greqia Janë të Mbyllura

Një burrë si Sabri Fejzullahu, kurrë nuk ia kthen fjalën bashkëshortes

ShowBiz
Sabri Fejzullah është një prej këngëarëve më poztiv, i cili asnjëherë nuk thotë qoftë edhe një fjalë të keqe. Për secilin person ai ka vetëm fjalë të mira, pa dyshim edhe për gruan e tij, Nerën, shkruan”Kosovarja”. I furar në një intervistë, ai ka treguar për raportet e tij me bashkëshortën. Të gjithë në studio po e dëgjonin me vëmendje fjalët e tij të cilat janë shumë të vlefshme dhe të nevojshme për jetën bashkëshortore. Ai tha se asnjeherë nuk ia kthen fjalën bashkëshortes, dhe se mu mundohet gjithmonë t’ia ruaj asaj shpirtin që ajo ka. Kurrë në jetë s’ia kthejë fjalën. Mundohem me mish e me shpirtë, me ja ...
Komentet te Një burrë si Sabri Fejzullahu, kurrë nuk ia kthen fjalën bashkëshortes Janë të Mbyllura

Momenti kur në Badovc fundoset vetura, brenda saj po flinte një 5-vjeçar

Lajme
Sot rreth orës 15:00 është fundosur një veturë në Liqenin e Badovcit, ndërsa brenda gjendej një fëmijë i moshës 5-vjeçare. Falë intervenimit të shpejtë nga Shoqata e Peshkatarëve “Krapi”, është ndaluar më e keqja. Mrekullisht është arritur të shpëtohet fëmija i cili po flinte brenda veturës. Lidhur me rastin, e kanë folur nga Shoqata e Peshkatarëve ‘Krapi’, kryetari i Ali Vitia dhe shefi i rojeve të “Krapit” Milaim Vitia, të cilët intervenuam për të shpëtimin e fëmijës. “Ne kemi qenë aty, fëmija ka qenë brenda në veturë duke fjet. Kemi arrit menjëherë me shpëtu. Familjen e kishte afër, por vetura u fundos shpejt. Ne ishim aty”, pohuan të njëjtit për ...
Komentet te Momenti kur në Badovc fundoset vetura, brenda saj po flinte një 5-vjeçar Janë të Mbyllura

Ndryshime në formacionin bazë të Kosovës – Giresse i jep një rol të ri Arbër Zenelit

Sport
Vetëm disa orë na ndajnë nga ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë, që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Pas fitores ndaj Qipros, Kombëtarja e Kosovës nën urdhrat e Alain Giresse do të kërkojë pikët e plota edhe ndaj grekëve. Sidoqoftë, të rikthehemi te formacioni – në sfidën e fundit kemi parë që tekniku francez luajti me këtë 11-she bazë: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Fazliji, Berisha, Idrizi; Rashica, Muriqi, Zhegrova. Pas fitores, kishte kritika të shumta sidomos në mesfushë, ku tre lojtarët e lartpërmendur nuk arrinin të bashkëpunonin në mënyrën më të mirë. Kështu, Giresse tashmë ka bërë disa ndryshime në mesfushë, kështu mëson Gazeta Nacionale me burime të sigurta. ...
Komentet te Ndryshime në formacionin bazë të Kosovës – Giresse i jep një rol të ri Arbër Zenelit Janë të Mbyllura