Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë kur ka vetëtima

Lifestyle
Kur bëhet fjalë për sigurinë gjatë vetëtimave, me siguri se shumicës prej jush gjëja e parë që ju shkon ndërmend është t’i hiqni nga rryma të gjitha pajisjet shtëpiake. Mirëpo, a e redukton kjo rrezikun që shtëpia juaj të goditet nga vetëtima, apo thjeshtë është një përrallë e vjetër kjo? Megjithëse shanset që të goditeni nga rrufeja janë më pak se një në një milion, goditjet e rrufesë ende përbëjnë një rrezik serioz dhe potencialisht fatal. Përderisa nuk është nevoja të shkoni në ekstreme të tilla dhe të fikni çdo gjë, ne kemi mbledhur më poshtë gjërat që nuk duhet t’i bëni kur ka stuhi vetëtimash. Mos i lani enët ...
Komentet te Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë kur ka vetëtima Janë të Mbyllura

Kurti: S’kam ndërmend të marrë kompensim për kontributin në luftën çlirimtare

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një ngjarje sot të organizuar në EULEX, ka folur për media rreth çështjes së kontributit të tij në luftën e fundit çlirimtare në Kosovë. Kurti ka thënë se as kompensimin si ish-i burgosur politik, e as kompensimin për kontributin e tij në luftën çlirimtare, nuk e ka pasur e as nuk ka ndërmend t’a marrë. “Unë kam punuar në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm të UÇK-së, z. Adem Demaçit dhe të gjithë ne që kemi punuar aty, koletktivisht u patëm regjistruar. Dhe me këtë rast dua të theksoj që as atë kompensimin si ish-i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare, ...
Komentet te Kurti: S’kam ndërmend të marrë kompensim për kontributin në luftën çlirimtare Janë të Mbyllura

Duda Balje reagon pas ‘Paradës së Krenarisë’ : Familja është gjithçka

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, me një shkrim në rrjetin social Facebook ka reaguar pas “Paradës së Krenarisë” të mbajtur sot nga komuniteti LGBTI, ajo insistoi se familja është baza kryesore e shoqërisë, shkruan Gazeta Metro. Balje shkroi se familja është bazë edukative, si dhe është qeliza kryesore e një shoqërie. “Familja është qeliza bazë shoqërore dhe si një nga grupet shoqërore më komplekse, më të vjetra dhe më të qëndrueshme. Familja është një grup biologjik dhe edukativ. Është përmbajtja e tij themelore sociale që nga fillimi e deri në kohët modern”, shkroi ajo. Ndër të tjera Balje tregoi se cili është funksioni ...
Komentet te Duda Balje reagon pas ‘Paradës së Krenarisë’ : Familja është gjithçka Janë të Mbyllura

Kjo bimë ekziston në mijëra shtëpi dhe shkakton helmime toksike

Lifestyle
Bimën që do ta shihni në foton e mëposhtme, e keni vënë re patjetër në një vazo në shtëpinë e një të njohuri, apo edhe në shtëpinë tuaj…   Emri i saj shkencor është “Dieffenbachia” dhe sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Helmimeve, ajo që pak njerëz dinë është se kjo bimë mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit dhe veçanërisht për fëmijët e vegjël! Difenbachia është një lloj bime shtëpie me gjethe të mëdha, dyngjyrësh. Është shumë toksik dhe helmimi tek njerëzit mund të ndodhë nëse dikush përtyp gjethet, kërcellin ose rrënjën e bimës. Kjo është arsyeja pse fëmijët e vegjël janë në rrezik më të madh, pasi priren të fusin në gojë “çfarëdo ...
Komentet te Kjo bimë ekziston në mijëra shtëpi dhe shkakton helmime toksike Janë të Mbyllura

Pse ëndrrat e këqija na rrinë në mendje më gjatë

Lifestyle
Ne harrojmë shumicën e ëndrrave tona. Zakonisht ne kujtojmë vetëm ato që kemi parë pak para se të zgjohemi.   Në të vërtetë, ankthet mbahen mend mirë pjesërisht, sepse zgjojnë të fjeturin. Në atë rast, përmbajtja e makthit është ende shumë e gjallë në kujtesën tonë jetëshkurtër. Makthet mbahen mend më mirë se shumë ëndrra të mira ose të zakonshme, sepse kujtesa jonë ka evoluar për të na kujtuar ngjarje veçanërisht të pakëndshme dhe kërcënuese. Ne kemi qenë në gjendje të ruhemi nga situata të tilla. Kështu ka ndodhur me zhvillimin e tipareve të trashëguara në llojin njerëzor. Në makthet dhe ëndrrat, në përgjithësi, përvojat e pakëndshme mund të përsëriten ...
Komentet te Pse ëndrrat e këqija na rrinë në mendje më gjatë Janë të Mbyllura

Duket si ajvar, por në fakt nuk është: Kafjall i shpejtë, i shijshëm dhe i shëndetshëm

Kuzhina
Fantastike për t’u shijuar dhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur Përbërësit: – 3 speca të kuq, – 1 patëllxhan, – 5 thelpinj hudhre, – kripë, piper – vaj ulliri, – sipas dëshirës: një lugë çaji verë ose uthull molle. shutterstock Përgatitja: Lani perimet dhe i prisni imët – në copa 2 – 3 cm. Vendosni tavë letër pjekjeje. Perimet i radhisni në një rresht në të gjithë tavën, shtoni hudhrën e pastruar. E piqni në furrë të parangrohur në 200 gradë celsius për 45 minuta. Hidhini perimet e pjekura dhe pak të ftohta në blender, shtoni kripë dhe piper. Shtoni pak vaj ulliri, më pas përzieni në blender. Nëse ...
Komentet te Duket si ajvar, por në fakt nuk është: Kafjall i shpejtë, i shijshëm dhe i shëndetshëm Janë të Mbyllura

Yll Limani dhe Noizy publikojnë klipin e këngës “Alkool”

ShowBiz
“Alkool” është titulli i këngës më të re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Yll Limanit dhe Noizyt. Ky projekt muzikor është shoqëruar edhe me videoklip dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dyshes, të cilët kanë të njohur për shumë hite. Dy protagonistët së bashku me Tonic x Denk e kanë bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa të njëjtit janë përfshirë edhe në shkrimin e tekstit.   Për ‘beat-in’ është kujdesur Bryan S, ndërsa projekti është prodhuar nga Panda Music. Për anën vizuale është angazhuar produksioni muzikor Entermedia që e ka xhiruar videoklipin. /Telegrafi/   ...
Komentet te Yll Limani dhe Noizy publikojnë klipin e këngës “Alkool” Janë të Mbyllura

Si i priu gruaja me shami Ylberit: Momente interesante nga Parada e Krenarisë

Lajme
Edhe në shtet, edhe në familje! Me këtë sllogan nisi Parada e Krenarisë sot në Prishtinë. Pjesëtarët e komunitetit LGBTI shumë krenarë dolën të kërkojnë të drejtat e tyre. Bashkë me ta edhe përfaqësues të shoqërisë civile, deputetë, ministra, ambasadorë e qytetarë të tjerë. Dukshëm u vërejt mos prezenca e kryeministrit Albin Kurti e presidentes Vjosa Osmani , të cilët mbuluan aktivitete të tjera, por nuk dolën të marshojnë. Madje kur jemi tek presidentja, kemi heshtje të saj edhe në çështjen e Kodit Civil dhe martesave të gjinisë së njëjtë, shkruan Periskopi. Të kthehemi direkt tek marshi i sotëm. Plot ngjyra, me melodi muzikore e kostume interesante nga pjesëmarrësit. Mbi të gjitha ...
Komentet te Si i priu gruaja me shami Ylberit: Momente interesante nga Parada e Krenarisë Janë të Mbyllura

“Unë muj në pauzë me ta q… nanën”/ Eskalojnë gazetarët Pozhari dhe Krasniqi shahen keq mes vete

Lajme
Gazetarët kosovarë, Xhevdet Pozhari dhe Vullnet Krasniqi janë përplasur keq në rrjete sociale, pasi Pozhari në një postim fillestarë ka ofenduar rëndë pjesëtarët e komunitetit LGBTIQ, duke shfrytëzuar një deklaratë të Sami Lushtakut të dhënë sot në Express. Duke parë reagimet e shumta në postimin e parë, Pozhari ka tentuar të neutralizojë situatën, duke publikuar në një status të ri, disa deklarime seksiste të disa zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Pavarësisht kësaj përpjekje të Pozharit, gazetari Vullnet Krasniqi i cili i kishte reaguar edhe në statusin e parë, i ka reaguar përsëri, duke i thënë Pozharit se “është homofob, transofob dhe gjithçka tjetër” “E ti homofob, transofob e gjithcka ...
Komentet te “Unë muj në pauzë me ta q… nanën”/ Eskalojnë gazetarët Pozhari dhe Krasniqi shahen keq mes vete Janë të Mbyllura

Ramush Haradinaj ‘live’ me këngën ‘Kah po shkon moj zanë’: Nuk e harron këndimin as në Shqipëri (Video)

Lajme Video
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është rikthyer këndimit në një ndejë të organizuar në Shqipëri. Haradinaj që ka kënduar disa herë “live” aty ku i është dhënë rasti ka provuar sërish të këndojë të preferuarën e tij “Kah po shkon moj zanë” në Pukë. Ai është duartrokitur nga të pranishmit të cilëve si duket u ka pëlqyer performanca e gjallë e kreu të AAK-së. /Gazetametro/ ...
Komentet te Ramush Haradinaj ‘live’ me këngën ‘Kah po shkon moj zanë’: Nuk e harron këndimin as në Shqipëri (Video) Janë të Mbyllura