Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Horoskopi ditor e Premte

Lifestyle
  Dashi Dite shume e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund te mendoni edhe për ndonjë surprize te këndshme. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do arrijnë ta gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Për financat nuk ka për te qene një dite e favorshme. Do shpenzoni shume te mëdha dhe ne fund te ditës mund te mbeteni pa para. Demi Do jeni shume kërkues ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e bëni partnerin te mos ndihet mire. Rikthehuni sa me pare ne realitet sepse kështu si e keni nisur nuk do ...
Komentet te Horoskopi ditor e Premte Janë të Mbyllura

Stuhi e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për sot

Lifestyle
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër pritet të ketë stuhi, shi e shkarkime rrufesh në vendin tonë, raporton Sinjali. Sipas IHMK-së, fushat e fuqishme ciklonike të cilat kanë përfshirë vendin, vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme, duke krijuar kushte për mot me intervale të shkurta me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu me stuhi dhe shkarkime rrufesh. “Reshjet me intensitet më të lartë priten në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit. Në vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë ...
Komentet te Stuhi e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për sot Janë të Mbyllura

Fytyrë tjetër e Kosovës, fiton me paraqitje fantastike

Sport
Tri ditë pas humbjes dëshpëruese nga Greqia, Kosova zhvilloi një paraqitje krejt tjetër ndaj Irlandës së Veriut, për të mbetur në garë për vendin e parë në grup. Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve. “Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen, shkruan Gazeta Express. Ishte minuta e nëntë, kur Kosova kaloi në epërsi, pasi Muriqi shënoi nga penalltia. 10 minuta më vonë, Zymer Bytyqi shënoi golin e dytë, pas asistimit nga Milot Rashica. Në fund të pjesës së parë erdhi një “dush i ftohtë” për Kosovën, pasi Irlanda e ...
Komentet te Fytyrë tjetër e Kosovës, fiton me paraqitje fantastike Janë të Mbyllura

Putinit iu duket vetja car: Jam njësoj si Pjetri i Madh

Lajme Rajoni dhe Bota
Vladimir Putin e ka krahasuar veten me Pjetrin e Madh, monarkun rus të shekullit të 18-të, duke lënë të kuptohet se e konsideron veten një “car”. Në deklaratën e tij, presidenti rus, dukej se pranonte se lufta në Ukrainë ishte pjesë e një pushtimi perandorak. Në një takim me sipërmarrës të rinj dhe shkencëtarë, Putin u shpreh se po i kthente Rusisë territorin që i përket. “Pjetri i Madh udhëhoqi Luftën e Veriut për 21 vite. Dukej sikur ai po luftonte me Suedinë dhe po pushtonte territore. Ai nuk po pushtonte asgjë! Ai po i merrte përsëri ato!”, tha Putin. Me këtë deklaratë, Putin tentoi të bënte një lidhje të ...
Komentet te Putinit iu duket vetja car: Jam njësoj si Pjetri i Madh Janë të Mbyllura

Veterani i UÇK-së kërkon ndihmë nga Kurti: Me 170 euro pension e pa shtëpi, s’po mundem as të martohem

Lajme
Vehbi Tahiri nga Podujeva, që është veteran i UÇK-së,  jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. Ai po kërkon ndihmë nga kryeministri Kurti. Vehbiu ka qenë ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Pashtrikut. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, Vehbiu thotë se po të dinte se do të ishte kështu e ardhmja, nuk do të kishte luftuar fare. “Çfarë të bëjmë me 170 euro. Të paguajmë rrymën apo të ushqehemi”, deklaroi veterani për Kojshia Show. Prej dy vitesh Vehbiut i ka vdekur edhe gruaja nga një sëmundje e rëndë. Ai thotë se nuk po mund të martohet për shkak të kushteve të rënda ekonomike. “Po të ...
Komentet te Veterani i UÇK-së kërkon ndihmë nga Kurti: Me 170 euro pension e pa shtëpi, s’po mundem as të martohem Janë të Mbyllura

Thaçi e të tjerët pranojnë Konjufcën për vizitë në Hagë

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të jetë zyrtari i parë i nivelit më të lartë, që do të takojë, Thaçin, Veselin, Krasniqi e Selimin, që janë të paraburgosur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Konjufca do të takojë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, derisa ata vazhdojnë të mbesin si të paraburgosur, e mbi të cilët rëndojnë akuzat për krime lufte. Të njëjtit e kanë pranuar kërkesën e Konjufcës për vizitë dhe një gjë të tillë e konfirmuan burime të  RTK-së. Aktualisht, kryetari i Kuvendit, Konjufca, ndodhet në vizitë zyrtare në Austri, ku u prit edhe nga homologu austriak si dhe pati ...
Komentet te Thaçi e të tjerët pranojnë Konjufcën për vizitë në Hagë Janë të Mbyllura

Kosova 2-0 Irlanda e Veriut, objektivi është i qartë

Sport
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvillon ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut. Dardanët kanë arkëtuar tri pikë në dy sfidat e para, nga një fitore (në udhëtime te Qipro) dhe një humbje (në shtëpi nga Greqia). Irlanda e Veriut ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para duke pësuar nga Greqia dhe duke barazuar pa gola kundër Qipros. Synimi i të zgjedhurve të Alain Giresse është që të rikthehen te fitorja në rrugëtimin e mëtutjeshëm në Ligën e Kombeve./Telegrafi ...
Komentet te Kosova 2-0 Irlanda e Veriut, objektivi është i qartë Janë të Mbyllura

Njoftim nga Policia e Kosovës, nesër bllokohen këto rrugë në Prishtinë

Lajme
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Shcolz, së bashku me një delagacion shoqërues, nesër do të vizitojë Kosovën, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, do të kujdeset maksimalisht për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, gjatë kohës sa lëvizë eskorta. Në mënyrë që të mundësohet qarkullim i lirë për eskortën, Policia e Kosovës ka vendosur të ndërprejë disa segmente rrugore. “Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative, në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e ...
Komentet te Njoftim nga Policia e Kosovës, nesër bllokohen këto rrugë në Prishtinë Janë të Mbyllura

Krasniqi: Qeveria Kurti po krenohet me të hyrat nga çmimi i naftës, urgjentisht të hiqet akciza

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar që Qeveria Kurti të heqë akcizën për naftë dhe të lejojë funksionimin e tregut të lirë, sepse çmimet aktuale të derivateve janë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve të Kosovës. Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se kanë kaluar fiks tre muaj nga data 10 mars, që kur PDK i ka bërë thirrje Qeverisë që ta heqë akcizën për naftën dhe të shqyrtojë mundësinë për ulje të TVSH-së për produkutet esenciale. “Ka disa muaj, po veçanërisht ditët e fundit që me shqetësim të madh jemi duke e përcjellë ngritjen e normës të çmimeve të naftës dhe i kemi përcjellë gjatë ...
Komentet te Krasniqi: Qeveria Kurti po krenohet me të hyrat nga çmimi i naftës, urgjentisht të hiqet akciza Janë të Mbyllura

Shqiptari shpik motorin me energji diellore

Auto Tech Kuriozitete
haban Saliu dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau detaje për shpikjen më të fundit, një motor me energji diellore. Inovatori shqiptar nga Tetova theksoi se është një motor me tre rrota që përmban një motor të vjetër por që e ka sjellë në një formë më të avancuar. Saliu tregoi se motori përmban disa bateri, të cilat mund të mbushen për disa orë dhe mund të kalohen deri në 100 kilometra. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut shpreson që avancimi i këtij projekti të jetë i suksesshëm duke pasur parasysh se mbushja e baterive do të bëhet me energjinë diellore. “Janë bateri litium, ka 1430 copë bateri, ...
Komentet te Shqiptari shpik motorin me energji diellore Janë të Mbyllura