Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zjarr në fabrikën e ngjyrave në Ferizaj

Lajme
Është lokalizuar zjarri i cili kishte përfshirë një objekt afarist të ngjyrave në rrugën magjistrale  Ferizaj – Prishtinë në fshatin Babush. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se për rastin janë njoftuar rreth orës 19:56 përderisa ka theksuar se nuk ka të lënduar. “Policia  dhe Zjarrfikësit  kanë dal në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë arritur te lokalizojnë zjarrin. Të lënduar nuk ka. Rasti po hetohet nga Policia Rajonale e Ferizaj”, tha ai. “Një fabrikë e ngjyrave ka marrë flakë në magjistralen Ferizaj-Babush. Nuk raportohet për të lënduar, këto janë informacionet momentale, derisa njësitet kanë dalë në vendngjarje”, kishte deklaruar më parë Veseli. ...
Komentet te Zjarr në fabrikën e ngjyrave në Ferizaj Janë të Mbyllura

Pse nusja bartet në krahë përtej pragut?

Lajme
Ky është një nga zakonet më të vjetra të dasmës, të cilin ne e kryejmë thuajse në mënyrë rutine, por a e kemi pyetur ndonjëherë veten pse nusja bartet në krah përtej pragut? Kuptohet se nusja e ndërron vendbanimin kur martohet, duke lënë shtëpinë e prindërve dhe duke u futur në shtëpinë e dhëndrit. Pas këtij zakoni qëndron një besim, kur vlerat dhe zakonet familjare respektoheshin shumë. Në të kaluarën i kushtohej vëmendje e madhe se kush nga cila familje vinte, kështu që martesat bëheshin sipas reputacionit. Nëse një vajzë shkonte në një shtëpi që konsiderohej e pasur dhe e respektueshme, vlera e familjes së saj rritej në shoqëri. Duke ...
Komentet te Pse nusja bartet në krahë përtej pragut? Janë të Mbyllura

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga urojnë Ditën e Çlirimit

Lajme
Ish zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Bashmir Xhemaj, i ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së. Xhemaj tha se ata e kanë uruar popullin e Kosovës në 23 vjetorin e çlirimit. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ai tha se shokët e tij dukeshin në humor shumë të mirë. “Çlirimtarët na urojnë për Ditën e Çlirimit. Të fala Kosovës – njëzëri duke na rrahur krahët”-tha Xhemaj. “Presidenti Hashim Thaçi, me humorin që ia njohim prej konferencave për media e fushatave në terren, na shfaqet i njëjti. “Edhe …”- është shprehja që e rikthen gjallërinë e dhomës teksa përplasë duart. Nuk i shpëton asgjë shikimit të tij të mprehtë ...
Komentet te Ish-krerët e UÇK-së nga Haga urojnë Ditën e Çlirimit Janë të Mbyllura

Tre persona u lënduan në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, kjo është gjendja e tyre

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku të përfshira ishin tri vetura dhe tre persona kanë marrë lëndime trupore. Mjeku i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare, Avdush Bajgora ka konfirmuar për Sinjalin, se gjendja e të lënduarave është stabile, dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha bëri të ditur për Sinjalin, se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00./ Sinjali ...
Komentet te Tre persona u lënduan në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, kjo është gjendja e tyre Janë të Mbyllura

Ambasadori amerikan takon Sherife Lutën, simbolin e eksodit të Kosovës

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i lumtur pasi sot takoi Sherife Lutën dhe familjen e saj në Ditën e Çlirimit të Kosovës. Ai tha se 23 vjet më parë, Sherife Luta u bë fytyra e një lufte brutale, pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova. “Ishte kënaqësi të takova Sherife Lutën dhe familjen e saj në festën e Ditës së Paqes më herët sot. 23 vjet më parë, Sherifja u bë fytyra e një lufte brutale pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova. Sot ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi Hovenier. Sherife Luta u ...
Komentet te Ambasadori amerikan takon Sherife Lutën, simbolin e eksodit të Kosovës Janë të Mbyllura

U zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin e tmerrshëm

Rajoni dhe Bota
Një grua ka rrëfyer se si ka zbuluar se i fejuari i saj kishte shkuar me një tjetër kur ajo ishte në koma. 25-vjeçarja pasi është zgjuar nga koma kishte kuptuar se partneri i saj e kishte bllokuar edhe në rrjetet sociale. Brie Duval, e cila është me origjinë nga Australia, jetonte në Kanada kur u rrëzua nga çatia e një lokali në trotuar. Ishte gushti i vitit 2020. “Daily Mail” shkruan se ajo mbeti me disa kocka të thyera, një dëmtim në tru dhe u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Albertës dhe u vendos në mbështetje jete në ICU. Mjekët i dhanë asaj vetëm 10 për qind ...
Komentet te U zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin e tmerrshëm Janë të Mbyllura

Tomë Gashi për Ditën e Çlirimit duket se nënçmon UÇK-në: USA, Nato – ju na sollët lirinë

Lajme
Analisti dhe avokati i mirënjohur kosovar me emrin Tomë Gashi ka bërë një status për nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës. Por, edhe këtë herë duket se nuk ka munguar tendenca nga ana e tij. Duke shkruar me shkronja të mëdha (caps lock), ai ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikën dhe NATO-n në gjuhën angleze. “Ju na sollët lirinë,” – shkruan z. Gashi, në një postim që si duket ka tendencë të nënçmojë UÇK-në. Aty nuk përmendet fare roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gashi ka qenë avokat i përfaqësuesve të veteranëve të luftës, z. Nasim Haradinaj dhe z. Hysni Gucati që tashmë po vuajnë dënimin ...
Komentet te Tomë Gashi për Ditën e Çlirimit duket se nënçmon UÇK-në: USA, Nato – ju na sollët lirinë Janë të Mbyllura

Zbulohet lidhja e dashurisë së Kidës me djalin që jeton në Dubai

ShowBiz
Këngëtarja e njohur, Kida është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Ajo është përfolur për një lidhje dashurie me futbollistin, Valon Berisha. Mirëpo ky i fundit i ftuar në “Prive” i hodhi poshtë të gjitha. Ai tha se e do shumë këngëtaren si vajzë dhe si artistë, por janë vetëm miq. Ndërkohë, së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje dashurie. Partneri, i cili është bashkëmoshatar me të, nuk është figurë publike dhe jeton në Dubai. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Kjo ka bërë që kurioziteti i fansave të jetë shumë i madh. Sa i ...
Komentet te Zbulohet lidhja e dashurisë së Kidës me djalin që jeton në Dubai Janë të Mbyllura

Zbulohet i dashuri i ri i Loredanës

ShowBiz
Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi është mjaft aktive sa i përket rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Mirëpo, së fundmi ndjekësit e këngëtares kanë shkruar nëpër rrjete sociale se ajo tashmë është në një lidhje dashurie me reperin gjerman, Raheem Heid, i njohur ndryshe si “Reezy” apo “Raheem Supreem”. Në disa fotografi të publikuara nëpër rrjete sociale shihet një “selfie” e Loredanës, teksa në krah ka një tatuazh, ku shkruhet ‘raheem’ e bashkangjitur me një zemër, e që ndjekësit e kanë lidhur këtë me emrin e reperit gjerman. Ndërsa në disa fotografi tjera shihen dyshja, teksa luajnë së bashku, bëjnë ...
Komentet te Zbulohet i dashuri i ri i Loredanës Janë të Mbyllura

Ishin ftuar nga Presidenca në manifestimin e Bllacës, por opozita nuk iu shkoi Osmanit e Kurtit

Lajme
3 krerët e partive opozitare në vend, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj nuk kanë marrë pjesë në manifestimin qendror në Bllacë, të cilin e organizoi zyra e Presidencës. Klan Kosova ka siguruar emailat, ku shihet se liderët e partive opozitare kishin qenë të ftuar nga zyra e Presidencës. Por, arsyeja se pse të njejtit nuk kanë shkuar ende nuk dihet./Nacionale ...
Komentet te Ishin ftuar nga Presidenca në manifestimin e Bllacës, por opozita nuk iu shkoi Osmanit e Kurtit Janë të Mbyllura