Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit ‘kapadai’: Nuk e hap derën e veturës, pret nga sigurimi

Lajme Video
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, nuk e hap derën e veturës zyrtare. Në një video shihet teksa sigurimi i shtetit ia hapin derën atij, gjatë një aktiviteti në Han të Elezit. Vela shihet teksa e shoqëronte Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës. Në të kaluarën, para se të vinin në pushtet – njerëzit për rreth Kurtit dhe Osmanit kishin premtuar se do të kursenin maksimalisht paranë e shtetit. Por nuk ka ndryshime për sa i përket privilegjeve që zyrtarët shtetërorë kanë vazhdimisht. /Gazetametro/ ...
Komentet te Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit ‘kapadai’: Nuk e hap derën e veturës, pret nga sigurimi Janë të Mbyllura

E bëjnë për spitalin 40 vjeçarin, arrestohen dy 17 vjeçarë në Ferizaj

Lajme
Dy persona të moshave 17 vjeç janë arrestuar në Ferizaj pasi kanë bërë për spital një 40 vjeçar me iniciale H.A. Policia bën me dije se të dielën rreth orës 04:55, është pranuar një informacion se, në rrugën Epopeja e Jezercit në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit trupor, ku personi me inicialet H.A i moshës 40 vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga dy persona, të cilit më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar Lëndim trupor. “I lënduari pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”. ...
Komentet te E bëjnë për spitalin 40 vjeçarin, arrestohen dy 17 vjeçarë në Ferizaj Janë të Mbyllura

Kush është ky djal që sjell video të Ences duke dridhur të pasmet

ShowBiz
Enca Haxhia erdhi me këngë të re ku në spot shihet të bën lëvizje të nxehta. Por para lansimit Vipat e Bllokut publikuan një video ku shihet Enca në vendin e xhirimt duke vallëzuar e në fund djali që bën videon tregon fytyrën. ”Ky do jetë pronari i Ferrarit” shkruhet me ironi. Ndryshe, kohëve të fundit Enca u përfol se është shtatzëne por që dje ajo demantoi këtë lajm./InfoKosova/ Shiko videon: ...
Komentet te Kush është ky djal që sjell video të Ences duke dridhur të pasmet Janë të Mbyllura

Rrëfimi i Besarta Jasharit: Momenti më i rëndë kur s’kam mundur me shpëtua motrën e vogël…

Lajme Video
Asnjëherë nuk është mjaft që të flitet e të tregohet për sakrificën e familjes Jashari. Beteja e 5,6 e 7 marsit 1998 në Prekaz, ishte fillimi i fundit për Serbinë në Kosovë. E kush më mirë e në mënyrë më autentike sesa Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari, mund ta rrëfejë atë kohë. E mbijetuara e vetme në këtë betejë, në atë kohë fëmijë, tani Besarta rrëfen për RTK-në, për nder të Ditës së Çlirimit, atë që ka përjetuar. “Jemi zgjuar herët në mëngjes me 5 mars nga zhurma e tankeve”, thotë Besarta Jashari “Luftimet nuk u ndalën deri me 7 mars” Besarta Jashari tregon se lufta me forcat ...
Komentet te Rrëfimi i Besarta Jasharit: Momenti më i rëndë kur s’kam mundur me shpëtua motrën e vogël… Janë të Mbyllura

Vetura hyn brenda xhamisë në Pejë, tre persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale

Lajme
Mesnatën mes 12 dhe 13 qershorit, ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Vetura e tipit Passat, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda xhamisë ” Mesxhidi i madh” në Pejë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. ” “Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 01:30 poolicia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vetura ka kaluar prej rrugës ka hyrë në xhami. Tre persona ...
Komentet te Vetura hyn brenda xhamisë në Pejë, tre persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale Janë të Mbyllura

Shahini: Nëse hiqet akciza një litër naftë mund të shitet kaq cent më lirë

Lajme
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini i ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendojë akcizën për derivatet e naftës. Sipas tij, kjo do të ndikonte që një litër të shitet më shumë se 35 cent më lirë. Ai thotë se ka kërkuar që mazha për import dhe shitje të derivateve të naftës të jetë së paku 2% për kurse mazha për shitje me pakicë të jetë rreth 10%. “Kosova duhet të merr shembuj të mirë të shteteve të ndryshme për tejkalimin e krizës pas shtrenjtimit të energjisë, derivateve dhe të gjitha artikujt ushqimor. AKB-ja i propozon Qeverisë që përkohësisht deri në fund të ...
Komentet te Shahini: Nëse hiqet akciza një litër naftë mund të shitet kaq cent më lirë Janë të Mbyllura

Nga kjo ditë rikthehen temperaturat e larta deri 32 gradë celsius

Lajme
Java e ardhshme do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para, pasi që parashihen vranësira të ç’rregullta që vende–vende parashihen të sjellin reshje lokale shiu. Pas ditës së martë pritet stabilizim i masave të ajrit, pasi që në fushat barike pritet rritje e ngadalshme dhe orët me diell do të jenë më shumë prezentë. Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet ...
Komentet te Nga kjo ditë rikthehen temperaturat e larta deri 32 gradë celsius Janë të Mbyllura

Amir Rrahmani tregon pse trajneri i grekëve e shau pasi ai protestoi te gjyqtarët

Sport
Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje sonte në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2, shkruan Gazeta Express. Ndeshja u përshkrua me tensione të shumta, teksa ishin grekët që nuk i ndalen provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se gjërat që ndodhin në tribuna nuk ndikojnë te futbollistët, por tregoi arsyen pse ka protestuar te gjyqtari. “Nuk e besoj se ka qenë problem. Në fushë jemi profesionist. Flakadanët nuk kanë qenë problem. Janë të rrezikshme flakadanët se nëse e prek ne trup ndonjërin. Trajneri i tyre më shau kur unë ...
Komentet te Amir Rrahmani tregon pse trajneri i grekëve e shau pasi ai protestoi te gjyqtarët Janë të Mbyllura

Del video tjetër nga sulmi i tifozëve grekë ndaj “Dardanëve”

Sport
Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje sonte në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2, shkruan Gazeta Express. Ndeshja u përshkrua me tensione të shumta, teksa ishin grekët që nuk i ndalen provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes. Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tensione kishte edhe mes tifozëve. Gjatë ndeshjes, grekët kanë gjuajtur me mjete ndezëse në drejtim të tifogrupit “Dardanët”. Mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa ndaj Federatës së Futbollit të Greqisë pas atyre që ndodhen sonte në Volos. Kujtojmë se pas ...
Komentet te Del video tjetër nga sulmi i tifozëve grekë ndaj “Dardanëve” Janë të Mbyllura

Tifozët grekë provokuan me flamur të Serbisë, fishkëllyen himnin e Kosovës dhe i gjuajtën me gurë Dardanët

Sport
Nuk kanë munguar tensionet ndërmjet tifozëve në Panthessaliko Stadium në Volos, ku zhvillohet ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve. Fillimisht, tifozët e ekipit nikoqir fishkëllyen në momentin kur ishte duke u intonuar himni i Kosovës. Pastaj, ata kanë provokuar duke shpalosur një pankartë, ku shfaqet harta e Kosovës me flamur të Serbisë. Ndërsa gjatë ndeshjes nuk ka munguar tifozët grekë i kanë gjuajtur me gurë Dardanët që ua kanë kthyer në të njëjtën mënyrë. Tensionet ndërmjet tifozëve të ekipeve kundërshtare kanë vazhduar në atë pjesë të tribunës. Ndryshe, Greqia dhe Kosova janë pjesë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Helenët janë ...
Komentet te Tifozët grekë provokuan me flamur të Serbisë, fishkëllyen himnin e Kosovës dhe i gjuajtën me gurë Dardanët Janë të Mbyllura