Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

BKS-ja lehtëson qasjen në rimbursim, vendos QR Code në policën e sigurimit

Lajme
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lehtësuar tej mase qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë. Me vetëm një skanim përmes telefonit qytetarët kyçen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje. Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku ka thënë se vendosja e QR Code në masë të madhe lehtëson qasjen në rimbursimin e policave nga ana e bashkatdhetarëve tanë. “Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohë më pak se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kyçen në platformën e Ministrisë së Financave e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Mazreku. ...
Komentet te BKS-ja lehtëson qasjen në rimbursim, vendos QR Code në policën e sigurimit Janë të Mbyllura

Kosto e jetesës, Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët në rajon, Prishtina më e lira

Lajme
Beogradi në Serbi dhe Tirana në Shqipëri janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të mes vitit të Numbeo, databaza më e madhe e kostove të jetesës. Beogradi ka një indeks prej 38.8 % dhe Tirana 38.37%. Më e lira në rajon është Prishtina e Kosovës, me indeksin në vlerën 26.3% e kostos së jetesës, e ndjekur nga Shkupi, në Maqedoninë e Veriut (32.94%), Podgorica në Mal të Zi (34.52%), Sarajeva në Bosnjë Hercegovinë (35.34). Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë produktet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk ...
Komentet te Kosto e jetesës, Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët në rajon, Prishtina më e lira Janë të Mbyllura

I riu në Mitrovicë kapet mat me drogë në veturë, e pranon se është përdorues i marihuanës

Lajme
Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën ‘Ramadan Kelmendi’ në Mitrovicë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 25-vjeçar, vetura e të cilit u ndal nga njësitet policore në një pikë kontrolli. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur tek i dyshuari sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Kjo ka bërë që i riu të pranojë para policëve se është përdorues i narkotikëve, me ç’rast u shoqërua në stacion policor për intervistim. ...
Komentet te I riu në Mitrovicë kapet mat me drogë në veturë, e pranon se është përdorues i marihuanës Janë të Mbyllura

Policia has në rezistencë te një 28-vjeçar në Prishtinë, s’i lejon ta kontrollojnë

Lajme
Zyrtarët policorë shpesh herë hasin në rezistencë nga qytetarët të cilët refuzojnë t’u binden urdhrave të tyre. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se njësitet policore kanë ndalur për kontroll një 28-vjeçar, por i njëjti ka refuzuar që t’u bindet urdhrave të Policisë, duke mos lejuar që t’i nënshtrohet kontrollit trupor e as çantës së tij të krahut. Për këtë ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim, me ç’rast ndaj tij është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Policia has në rezistencë te një 28-vjeçar në Prishtinë, s’i lejon ta kontrollojnë Janë të Mbyllura

Rama sot në selinë e NATO-s, takohet me Stoltenberg

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë të mërkurën një vizitë në selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të Aleancës, pas takimit kokë më kokë, Stoltenberg dhe Rama do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth orës 13:15. Vizita është paralajmëruar edhe më herët nga Rama. Mes tij dhe shefit të NATO-s veç diskutimit për situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe koordinimit të bashkëpunimit mes aleatëve, pritet të diskutohet edhe për një bazë të re të aleancës në Shqipëri. Më herët, Rama ka informuar se në Bruksel ...
Komentet te Rama sot në selinë e NATO-s, takohet me Stoltenberg Janë të Mbyllura

Publikohen çmimet e derivateve për 24 orë, bie pak çmimi i naftës

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë. Sipas njoftimit të MINT, vërehen disa ndryshime të vogla të çmimeve nga 24 orët e kaluara. Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73€, nga 1.75€ sa ishte dje. Çmimi i benzinë është 1.67€ për litër, nga 1.69€ sa ishte dje. Ndërkaq i njëjtë mbetet çmimi i gasit. Një litër gas shitet maksimalisht 0.78€. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohen çmimet e derivateve për 24 orë, bie pak çmimi i naftës Janë të Mbyllura

Popullsia e BE-së vazhdon të zvogëlohet për të dytin vit radhazi

Lajme
Mesatarja e popullsisë në vendet evropiane ka rënë vazhdimisht, veçanërisht në dy vitet e fundit, ku pandemia COVID-19 ka rritur edhe më shumë fatalitetet. Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane për Statistikat, rënia e parë e rritjes së popullsisë e vërejtur në vitin 2020 prej pandemisë COVID-19, situatë që e ka ndjekur BE-në edhe në vitin 2022, ku popullsia ka rënë nga 447 milionë që ishte më 1 janar 2021 në 446.8 milionë në janar të 2022. Kjo është një rënie e madhe me ndryshimin negativ natyror, që tregon më shumë vdekje sesa lindje dhe ka tejkaluar migrimin neto pozitiv për të dytin vit, me shumë gjasa për shkak të ...
Komentet te Popullsia e BE-së vazhdon të zvogëlohet për të dytin vit radhazi Janë të Mbyllura

Moti në Kosovë, edhe sot freskët

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Sipas institutit, në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Moti në Kosovë, edhe sot freskët Janë të Mbyllura

Tërmeti dridh Greqinë

Rajoni dhe Bota
Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter ka lëkundur Greqinë mbrëmjen e sotme rreth orës 22:36. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Athinë, epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në perëndim të Amynatio, Follorinë. Ndërkohë thellësia e tërmetit ishte vetëm 4.5 kilometra, gjë që bëri që lëkundjet e tërmetit të ndihen në Follorinë dhe zonat përreth. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmeti dridh Greqinë Janë të Mbyllura

Nuse e vjehërr, si dy motra 🥰 Mihrija dhe Tringa në pushimet në jug të Shqipërisë

ShowBiz
...
Komentet te Nuse e vjehërr, si dy motra 🥰 Mihrija dhe Tringa në pushimet në jug të Shqipërisë Janë të Mbyllura