Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Krasniqi rrëfen për fluturimin me Kurtin drejt SHBA-së: Kam dyshime të bazuara se ai është në “No Fly List”

Lajme
Ish-deputeti i LVV-së Florin Krasniqi është shprehur i zhgënjyer për aktivitetin e tij në partinë e kryeministrit Albin Kurti. “Unë kam ardhur të kërkojë falje që kam dërguar njerëz në Vetëvendosje. Unë nuk kam kursyer para, mund e madje edhe jetën për Vetëvendosjen. Unë kërkojë falje pse nuk e kam ditë që LVV e bjer Kosovën në këtë gjendje. Unë kam sjellë me qindra njerëz në LVV. Qëllimi im ka qenë që LVV të jetë parti socialdemokrate”, ka deklaruar Krasniqi në “Debat Plus”. Ish-deputeti i LVV-së ka thënë se ka qenë e vështirë të udhëtohet me Albin Kurtin. “Udhëtimet me Albinin kanë qenë të vështira. Sa herë kemi udhëtuar me ...
Komentet te Krasniqi rrëfen për fluturimin me Kurtin drejt SHBA-së: Kam dyshime të bazuara se ai është në “No Fly List” Janë të Mbyllura

Çmimet e ngritura të bukës dhe produkteve tjera: Masat që u paralajmëruan nga ministria

Ekonomi
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se janë duke shqyrtuar mundësinë për marrjen e masave ligjore për produktet bazike, në mënyrë që t’i mbrojë konsumatorët. Çmimi tavan apo caktimi i marzhës janë dy mundësitë që janë duke u shqyrtuar. Produktet esenciale për konsumatorin janë gruri, mielli, buka, vaji, vezët, pastat, qumështi, kripa, detergjenti e të tjera. “Secila masë do të vendoset për produktet bazike do të vendoset shumë shpejt, vetëm varet nga analiza e situatës”, ka thënë Hajdari në një konferencë për media, më 13 korrik. Hajdari ka shprehur shqetësimin për ngritjen e çmimit të bukës në disa qytete të Kosovës, që sipas saj, ...
Komentet te Çmimet e ngritura të bukës dhe produkteve tjera: Masat që u paralajmëruan nga ministria Janë të Mbyllura

Grenell: KFOR-i duhet të largohet nga Kosova, e zgjat konfliktin

Lajme
Ish emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nga Beogradi ka deklaruar se as ai dhe as presidenti Trump nuk kanë marrë pjesë në ndonjë takim ku është shqyrtuar ideja e shkëmbimit të territoreve apo ndarjes së Kosovës. Siç shkruajnë mediat serbe, Grenell ka thënë se kjo ide nuk mbështetet as nga evropianët. Gjatë deklarimit të tij, ai ka shkuar edhe një hap më tej, duke thënë se KFOR-i duhet të largohet nga Kosova. “Ne nuk duhet të kemi njësi të KFOR-it në terren, as ushtarë amerikanë nën flamurin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dekada pas konfliktit, sepse kjo krijon imazhin e një rajoni konflikti”, thotë Grenell. Ai ...
Komentet te Grenell: KFOR-i duhet të largohet nga Kosova, e zgjat konfliktin Janë të Mbyllura

Ministri Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkolla për shkak të mbiemrit

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur sërish për mbiemrin e tij, duke u ankuar për mënyrën se si raportohet, të cilën e ka quajtur seksiste. Ai madje ka thënë se fëmijët e tij po stigmatizohen në shkolla për shkak të mbiemrit ‘Peci’. “Ka me vite të tëra në të cilat raportimi medial ka tentuar të marrë një konotacion të përqeshjes të mbiemrit që mbaj. Reagimi im ka qenë se mënyrë se si e tentohet t’i jepet konotacion mbiemrit, duke tentuar të përqeshet, në mënyrën e qasjes seksiste e bulliste. Me të thanë të drejtën më ka preukopu, që dy fëmijët e mijë në shkollë të stigmatizohen për shkak të ...
Komentet te Ministri Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkolla për shkak të mbiemrit Janë të Mbyllura

Ministri Aliu deklarohet për pazarin 16 milionësh: Nuk e ndjej veten përgjegjës

Lajme
Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është deklaruar për raportimet mbi keqpërdorimet në tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave në vlerë prej mbi 16 milionë euro. Ministri Aliu tha se nuk e ndjen veten përgjegjës për të gjeturat e auditorit, duke shtuar se po shqyrtohen ato gjetje. “Jo nuk e ndjej vetën përgjegjës në këto gjetje të auditorit. Shkeljet jemi duke i shqyrtu, shkeljet që janë gjetë duhet të trajtohen dhe të korrigjohen dhe disa shkelje duhet të merret prokuroria”, tha Aliu. Ai tha se niveli i përgjegjësisë shkon në bazë të rastit që shqyrtohet, pasi që jo të gjitha dokumentet i nënshkruan ministri. “Niveli ...
Komentet te Ministri Aliu deklarohet për pazarin 16 milionësh: Nuk e ndjej veten përgjegjës Janë të Mbyllura

Vdiq pasi piu një shishe Jagermeister për dy minuta për të fituar 12 dollarë në bast (VIDEO)

Rajoni dhe Bota
Një burrë nga Afrika e Jugut vdiq të martën pasi dyshohet se kishte pirë një shishe të tërë Jagermeister në dy minuta si pjesë e një sfide për të pirë, tha policia. Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte konkurruar kundër klientëve të tjerë në një dyqan pijesh alkoolike në fshatin Mashamba, për të pirë shishen e pijeve, me ç’rast do të fitonte rreth 12 dollarë, raportoi gazeta e lajmeve në Afrikën e Jugut Sowetan Live. “Njëri prej tyre u rrëzua menjëherë më pas dhe u dërgua në klinikën lokale, ku u vërtetua i vdekur”, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë Waterval, Brig Motlafela Mojapelo. Pamjet e ...
Komentet te Vdiq pasi piu një shishe Jagermeister për dy minuta për të fituar 12 dollarë në bast (VIDEO) Janë të Mbyllura

Rrëzohet në det helikopteri zjarrfikës në Greqi, katër anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur (VIDEO)

Rajoni dhe Bota
Një helikopter zjarrfikës Mi 8, i cili mori pjesë në një operacion për shuarjen e zjarrit të madh në Samos, u rrëzua pasditen e sotme në det në zonën e Agios Minas, në veri të Paleochorit. Në bordin e helikopterit ndodheshin 4 persona, 3 të huaj dhe 1 grek të cilët rezultojnë të zhdukur. Helikopteri zjarrfikës Mi-8 u rrëzua dhe u rrëzua në det në rrethana të paspecifikuara aktualisht. Burime ushtarake thonë se helikopteri është rrëzuar 300 metra në perëndim të plazhit të Plakës. Ekipet e emergjencës po kryejnë operacione të mëdha kërkim-shpëtimi  për katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit. Helikopteri Mi 8 është dhënë me qira nga Brigada e ...
Komentet te Rrëzohet në det helikopteri zjarrfikës në Greqi, katër anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur (VIDEO) Janë të Mbyllura

Hajnat e bëjnë vishkull Agnesa Vuthajn: Ia vjedhin afër gjysmë milioni euro para e stoli

Lajme
Ish-missi i Kosovës, Agnesa Vuthaj ka qenë cak i një vjedhje, ku pësoi dëm prej qindra mijëra eurosh para kesh dhe një vlerë të madhe të stolisë. Sipas raportit të brendshëm të Policisë, bukuroshes kosovare i janë vjedhur mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe stoli në vlerën e rreth 300 mijë eurove. Raporti i brendshëm i Policisë së Kosovës, që e ka publikuar Demokracia, tregon se ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku hajnat vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera. Sipas këtij raporti, Policia është njoftuar nga sigurimi i lagjes, pasi ...
Komentet te Hajnat e bëjnë vishkull Agnesa Vuthajn: Ia vjedhin afër gjysmë milioni euro para e stoli Janë të Mbyllura

22 muaj kishte ulje çmimesh para se të vinte Kurti, por çka ndodhi me Kosovën më 2011?

Lajme
Inflacioni sipas Statistikave (ASK) ka shkuar në 14.1 për qind, shifër rekorde për Kosovën. E derisa qytetarët po varfërohen në heshtje, vlen të ndërmendim vitin e largët 2011 kur për shtatë muaj diçka e rëndësishme ndodhi në Kosovë. Ishte data 6 janar 2011. Fjala inflacion kuptohej vetëm nga gjeneratat më të vjetra për shkak të telasheve të mëdha ekonomike në vitin ’90, kohën e ish regjimit jugosllav. Kryeministri i asokohshëm Hashim Thaçi do të ndërmerrte një veprim të guximshëm për rritjen drastike të pagave për sektorin publik në Kosovë. Rritja e pagave Mësimdhënësve parauniversitarë – domethënë atyre që i njohim si mësues, punëtorë teknikë, arsimtarë, profesorë shkollash të mesme – ...
Komentet te 22 muaj kishte ulje çmimesh para se të vinte Kurti, por çka ndodhi me Kosovën më 2011? Janë të Mbyllura

Dollari amerikan vlen më shumë se euro për herë të parë në dy dekada

Ekonomi
Euro ka rënë në vlerë më poshtë dollarit për herë të parë në gati 20 vjet. Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një euro e vetme “bleu” 0,998 dollarë në tregun valutor në orën 14:45 (sipas kohës tonë), me një rënie prej 0,4% në tregtimin e ditës. Dhe sipas mediumit në fjalë, frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros. Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron. Si pasojë, një monedhë në dobësim do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime ...
Komentet te Dollari amerikan vlen më shumë se euro për herë të parë në dy dekada Janë të Mbyllura