Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Krasniqi e quan Kurtin të “papërgjegjshëm”: Nuk ka pse të ikë nga ne dhe as të frikësohet

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka mbështetur kërkesën e LDK-së për debat lidhur me marrëveshjen në Bruksel që doli nga plani evropian. Krasniqi ka thënë se Kurti do të duhej që personalisht të kërkonte raportim në Kuvend, e jo të mos shkojë në seancë. “Sot është dita e katërt prej që kryeministri Kurti ka deklaruar se e pranon marrëveshjen bazuar në propozimin evropian. Është dita e katërt që gjithandej në Kosovë, diskutohet për këtë marrëveshje, por poashtu edhe për pasojat eventuale që ka kjo marrëveshje në mungesë të qartësie. Një politikan i përgjegjëshëm do të kishte ardhur vetë pa bërë mocion, me iu drejtu Kuvendit për ta njoftuar me ...
Komentet te Krasniqi e quan Kurtin të “papërgjegjshëm”: Nuk ka pse të ikë nga ne dhe as të frikësohet Janë të Mbyllura

Abdixhiku deputetëve të VV-së: Jeni të shumtë në numër, të paktë në guxim

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar mocion për pajtimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme të Kuvendit, Abdixhiku u përball me deputetët e pozitës të cilët e kritikuan atë dhe filluar të bënin zhurmë duke mos e lejuar që të kryente propozimin e tij. Në fund të fjalimit, kreu i LDK-së i ka quajtur të paguximshëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. “Propozoj mocion procedura që si pike e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues ...
Komentet te Abdixhiku deputetëve të VV-së: Jeni të shumtë në numër, të paktë në guxim Janë të Mbyllura

Dy vëllezërit në Kamenicë bien në telashe, kapen mat me armë – tentojnë t’i pengojnë zyrtarët policorë

Lajme
Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar dje në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë, kanë ndalur për kontroll një veturë brenda së cilës ndodheshin dy persona. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë ...
Komentet te Dy vëllezërit në Kamenicë bien në telashe, kapen mat me armë – tentojnë t’i pengojnë zyrtarët policorë Janë të Mbyllura

Eurodeputeti holandez: E turpshme që Vuçiq nuk e nënshkroi planin evropian, Serbia po blen kohë

Lajme
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, ka thënë se duhet të marrë fund zbutja e presidentit të Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën. Refuzimin e Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen të hënën e quajti të turpshëm. “Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan vetëm për kohë. Përsëri. Zbutja duhet të marrë fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, ka shkruar ai në Twitter. Kryeministri Kurti pas takimit trilateral të së hënës ka deklaruar se ai ishte i ...
Komentet te Eurodeputeti holandez: E turpshme që Vuçiq nuk e nënshkroi planin evropian, Serbia po blen kohë Janë të Mbyllura

“Ti je Millosheviq”, “Mshele gojën budallë, ta kisha futë shuplakë”/ Haxhiu pretendon se Kurti dhe Vuçiq u fjalosën në Bruksel

Lajme
Gazetari Baton Haxhiu ka folur për takimin e parë që e ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ku sipas tij nuk ka qenë takim dialogues, por që të dy e kanë fyer njëri-tjetrin. Haxhiu pretendon se ishte i pari Kurti që i tha Vuçiqit se “ti je djali I Millosheviqit’, ndërsa Vuçiq sipas tij ia ka kthyer në gjuhën serbo-kroate “Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, do ta kisha fut një shuplakë)”. “E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuçiq nuk kanë dialoguar në dy takimet e4 para, kanë fyer njëri -tjetrin. I pari ...
Komentet te “Ti je Millosheviq”, “Mshele gojën budallë, ta kisha futë shuplakë”/ Haxhiu pretendon se Kurti dhe Vuçiq u fjalosën në Bruksel Janë të Mbyllura

Një tjetër banore përjashtohet nga Big Brother VIP Albania -Video

ShowBiz Shqipëri
Ermiona Lekbello nuk është banorja e vetme e përjashtuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania gjatë ditës së mërkurë. Ish-Missi dhe këngëtarja me origjinë nga Durrësi e përfundoi garën para kohe pasojë e – siç është thënë – shkeljes së rregullave. Në spektaklin e të martës mbrëma, produksioni ua dha vërejtjen e fundit banorëve që në gabimin më të vogël me ofendim, fyerje, bullizim apo ushtrim dhune ndaj njëri-tjetrit, ata do të skualifikoheshin.   Ndërsa më vonë gjatë ditës së sotme, brenda shtëpisë ka arritur një tjetër ‘zarf i zi’ që e ka Ka qenë aktorja Eva Alikaj, të cilës i është thënë të largohet menjëherë nga shtëpia. /Telegrafi/ ...
Komentet te Një tjetër banore përjashtohet nga Big Brother VIP Albania -Video Janë të Mbyllura

Baton Haxhiu: Në ’97-ën kam pasur raporte jashtëzakonisht të mira me Albin Kurtin -Video

Lajme
Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se në vitet 1997-98 ka pasur raporte jashtëzakonisht të mira me Albin Kurtin. Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se madje ka shkuar edhe në shtëpinë e Kurtit që ta vizitojë. Kam pasur raporte jashtëzakonisht të mira, në vitet 97. Kam pas raporte korrekte shumë të mira, kam shku në shtëpi e kam vizitu”, tha ai./Express   ...
Komentet te Baton Haxhiu: Në ’97-ën kam pasur raporte jashtëzakonisht të mira me Albin Kurtin -Video Janë të Mbyllura

Dajaku s’ka të ndalur në Burgun e Dubravës, përleshje tjetër mes të burgosurve

Lajme
Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta dhe po ndodhin pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krekoset se po udhëheq suksesshëm me ministrinë dhe ka rritur nivelin e sigurisë në burgje. Gazeta Sinjali ka raportuar së fundmi për plot ngjarje të tilla, sidomos në Burgun e Dubravës. Rrahjet në këtë qendër janë shpeshtuar dhe rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme Sipas informacioneve të para, dy të burgosur B.Z., dhe V.S., e  ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër, ...
Komentet te Dajaku s’ka të ndalur në Burgun e Dubravës, përleshje tjetër mes të burgosurve Janë të Mbyllura

Sinjali sjellë emrat e të dyshuarve që bënin kërdi në Ferizaj e Shtime, dyshohen për disa grabitje -Foto

Lajme
Pesë persona të cilët kryenin veprimtarinë e tyre në grup, në fillim të këtij viti kanë bërë kërdi në disa pompa te derivateve në fshatrat e Ferizajt si Sojevë, Rakaj, Mirosalë, si dhe në Shtime. Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia, të dyshuarit kanë rënë në pranga në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se të dyshuarit janë: Muxhahid Brava 35-vjeçar Fatlind Gashani 21-vjeçar Xhemrush Salijaj 35-vjeçar Shkelqim Roshaj 29-vjeçar dhe Veton Esati 30-vjeçar (ende në arrati) Dy prej të dyshuarve, Salijaj dhe Esati, sot kishin planifikuar që të kryejnë edhe një grabitje të armatosur në magjistralen Ferizaj ...
Komentet te Sinjali sjellë emrat e të dyshuarve që bënin kërdi në Ferizaj e Shtime, dyshohen për disa grabitje -Foto Janë të Mbyllura

Prizrenasi futet në sherr me vëllain dhe kunatën, shkak dëmtimi i flamurit të Kosovës

Lajme
Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. E arsyet që çojnë në zënka mes anëtarëve të së njëjtës familje, janë të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali. Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, ku një person dyshohet se është konfrontuar me vëllain dhe kunatën e tij. Sinjali mëson se motivi që dyshohet se shtyu ata drejt mosmarrëveshjes, janë disa para që lidhen me dëmtimin e flamurit të Kosovës. Bazuar në dëshminë e viktimave, 37-vjeçari dyshohet se ka shtyrë kunatën dhe ka pasur konflikt verbal me vëllain. Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar ...
Komentet te Prizrenasi futet në sherr me vëllain dhe kunatën, shkak dëmtimi i flamurit të Kosovës Janë të Mbyllura