Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Mbi 40 ish-ushtarë të UÇK-së janë vetëvrarë pas luftës në Kosovë

Lajme
Që nga pas lufta në Kosovë sipas Organizatës së Veteranëve të UCK-së, kanë bërë vetëvrasje mbi 40 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky numër mund të jetë më i lart, por kaq janë të identifikuar. Njëri nga ta është Bekim Maloku nga Podujeva veteran i vetëvrarë. Veteranët e UÇK-së pavarësisht përjetimeve të rënda që kanë kaluar, shteti nuk është marrë me trajtimin e tyre shëndetësor. Psikologët vlerësojnë se një veteran ka nevojë të madhe për trajtim pos-traumatik. Për prindin e Bekimit peng mbetet mos trajtimi i duhur mjekësor i tij. Në Kroaci veterani është i shenjtë, thotë ushtaraku Kadri Kastrati, pjesëmarrës në dy lufta. “Unë kam qenë ushtar në ...
Komentet te Mbi 40 ish-ushtarë të UÇK-së janë vetëvrarë pas luftës në Kosovë Janë të Mbyllura

Kusari-Lila: Përmes marrëveshjes me Serbinë synojmë marrjen e njohjeve nga pesëshja e BE-së

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë sot ka folur edhe për dialogun dhe marrëveshjen e arritur me Serbinë. Ajo tha se qasja e Serbisë ndaj Kosovës tashmë është e njohur, duke iu referuar deklaratës së presidentit të Serbisë, i cili tha se nuk e mbështetet anëtarësimin e Kosovës në OKB, për të cilën ka reaguar kryeministri Kurti. “Komunikimi me Serbinë dihet si ka qenë, deklarimet e Vuçiqit nuk janë të reja. Kemi pasë vazhdimisht deklarata e shkelje të marrëveshjeve nga ana e tyre”. Kusari-Lila tha se në këtë fazë të procesit të dialogut, qasja e Kosovës është që të nxirret maksimumi nga hapësira e ...
Komentet te Kusari-Lila: Përmes marrëveshjes me Serbinë synojmë marrjen e njohjeve nga pesëshja e BE-së Janë të Mbyllura

Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë – Video

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese. Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka drejtuar akuza ndaj qeverisjes aktuale e cila siç tha ai “po heshtë përball emigrimit masiv”. Krasniqi po ashtu ka publikuar dhe një video incizim në të cilën shihet se ka vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës të cilët shprehën shqetësimet e tyre për ikjet e më të dashurve të tyre jashtë vendit. “Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv. Për të parë nga afër ...
Komentet te Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë – Video Janë të Mbyllura

Shefi i BE-së në Kosovë: Kritikat për propozimin evropian të nxituara, Asociacioni sipas vendimit të Kushtetueses

Lajme
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur për marrëveshjen që do çonte në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Szunyog ka thënë se nuk sheh asnjë pengesë për nënshkrimin e marrëveshjes bazuar në planin e BE-së. Sipas tij, takimi i 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, u karakterizua me zhvillime të rëndësishme kur të dy palët pranuan pjesën politike të propozimit evropian. “Në fakt nuk shoh asnjë pengesë tani. Thjesht, sepse jemi ende në proces negociatash. Një zhvillim shumë të rëndësishëm patëm të hënën kur të dy palët pranuan pjesën politike të propozimit evropian. Dhe unë mendoj ...
Komentet te Shefi i BE-së në Kosovë: Kritikat për propozimin evropian të nxituara, Asociacioni sipas vendimit të Kushtetueses Janë të Mbyllura

Opozita, Kurtit: Mashtrues, frikacak, tuc, veteran mercenar, dost i Vuçiç-it…

Lajme
Lumir Abdixhiku e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur edhe mashtrues, derisa i ka kërkuar të flas konkretisht e të mos tregojë përralla. “Tregimet në orët e vona bëhen të rrezikshme, sepse shndërrohen në përrallë. Sapo e pamë një përrallë mbi atë se Kurti nuk ka ndryshuar”, tha Abdixhiku. “Njeriu që ka kërkuar kërkim falje para dialogut, ka përfunduar në dialog pa kushte. Ka kërkuar njohje në qendër e ka përfunduar me neutralitet rreth paragjykimit politik të shteti të vet. Njeriu që ka pasur gjashtë kushte e ka përfunduar pa asnjërin prej tyre. Kjo është përralla e mos ndryshimit. Por, nëse ndryshimi ka formë kështu duket”, ...
Komentet te Opozita, Kurtit: Mashtrues, frikacak, tuc, veteran mercenar, dost i Vuçiç-it… Janë të Mbyllura

Në Kuvend thellohen për dialogun, Haxhiu e Nagavci bëjnë pak qejf në ‘Ministrinë e Knaqësisë’ -Video

Lajme
Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca plenare ku po diskutohet për dialogun me Serbinë. Seanca ka nisur nga ora 22:00, ashtu siç kërkoi vet kryeministri, Albin Kurti. Por kjo kërkesë nuk është duke u përfillur nga dy ministret e tij. Albulena Haxhiu e Arbërie Nagavci. Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Express shihet se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po bëjnë qejf në “Ministrinë e Kënaqësisë”, siç njihet njëri nga lokalet e natës në kryeqytet./Express   ...
Komentet te Në Kuvend thellohen për dialogun, Haxhiu e Nagavci bëjnë pak qejf në ‘Ministrinë e Knaqësisë’ -Video Janë të Mbyllura

Molliqaj: Kurti llogariti në luftën e Ukrainës që të dalë si hero, gaboi dhe i shkaktoi dëme Kosovës

Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar negociatat për planin evropian, duke thënë se kryeministri i Kosovës ka llogaritur se sulmi i Rusisë ndaj Serbisë ka mundur të vendosë Kosovën në një pozitë më të favorshme karshi Serbisë në dialog. Por Molliqaj thotë se Plani Evropian tregoi se Kurti bëri gabim. “Kurti llogariti në luftën e Ukrainës që të dalë si hero”, tha ai. “Kjo i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës dhe tani kemi dy tregime shumë interesante prej kryeministrit. Njëherë thotë se kjo marrëveshje është rezultat i negociatave të kaluara. Ky është një tregim. Pastaj e ki të dytin. Që i thur elozhe vetes dhe merr merita. Pra janë ...
Komentet te Molliqaj: Kurti llogariti në luftën e Ukrainës që të dalë si hero, gaboi dhe i shkaktoi dëme Kosovës Janë të Mbyllura

Leonora reagon pasi Juli u quajt “komandante e Dubait” nga Vedati

ShowBiz
Pas deklaratës së Vedatit që e quajti Julianën “komandante të Dubait”, kanë pasuar reagimet e forta në rrjet. Reagimet nuk i kanë përfshirë vetëm publikun por edhe fytyrat publike. E shpejtë ka qenë në koment këngëtarja Leonora Jakupi. Ajo ka postuar një fotografi të Julianës nga darka me një përshkrim. “Ofendimet ndaj një gruaje janë të patolerueshme”, është shprehur ajo në rrjetin social Instagram. /Prive.al ...
Komentet te Leonora reagon pasi Juli u quajt “komandante e Dubait” nga Vedati Janë të Mbyllura

Eskalon debati, Vedati e quan Julin komandate të Dubait -Video

ShowBiz
Ka eskaluar darka e të nominuarve. Në debat mes Julianës dhe Vedatit, është rikthyer tema e luftës. Juliana i ka qëndruar deklaratës së mëhershme që Vedati është dashur të luftojë dhe jo të ikë në kampe refugjatësh gjatë luftës. Në diskutim shumë të nxehtë, Vedati e ka quajtur Julianën “komandate të Dubait” duke iu referuar stilit të shtrenjtë të jetesës që bën. Juliana është ndjerë e ofenduar nga ky epitet teksa në mbrojtje të saj ka dalë edhe Melisa. /Prive.al ...
Komentet te Eskalon debati, Vedati e quan Julin komandate të Dubait -Video Janë të Mbyllura

Lajm i ‘madh’, Kiara pajtohet me Luizin – puthen me pasion -Video

ShowBiz Shqipëri
Pas më shumë se katër ditë me diskutime dhe debate të cilave nuk po arrinin dot t’i jepnin zgjidhje, më në fund çifti Luiz dhe Kiara janë pajtuar. Pas një bisede të zhvilluar në oborr, Kiara e përqafoi Luizin dhe më pas i dha një puthje plot pasion. Këngëtari ka premtuar se një sjellje e tillë si ajo e bërë gjatë provës së dhënë nga Big Brother, çka nisi edhe konfliktin mes tyre, nuk do të ndodhte më. VIDEO /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lajm i ‘madh’, Kiara pajtohet me Luizin – puthen me pasion -Video Janë të Mbyllura