Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke u shprehur se është për të ardhur keq që situata është në këtë gjendje. Sipas tij, një gjë e tillë i ka dhënë më shumë pikë Serbisë në arenën ndërkombëtare. Ai ka theksuar se në lidhje me asociacionin, tashmë serbët kanë fituar më shumë avantazhe, ku thekson dhe faktin se ishte vetë Kurti që e kishte pranuar këtë marrëveshje. “Asociacioni është bërë një çështje që është pranuar nga Kurti dhe nga qeveria si në marrëveshjen e Ohrit dhe më parë në Bruksel, Kurti ka dhënë miratimin e tij për marrëveshjen e Ohrit ai e ka ...
Komentet te Isa Mustafa: Asociacioni nuk mund të bëhet në këto kushte, serbët do të kenë më shumë kompetenca Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Prokuroria e Specializuar në Hagë, ka kërkuar që në rastin e krerëve të UÇK-së seancat të zhvillohen tërësisht të mbyllura. Pra, publiku të mos dëgjojë e as shohë asgjë nga ajo që thonë dëshmitarët. Kjo në mbrojtje të dëshmitarëve e viktimave që pritet të jenë pjesë e procesit. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka propozuar që 10 ditë pasi të ofrojë dëshminë e tij një dëshmitar, atëherë të publikohet një transkriptë i redaktuar i deklaratave që ai ka dhënë, raporton Nacionale. Përveç transkriptit, Prokuroria ka propozuar që të bëhet publik edhe një pjesë e transmetimit që është identike me pjesët e redaktuara në transkript. Ky propozim është kundërshtuar ashpër nga ...
Komentet te Prokuroria propozon seanca tërësisht të mbyllura në Hagë, mbrojtja kundërshton ashpër Janë të Mbyllura
Kathleen Folbigg është falur për vdekjen e katër fëmijëve të saj, pasi kaloi dy dekada në burg. Ajo u lirua nga një burg në Grafton të hënën pas një vendimi të prokurorit të përgjithshëm të Uellsit të Ri Jugor, Michael Daley. Folbigg është deklaruar gjithmonë e pafajshme. Ajo vuajti 20 vjet burgim nga 25 sa ishte dënuar për vrasjen e katër fëmijëve. Folbigg u burgos në vitin 2003 për tre akuza për vrasje dhe një vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave të saj mbi një dekadë nga viti 1989. Në secilin rast, ajo ishte personi që gjeti trupat e tyre të pajetë, megjithëse nuk kishte prova fizike që ishte ...
Komentet te Falet nëna që vuajti 20 vjet burgim për vrasjen e katër foshnjave të saj Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Izet Godeni, i cili akuzohet për vrasjen me sëpatë të gruas së tij, në nëntor të vitit të kaluar. Godeni është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25vite, raporton Gazeta Sinjali. “Me datë 30.05.2023 gjykata ka mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale, në të cilin i akuzuari I.G ka pranuar fajësinë, ndërsa me datë 31.05.2023 gjykata ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër akuzuarit I.G. i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite, të akuzuarit i është vazhduar ...
Komentet te Dënohet me 25 vjet burgim burri që vrau gruan e tij me sëpatë në Prishtinë Janë të Mbyllura
Sot zyrtarisht do të bëhet parada për hapjen e Javës së Krenarisë. Të pranishëm në Hapjen Zyrtare do të jenë presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Të pranishëm gjithashtu do të jenë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, Ambasadori i Suedisë Jonas Westerlund si dhe Frank Power, Drejtor i zyrës së Këshillit të Evropës. ”Përmes slloganit “T’du qashtu qysh je” në këtë edicion ata do të përçojnë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me “T’du ...
Komentet te “T’du qashtu qysh je”/ Sot fillon Java e Krenarisë, bashkon Kurtin e Osmanin me ambasadorin amerikan e atë suedez Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do t’i presë në takim emisarin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së, Gabriel Escobar. Në njoftimin e ZKM-së thuhet se takimi do të nisë në orën 20:00. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë/ KOHA: 20:00”, thuhet në njoftim. Kjo vizitë ...
Komentet te Zgjidhja e krizës në veri, Lajçak e Escobar në mbrëmje i shkojnë Kurtit në zyrë Janë të Mbyllura
I riu Agon Misini, nga Shtimja, i cili po kërkohej për dy ditë me radhë nga Policia dhe familja, është gjetur të dielën nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Ai fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Sinjali mëson se pasi Policia ka intervenuar, në vendin e ngjarjes u gjet një shishe e mbushur me preparate higjienike (domestos) që dyshohet se 23-vjeçari e kishte konsumuar. Si prova, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe disa shishe të thata të pijeve energjike. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit tashmë kanë nisur, ndërkohë që Policia ka njoftuar se sipas ...
Komentet te I riu nga Shtimja që u gjet dy ditë pasi u zhduk dyshohet se kishte konsumuar domestos, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura
Në ditën e njëmbëdhjetë të protestës, protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe sot para ndërtesave komunale. Nata e së dielës ka kaluar e qetë në këto komuna. Për dallim nga herët tjera, gjatë ditës së djeshme në komunën e Zubin-Potokut nuk ka pasur protestues, ndërsa qytetarët serbë kanë festuar “Ditën e përkujtimeve”. Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale në ruajtje të rendit. Aktualisht situata e përgjithshme në këto tre komuna paraqitet e qetë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Protestuesit serbë mblidhen në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok Janë të Mbyllura
Shkruan: Lee Smith Gjykata Speciale do të shuhej duke kaluar edhe nëpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2020. Për këtë ishin pajtuar ShBA, Kosova dhe Serbia. Akuzat për trafikim organesh janë trillim i Rusisë. Ka dëshmitarë që u mashtruan dhe u manipuluan nga njerëz që u paraqitën si agjentë të CIA-së. Akuzat ndaj Hashim Thaçit nuk kanë bazë. Prokurori i parë amerikan i Gjykatës Speciale, David Schwendiman hetoi për disa vite dhe tha se nuk ka gjetur gjë për të ngritur aktakuza dhe pastaj dha dorëheqje. Erdhi Jack Smith në vend të tij. Në pranverë 2020 ai u njoftua fshehtë se Gjykata Speciale po mbyllej si pjesë e ...
Komentet te Rrëfim shokues: Jack Smith akuzoi Hashim Thaçin për ta ruajtur vendin e punës, për karrierë dhe për të dëmtuar Trumpin Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, me ç’rast nuk e ka humbur mundësinë të tregohet edhe kërcënues. Ai tha se “askush nuk duhet ta testojë gatishmërinë ushtarake të Serbisë”. “Serbët e Kosovës janë të gatshëm t’i shkojnë kësaj deri në fund; e madje edhe nëse çmimi është vetë jeta e tyre”, ka shtuar, Millosh Vuçeviq. Teksa jepte këto deklarata në televizionin i cili është nën kontrollin qeveritar serb, “TV Pink”, pretendoi se “Kurti dëshiron konflikt të Serbisë me NATO-n” në mënyrë që “të vazhdojë okupimin e veriut”. Sa i përket pritshmërive të shtensionimit të situatës ditëve në vijim, ministri ...
Komentet te Tonet kërcënuese të ministrit serb: E kemi ushtrinë në gjendje gatishmërie, serbët e Kosovës të gatshëm të japin jetën Janë të Mbyllura