Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Abdixhiku: Kurti të reflektojë, Kosova në moment kritik

Lajme
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, para gazetarëve deklaroi se në këto 33 vite, nuk është parë gjendje e tillë. “Gjendje e paparë për ne në këto 33 vite përpjekje për liri, pavarësi e demokraci. Qytetarët të kutpojnë përtej populizmit rrugën që po e fut kryeministri Kurti, shpresoj që të reflektojë i njëjti.” – tha ai. Tutje, kreu i LDK-së ka pasur një thirrje edhe për presidenten Osmani e cila ishte si vijon: “I bëj thirrje presidentes që të jetë ...
Komentet te Abdixhiku: Kurti të reflektojë, Kosova në moment kritik Janë të Mbyllura

Krasniqi pas takimit me Escobarin e Lajçakun: Asnjëherë s’i kam parë më të zhgënjyer ndërkombëtarët, Kurti e Osmani po krijojnë kriza

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani. Ai pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se nga ta janë informuar në detaje për gjendjen dhe kërkesat. Sipas tij, nuk ishte e lehtë që nga partnerët strategjik të Kosovës të dëgjohen ankesa karshi veprimeve të institucioneve. Ai pohoi se PDK-ja do të vazhdojë që të ketë konsultime ditore me të gjitha personat përgjegjës edhe për mundësinë e mbajtjes së ...
Komentet te Krasniqi pas takimit me Escobarin e Lajçakun: Asnjëherë s’i kam parë më të zhgënjyer ndërkombëtarët, Kurti e Osmani po krijojnë kriza Janë të Mbyllura

Nga Presidenca, Escobar dhe Lajçak shkojnë në Zyrën e BE-së për takim me opozitën

Lajme
Takimi në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe dy emisarëve të BE-së dhe SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, tashmë ka përfunduar. Pas këtij takimi, ata janë nisur që të takohen edhe me liderët e partive opozitare, ku do të diskutohet për situatën në veri të vendit. Në zyrën e BE-së në Prishtinë tashmë kanë arritur liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nga Presidenca, Escobar dhe Lajçak shkojnë në Zyrën e BE-së për takim me opozitën Janë të Mbyllura

Davenport takohet me Lajçakun: OSBE-ja do ta ndihmojë KQZ-në për zgjedhjet në veri

Lajme
Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se është takuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri. Davenporti tha se me Lajçakun biseduan për rëndësinë e progresit në dialog, teksa theksoi se OSBE do ofrojë mbështetje për mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. “Me Miroslav Lajçakun sot theksuam rëndësinë e progresit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të mbështesë institucionet e ...
Komentet te Davenport takohet me Lajçakun: OSBE-ja do ta ndihmojë KQZ-në për zgjedhjet në veri Janë të Mbyllura

Escobar: Asociacioni s’varet nga Kurti, a pret Kosova për integrim deri kur kryeministri t’i përmbush detyrimet?

Lajme
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, ku ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon meqë ka treguar atë që nuk e do. Për Asociacionin, Escobar ka thënë se kjo nuk është një temë ndërmjet Kurtit dhe Serbisë. “Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky asociacion do të vijë. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, ka deklaruar ...
Komentet te Escobar: Asociacioni s’varet nga Kurti, a pret Kosova për integrim deri kur kryeministri t’i përmbush detyrimet? Janë të Mbyllura

Përfundon takimi| Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Lajme
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tri kërkesat e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, tha Lajçaku, pas takimit trepalësh mbrëmjen e 5 qershorit. Ai tha se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave “legjitimë” dhe që përfaqësojnë qytetarët. Ndërkohë, Escobar tha se ...
Komentet te Përfundon takimi| Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin Janë të Mbyllura

“Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv

Lajme
Ndërprerja e fjalës në një emision televiziv e ka nervozuar keq liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj. Derisa, Haradinaj ishte duke folur në emisionin “Debat Plus” te Ermal Pandurit, i është marr vëmendja për një lidhje direkte që moderatori e transmetoi e që ndërlidhej me takimin e vonshëm të Kurtit me Miroslav Lajçak, si dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky veprim i moderatorit e ka nervozuar Haradinaj i cili e kritikoi për mënyrën se si po e udhëhiqte emisionin. Moderatori po e pyeste Haradinaj se ‘a duhet me dërgu në shtëpi Albin Kurtin‘. E Haradinaj ia ktheu që “më mirë me të dërgu ty në shtëpi, qysh je ...
Komentet te “Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv Janë të Mbyllura

Lushtaku: Ishalla s’ka nevojë me shku në Mitrovicë për luftë, por jam i gatshëm çdo herë

Lajme
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i ka çuar mesazh Qeverisë Kurti duke e stolisur qytetin me flamuj të Shteteve të Bashkuara. Lushtaku e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri të vendit. Ish-komandanti i UÇK-së tha se shpreson që nuk do t’i bie të shkojë në Mitrovicë për luftë. “Nuk kam qenë në Mitrovicë. Ishalla nuk ka nevojë me shku në Mitrovicë asnjëherë”, tha ai. “Uroj që kjo të mos ndodhë asnjëherë”, tha Lushtaku për T7 pasi u pyet për mundësinë e luftës. Por, në rast se ndodh, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet vendit. “Gjithmonë i përgjigjem vendit tim. Jam i gatshëm çdo ...
Komentet te Lushtaku: Ishalla s’ka nevojë me shku në Mitrovicë për luftë, por jam i gatshëm çdo herë Janë të Mbyllura

FAZ: Politikat e Kurtit janë në përputhje me planet serbe për destabilizim

Lajme
Se veprimet e Kurtit në veri të Kosovës nuk i kontriubojnë stabilitetit të rajonit e ka thënë sot edhe gazetari gjerman me përvojë në zhvillimet në Ballkan, Michael Martens, përmes një shkrimi në gazetën më të madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Kosova dhe liderët e saj ka dy javë që po qarkullojnë nëpër mediat më të mëdha të botës. Kjo pas situatës së tensionuar të krijuar në veri të vendit si rezultat i vendimit të kryeministrit Albin Kurti për t’i vendosur katër kryetarët e rinj në objektet e komunave. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë qortuar ashpër kreun e Qeverisë së Kosovës, duke kundërshtuar ashpër atë që e kanë ...
Komentet te FAZ: Politikat e Kurtit janë në përputhje me planet serbe për destabilizim Janë të Mbyllura

Zhduket 23-vjeçari nga Hajvalia, familja kërkon ndihmën për ta gjetur

Lajme
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Tash e disa ditë i zhdukur po rezulton edhe Argetim Buzuku (23-vjeçar) nga Hajvalia, i cili sipas familjes për herë të fundit është parë të premten dhe nga ajo ditë nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Për të riun, familjarët lusin qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në numrin kontaktues 045555577, teksa rastin e kanë denoncuar edhe në Polici. ...
Komentet te Zhduket 23-vjeçari nga Hajvalia, familja kërkon ndihmën për ta gjetur Janë të Mbyllura