Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haradinaj: Kurti nga kafetë me serbë në zyrë të Demaçit, e pastaj në burg në Serbi

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka diskutuar me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve, si dhe ish-udhëheqës të UÇK-së. Haradinaj tha se sakrifica për liri është e të gjithëve dhe sipas tij kushdo që ka bërë sakrificë për liri e ka bërë për kombin. “Çdo brez i atyre që kanë bërë sakrificë për liri, ndjen respekt për pasardhësit gjithashtu ndjehet i fyer kushdo që e fyen sakrificën e kujtdo për liri. Një besim që ka lind në sakrificë, që nuk ka qenë i lehtë me e fitu e nuk ka qenë i lehtë me u mbajt, kjo qeveri i ...
Komentet te Haradinaj: Kurti nga kafetë me serbë në zyrë të Demaçit, e pastaj në burg në Serbi Janë të Mbyllura

Dialogu Kosovë – Serbi | Dikur kishte takime elefantësh, tani vetëm një “luan” i lodhur dhe një “dhelpër”

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi po vazhdon ende me ndërprerje të herëpashershme. Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq janë takuar shumë herë, por përkundër angazhimit të shtuar të BE-së dhe SHBA-së, marrëveshja përfundimtare ende nuk po duket në horizont. Kryeministri Kurti qysh në fund të vitit 2021 ka thënë se një marrëveshje me Serbinë është e mundur brenda mandatit të tij si kryeministër. Por, ai dje në një intervistë e quajti presidentin serb një dhelpër. Në anën tjetër, Kurti nga mbështetësit e vet quhet edhe si “Luani i Shqiptarisë”, shkruan Demokracia.com. Nëse bazohemi në këto epitete, i bie që dialogu po zhvillohet ndërmjet një “luani të lodhur” (i sanksionuar nga BE dhe me marrëdhënie ...
Komentet te Dialogu Kosovë – Serbi | Dikur kishte takime elefantësh, tani vetëm një “luan” i lodhur dhe një “dhelpër” Janë të Mbyllura

Shpërthim te shtëpia e vëllezërve Pergjegjaj në Pejë, intervenon Policia

Lajme
Mëngjesin e së shtunës, në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë është dëgjuar një shpërthim te oborri i një shtëpie, ku në rrethanat dhe për motive akoma të panjohura është shkaktuar rrezik i përgjithshëm. Rasti është denoncuar në Polici nga dy qytetarë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, raporton Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se incidenti ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së dy vëllezërve Pergjegjaj, të cilët e kanë raportuar rastin dhe kanë kërkuar intervenimin e Policisë. Sipas informacioneve të para, Sinjali mëson se mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë granatë dore që është hedhur te dera e viktimave dhe ka shkaktuar dëme Në vendin e ...
Komentet te Shpërthim te shtëpia e vëllezërve Pergjegjaj në Pejë, intervenon Policia Janë të Mbyllura

Kina fut në treg maskat e plazhit

Rajoni dhe Bota
Me merkurin që kalon 35 gradë Celsius dhe temperaturat e tokës që arrijnë në 80 gradë në disa pjesë të Kinës, banorët dhe vizitorët po vrapojnë me ventilatorë portativë dhe mbulojnë pjesët e ekspozuara të trupit të tyre për të shmangur djegien nga dielli. ‘Facekini’, maska ​​që mbulojnë të gjithë fytyrën dhe kanë vrima për sytë dhe hundën e përdoruesit, rrobat me mëngë të gjata për të mbuluar krahët, kapele me buzë të mëdha dhe xhaketa të lehta të bëra nga materiali rezistent ndaj UV-së janë bërë veçanërisht të njohura. “Krahasuar me periudhën para pandemisë, dy-tre vite më parë, ky vit është shumë, shumë më i mirë se të mëparshmit. ...
Komentet te Kina fut në treg maskat e plazhit Janë të Mbyllura

Dobitë shëndetësore të pjeprit

Kuzhina
Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit. Pjepri është i pasur me hekur, kalçium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin. Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet. Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia. Në vëndin tonë, ...
Komentet te Dobitë shëndetësore të pjeprit Janë të Mbyllura

Grenell e dërgon në Shqipëri dhëndrin e Trumpit, bëjnë xhiro me helikopter mbi bregdet

Lajme
Richard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump, ka ardhur sërish në Shqipëri. Por jo vetëm, bashkë me të është edhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Grenell ka publikuar një video në Instagram, ku bën xhiro me helikopter mbi bregdetin shqiptar. “Shqipëria me ekuipazhin. Dhe duke parë zjarret e Korfuzit përtej ujit”, ka shkruar Grenell. Përkundër se ka përfunduar mandatin, Grenell shpesh ka vizituar Shqipërinë, Serbinë, si dhe Kosovën. Madje ai shpesh komenton zhvillimet që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi. /GazetaSinjali ...
Komentet te Grenell e dërgon në Shqipëri dhëndrin e Trumpit, bëjnë xhiro me helikopter mbi bregdet Janë të Mbyllura

Java e fundit e korrikut shumë e nxehtë, ky është parashikimi i motit për pesë ditë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme, transmeton Sinjali. “E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. E marte- Mot kryesisht me diell dhe vapë.Parashihet të jetë dita më enxehtë e javës së fundit të korrikut.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. E merkurë. Mot me diell dhe ...
Komentet te Java e fundit e korrikut shumë e nxehtë, ky është parashikimi i motit për pesë ditë Janë të Mbyllura

Dedaj: Albini, Vjosa dhe Donika – treshja fatale dhe shkatërruese e Kosovës

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, ka pasur kritika goxha të ashpra ndaj krerëve shtetëror. Dedaj në një postim në rrjetin social “Facebook” i është bashkuar pakënaqësive të opozitarëve për qasjen e liderëve të Kosovës në rrugën euro-atlantike. Madje, ish-diplomati kosovare ka quajtur presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, si treshja fatale dhe shkatërruese e Kosovës euro-atlantike. “Albini, Vjosa dhe Donika, treshi fatal dhe shkatërrues i Kosovës Euro-Atlantike!”, ka shkruar Dedaj./Demokracia ...
Komentet te Dedaj: Albini, Vjosa dhe Donika – treshja fatale dhe shkatërruese e Kosovës Janë të Mbyllura

Përfshihet nga zjarri një autobus në magjistralen Prishtinë-Podujevë -Video

Lajme
Një autobus është kapluar i tëri nga flakët në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues për Gazetën Sinjali kanë dërguar pamjet nga momenti kur autobusi ka marrë flakë. Sipas pamjeve, njerëz të shumtë pranë shihen duke u larguar me nxitim për t’iu shpëtuar flakëve. Policia e Kosovës tashmë ndodhet në vendngjarje. Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar apo vetëm dëme materiale.     /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përfshihet nga zjarri një autobus në magjistralen Prishtinë-Podujevë -Video Janë të Mbyllura

Temperaturat arrijnë deri në 41°C, ky është moti që ju pret nëse keni plan të niseni për Shqipëri

Shqipëri
Edhe në Shqipëri temperaturat po vazhdojnë të jenë të larta. Siç raportohet, ka një tërheqje të lehtë të valës së të nxehtit afrikan, por sërish moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C. Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ...
Komentet te Temperaturat arrijnë deri në 41°C, ky është moti që ju pret nëse keni plan të niseni për Shqipëri Janë të Mbyllura