Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar në orët e mëngjesit. Gjatë orëve të pasdites e deri në mbrëmje, pritet gradualisht të depërtojë fronti i ftohtë, duke sjellë lokalisht rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi në pjesën më të madhe të ditës, e cila shpesh herë pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 80 km/h. Pas kalimit të frontit, era do të zhvendoset nga drejtimi i veriut dhe do të fillojë të qetësohet. Si pasojë e intensitetit ...
Komentet te Freskia e shumëpritur, sot ulen pak temperaturat Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Profesori universitar, Haqif Mulliqi, është ndarë nga jeta sot në moshën 63-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë vajza e të ndjerit, Getoarbë Mulliqi, e cila tha se detajet e ceremonisë mortore do të bëhen të ditura më vonë. “Babi na la. Dashnise tone ma te madhe iu ndalen dhimbjet, per me na fillu neve dhimbja e perjetshme. Per detajet e ceremonise, ju njoftojme me vone”, shkroi ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndahet nga jeta Haqif Mulliqi Janë të Mbyllura
Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari- Lila ka theksuar se këtë javë do të jenë dy seanca. Sipas saj, të enjten do të jetë vazhdimi i seancës së kaluar, derisa shtoi se edhe të premten do të ketë një seancë të re, dhe do të jetë seanca e fundit për këtë sesion pranveror. Kusari- Lila ka folur për veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët nuk janë përfshirë në pagën minimale. Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari- Lila ka theksuar se këtë javë do të jenë dy seanca. Sipas saj, të enjten do të jetë vazhdimi i seancës së kaluar, derisa shtoi se edhe të premten do të ...
Komentet te Mimoza Kusari, mbron koordinimin në emër të Kurtit me Radojçiqin dhe Listën Serbe: Veteranët e UÇK-së nuk do të përfshihen në pagën minimale Janë të Mbyllura
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media ka thënë se po presin që Gjykata Kushtetuese seancën kur pati grushte në Kuvend ta kthejë në pikën zero. Para gazetarëve, Tahiri tha se PDK do të kërojë sqarim për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Slavko Simiqin dhe Milan Radojiçiqin. “Ne si gruo kërkuam qe ditën e premte kur do të mbahet seancë e rregullt pikë e parë të kemi diskutim mbi ato që kemi dëgjuar diteve të fundit, nga Kusari-Lila me Slavko Simiqin dhe të kemi një sqarim se deri ku shkon angazhimi i një personi që ndiqet nga drejtësia në Republikën ...
Komentet te Tahiri, PDK: Qeveria Kurti nuk e meriton të vazhdojë asnjë ditë të vetme – vendi meriton Qeveri te re dhe kredibile Janë të Mbyllura
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që mocioni i tyre për mosbesim ndaj Qeverisë të përkrahet nga opozita. Sipas tij, seancat e shtatorit duhet ta kenë synim rrëzimin e Qeverisë. Ai konfirmoi se rrëzimi i Qeverisë nuk do të bëhet me vota të Listës Serbe. “Kjo periudhë nuk duhet përsëritur, kjo qeveri këtë vit po karakterizohet si qeverisja më e dobët. Si GP ne nuk do të bëjmë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë asnjë projektligj”. “Kjo Qeveri nuk e meriton asnjë mbështetje, tek marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar. Ne si opozitë duhet ta shtyjmë mocionin përpara dhe ka një dakordim për ...
Komentet te Tahiri sërish thirrje PDK-së e LDK-së ta përkrahin mocionin: Rrëzimi i Qeverisë s’bëhet me Listën Serbe Janë të Mbyllura
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e listave të veteranëve të luftës. Haradinaj ka pyetur se çka ka bërë Qeveria që t’i pastrojë listat e veteranëve që 2 vjet, përderisa ka shtuar Qeveria po i dënon veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave. “Kjo që bani zonja Kusari ishte e ulët, ishte mjaft e ulët. Tani, të flasësh për listat e fryra, çka ka ba Qeveria që me i pastru listat që është që 2 vjet? Këta po e përdorin çështjen e fyerjes së listës, vetëm si arsye që mos me i përfshi veteranët. Nëse është halli te lista, urdhëro, përfshiji ...
Komentet te Haradinaj: Kush është Kurti ose Kusari me më tregu mua kush është veteran, këta që po flasin për lista janë idiotë Janë të Mbyllura
Gazetari Valon Syla teksa ka folur për klimën ndaj mediave në Kosovë, ka kritikuar Qeverinë Kurti. Sipas tij, kjo klimë është për t’u mbuluar “kjo marre” siç thotë Syla. Ai ka deklaruar se Kurti më shpesh po shkon në Greqi, sesa në Shqipëri. “Mos kemi lujtë si shoqëri”, pyet Syla teksa kritikon pushtetin. ”Asnjë mik nuk i ka mbetur, Amerika s’po të pëlqen, gjermani jo, britaniku jo, francezi, jo, turku jo. Besoj që as rusi nuk i pëlqen. Më shumë po shkon në Greqi sesa në Shqipëri me u taku me 27 ministra të jashtëm që i thirr Edi Rama. Mos kemi lujt na si shoqëri. Pyetje jam ka bëj ...
Komentet te Syla: Kurti shkon më shpesh në Greqi se në Shqipëri, asnjë mik nuk i ka mbetur Janë të Mbyllura
Xhavit Jashari nga shoqatat e dala nga lufta, vlerëson se prej se ka ardhur në pushtet qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, e kanë atakuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategoritë e dala nga lufta. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka deklaruar se Kurti i ka shantazhuar veteranët. “Prej se ka ardhur kjo qeveri, ky kryeministër, e kanë atakuar luftën e UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta në një kohë dhe situatë q ë nuk është dashur të veprohet kështu kur kihet parasysh padrejtësitë që po bëhen tani edhe në Gjykatën Speciale, krerëve të UÇK-së, dhe ky kryeministër i ka atakuar ...
Komentet te Jashari: Qeveria Kurti e ka atakuar luftën e UÇK-së, i shantazhoi ata që ndodhen në Hagë Janë të Mbyllura
Java e fundit e korrikut do të fillojë me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat sot sipas Prishtina Weather, mund të arrijnë edhe deri në 38 gradë, e lokalisht t’i afrohen edhe 40 gradë. Si zakonisht, pas çdo të nxehti ekstrem, masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, që zbresin temperaturat edhe deri në 23C. 25.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell dhe erë. Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare. 26.07 – Kryesisht me diell, me erë dhe jo shumë nxehtë. Pasdite më vonë dhe mbrëmje rrebeshe e bubullima kalojnë mbi vend. 27.07 – Më freskët, ...
Komentet te Të nxehtit arrin sot kulmin në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 40 gradë Janë të Mbyllura
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Nuk janë të rralla as rastet kur veturat godasin këmbësorët, qoftë në vendkalime apo edhe në pjesë të tjera. Kështu ka ndodhur të hënën, në rrugën “Zenun Çoçaj” në Prizren, ku një veturë e ka goditur një këmbësore, e cila ka pësuar lëndime të rënda. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka thënë se ...
Komentet te Vetura godet këmbësoren dhe e tërheq zvarrë disa metra, shoferi ikë – viktima dërgohet në QKUK Janë të Mbyllura