Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Skandaloze/ E dyshuara për vdekjen e 35-vjeçares ka të kryer shkollimin fillor, ishte rrobaqepëse

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë private në Malishevë. Për pasojë janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se ishte arrestuar mjeku Xhavit Karaxha dhe pronarja e ordinancës, Hanife Karaxha. Të njëjtëve sot u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria Themelore në Gjakovë. Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë, e dyshuara Hanife Karaxha ka të kryer shkollimin fillor ndërsa me zanat është rrobaqepëse. “Ndërsa sipas kërkesës për të pandehurën H. K., “Me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” në ...
Komentet te Skandaloze/ E dyshuara për vdekjen e 35-vjeçares ka të kryer shkollimin fillor, ishte rrobaqepëse Janë të Mbyllura

Pronari i objektit në Ulpianë i reagon Pecit: Mos shantazho, prona është e jona

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dje është paraqitur në një video para një objekti të njohur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ministri pretendon se objekti në fjalë, i cili është ngjitur me selinë kryesore të AAK-së, është tjetërsuar në pronë private. Ndaj kësaj video ka reaguar Yll Bogaj, i cili është pronar i objektit. Ai ka mohuar pretendimet e ministrit Pecil. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se objekti është pronë e tij dhe jo e Institutit të Bujqësisë. Pretendimet e ministrit, ai i ka quajtur shantazh publik. “Videoja shantazhuese e Faton Pecit, është vazhdimësi e shantazhit të tij publik që na është bërë tash e një ...
Komentet te Pronari i objektit në Ulpianë i reagon Pecit: Mos shantazho, prona është e jona Janë të Mbyllura

Haxhiu: Vazhdojnë skandalet në shëndetësi, dikush duhet të jap llogari për vdekjet e shumta në SHSKUK

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të vdekjes së një pacienti në Klinikën e Psikiatrisë, pasi dyshohet se ia vuri flakën dhomës në të cilën ndodhej.  Sipas deputetit të PDK-së, ky është një dështim i radhës dhe paaftësi në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor. Haxhiu ka pyetur se edhe sa raste e skandale duhet të nodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, duke theksuar se dikush duhet të japë llogari dhe përgjejgësi për këtë rast dhe shumë raste të tjera. Postimi i plotë: Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi. Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i ...
Komentet te Haxhiu: Vazhdojnë skandalet në shëndetësi, dikush duhet të jap llogari për vdekjet e shumta në SHSKUK Janë të Mbyllura

Mbrojtja e Shalës: Shumë persona ngurruan të flasin me ne

Lajme
Mbrojtja e Pjetër Shalës ka deklaruar se derisa kanë mbledhur provat në teren, kanë hasur në persona të cilët kanë ngurruar të flasin me avokatët lidhur me çështjen për të cilën akuzohet ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në konferencën përgatitore për mbrojtjen, avokati Mohamed Hedi Aouini ka thënë se shumë individë fillimisht kishin pranuar të takoheshin por pastaj kanë refuzuar diçka të tillë. Nga mbrojtja është thënë se shumë takime i kanë zhvilluar të natyrës informale, meqë kjo ishte mënyra e vetme për të marrë përgjigje nga persona të caktuar. “Shumë individë fillimisht pranuan të takoheshin me neve pastaj refuzuan të takoheshin me ne dhe kur shkon, udhëton, në ...
Komentet te Mbrojtja e Shalës: Shumë persona ngurruan të flasin me ne Janë të Mbyllura

Me kartelën e vjedhur kreu pagesa në disa lokale, ky është personi i arrestuar pasi Policia ia publikoi foton

Lajme
Pas publikimit të fotografisë nga Policia e Kosovës, ku kërkohej ndihma e qyterarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi që dyshohet për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”, njësitet përkatëse kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin, raporton Gazeta Sinjali.   Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për të dyshuarin Bekim Krasniqi, i cili është arrestuar të mërkurën pasdite, pasi Policia ra në në gjurmët e tij. Burimet brenda Prokurorisë kanë ëbrë me dije se Krasniqi po dyshohet se ka kryer blerje të ndryshme me një kartelë bankare të vjedhur, të cilën e kishte shfrytëzuar në së paku tri lokale ku ka kryer ...
Komentet te Me kartelën e vjedhur kreu pagesa në disa lokale, ky është personi i arrestuar pasi Policia ia publikoi foton Janë të Mbyllura

Të shtënat te rrethi i Çagllavicës: Gjendet vetura prej ku u gjuajt me armë, identifikohet një i dyshuar

Lajme
Të mërkurën pas mesnate, te rrethi i Çagllavicës janë dëgjuar të shtëna me armë në drejtim të një veture ku ndodheshin disa të rinj. I dyshuari po ashtu ishte në një veturë në lëvizje në momentin kur shkrepi armën, po që nuk arriti ta qëllojë asnjërin nga viktimat, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e para të 23 gushtit, kur Policia intervenoi në vendin e ngjarjes dhe gjeti tri gëzhoja. Siç mëson Sinjali, deri më tash është identifikuar një person që dyshohet të jetë i përfshirë në rast dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për B.Hasani. Ndërsa tre viktimat, ...
Komentet te Të shtënat te rrethi i Çagllavicës: Gjendet vetura prej ku u gjuajt me armë, identifikohet një i dyshuar Janë të Mbyllura

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Klinikën e Psikiatrisë: Pacienti dogji vet dhomën në të cilën vdiq

Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dalë me njoftim për rastin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Klinikën e Psikiatrisë, ku një pacient vdiq pasi dyshohet se ia vuri flakën dhomës në të cilën ndodhej. Zjarri u hap rreth orës 23:00, teksa vdekjen e viktimës e konstatoi ekipi mjekësor, raporton Gazeta Sinjali. Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se pacienti u ngufat nga tymi dhe përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësor për ta shpëtuar, ai vdiq. “Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë ...
Komentet te Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Klinikën e Psikiatrisë: Pacienti dogji vet dhomën në të cilën vdiq Janë të Mbyllura

Digjet Klinika e Psikiatrisë, dyshohet për një person të vdekur e disa të lënduar

Lajme Shëndetësi
Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar pas mesnate Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Siç mëson Demokracia.com, dyshohet se i vdekuri është një pacient, 63 vjeçar. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve dhe as dëmeve materiale. Po ashtu Demokracia.com mëson se mes të lënduarve ka edhe mjekë të klinikës. /Demokracia ...
Komentet te Digjet Klinika e Psikiatrisë, dyshohet për një person të vdekur e disa të lënduar Janë të Mbyllura

Ky është i dyshuari për therjen me thikë të 47-vjeçarit në Mitrovicë, dërgohet në paraburgim

Lajme
Pas dy ditësh në arrati, Policia ka arritur ta arrestojë dje personin që dyshohet për incidentin me thikë që ndodhi të dielën në Mitrovicë, ku një 47-vjeçar u plagos dhe pësoi lëndime të rënda. Për motive akoma të panjohura, viktima u sulmua në qendër të qytetit nga i dyshuari, i cili ka dalë sot para Gjykatës, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Visar Isufi, 25-vjeçar, ndaj të cilit është bërë edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe si rezultat i dyshuari është dërguar në paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji. Sipas informacioneve të ...
Komentet te Ky është i dyshuari për therjen me thikë të 47-vjeçarit në Mitrovicë, dërgohet në paraburgim Janë të Mbyllura

Sot i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçares që vdiq pasi nxorri një dhëmb në një ordinancë në Malishevë

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë private në Malishevë. Për pasojë janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 18.00 në varrezat e fshatit Ngucat. “NJOFTIM! Të nderuar bashkfshatarë, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i LEONORA SHALA (Gruaja e Faton Binak Shala) bëhet sot datë 23.08.2023 në ora 18.00 në varrezat e fshatit Ngucat. Zoti e shpërbleft me xhenet të ndjerënNgushëllime familjes Shala!”, thuhet në njoftim. Gazeta Sinjali ka raportuar ...
Komentet te Sot i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçares që vdiq pasi nxorri një dhëmb në një ordinancë në Malishevë Janë të Mbyllura