Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ky është 30 vjeçari që u gjet mbrëmë i vdekur në vendin e tij të punës

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali. Burri i vdekur është rreth të 30-ve, dhe ai u gjet mbrëmë rreth orës 21:00 në vendin e tij të punës nga një koleg dhe i afërm i tij. Rasti ka ndodh në rrugën Rrust Kabashi në Prizren, ndësa Gazeta Sinjali mëson nga burimet se 30 vejçari që mbeti i vdekur është Shpejtim Gashi nga komuna e Suharekës. Ndryshe, ende nuk dihet se si erdhi deri tek vdekja e të riut, por Policia që tashmë e ka konfirmuar rastin, ka nisur hetimet mbi shkakun e vdekjes. “Dje me ...
Komentet te Ky është 30 vjeçari që u gjet mbrëmë i vdekur në vendin e tij të punës Janë të Mbyllura

Prindërit ankohen, s’po munden të aplikojnë për libra për fëmijët nën 6 vjet

Lajme
Disa prindër po kanë probleme në aplikimin për subvencionimin e librave shkollorë për fëmijët e tyre. Kjo për shkak se platforma e-Kosova nuk po lejon aplikimin për fëmijët që janë nën moshën 6-vjeçare. Pas kësaj shumë prindër në rrjetet sociale i kanë shfaqur pakënaqësitë. Një prind ka thënë se fëmija i tij i mbush me 18 shtator, 6 vjet dhe kësisoj tani nuk po mundet që të aplikojë për të përfituar nga subvencionimi i librave. Ky nuk është rasti i vetëm, kur një fëmijë nën moshën 6 vjeçare nuk ka mundur, që të aplikojë për subvencionim të librave. Sipas një prindi, vajza e saj akoma nuk i ka mbushur 6 ...
Komentet te Prindërit ankohen, s’po munden të aplikojnë për libra për fëmijët nën 6 vjet Janë të Mbyllura

Musliu përgjigjet për “hetimet” ndaj Dejona Mihalit: Në shtator do të definohen shumë gjëra

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se qëndron prapa idesë së saj për hetimin e Dejona Mihalit përmes një Komisioni Hetimor parlamentar. Në një intervistë për Nacionalen, ajo është pyetur edhe në lidhje me mundësinë që të nisin këto hetime. Musliu ndërkaq, u përgjigj se në shtator do të definohen shumë çështje. “Shtatori do të jetë muaji i cili do të definojë shumë çështje të cilat janë aktualitet politik i muajve të fundit. I qëndroj mbrapa idesë sime që për Dejona Mihajlin duhet të iniciohet komision hetimor parlamentar, për të sqaruar fillimisht marrjen e shtetësisë së Kosovës duke marrë parasysh faktin që asaj i ishte ndaluar hyrja ...
Komentet te Musliu përgjigjet për “hetimet” ndaj Dejona Mihalit: Në shtator do të definohen shumë gjëra Janë të Mbyllura

Temperaturat deri në 34 gradë, parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Gjatë dy ditëve të fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell, me pak vranësira të lehta, të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor.     Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius. /Demokracia ...
Komentet te Temperaturat deri në 34 gradë, parashikimi i motit për fundjavë Janë të Mbyllura

MINT heq masën mbrojtëse antidamping për koncentratin e shpezëve dhe kafshëve nga Serbia

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim sot për ndërprerjen e masës mbrojtëse antidamping mbi sektorin e prodhimit të koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia. Ky vendim sipas MINT-it është marrë pas kërkesës së bërë nga Shoqata e Shpendarëve të Kosovës. “Sipas raportit të Komisionit Ndërqeveritar për Vlerësimin e Masave Mbrojtëse në Importe, thuhet se pas pranimit të kërkesës së Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës, për shfuqizim të masës përkatëse në fuqi, si dhe kërkesës së bërë nga ose në emër të prodhuesve vendor të Kosovës, kërkesë kjo për zgjerim të kodeve doganore në komplet kreun, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti i Tregtisë, në ...
Komentet te MINT heq masën mbrojtëse antidamping për koncentratin e shpezëve dhe kafshëve nga Serbia Janë të Mbyllura

Lutfi Haziri viziton Thaçin në Hagë

Lajme
Më 19 gusht, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së. Haziri ka vizituar Hashim Thaçin, i cili së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin tashmë, si ish-krerë të UÇK-së, po përballen me një proces gjyqësor për krimet e pretenduara të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Periskopi ka mësuar se Haziri së bashku me disa miq të tij e ka vizituar javën e kaluar Thaçin në Hagë, por deri më tani ende nuk ka komentuar asgjë rreth kësaj vizite, që duket se ka zgjedhur ta ruajë si private. Periskopi ka kontaktuar z. Haziri përmes telefonit për të pyetur rreth vizitës së tij, por ...
Komentet te Lutfi Haziri viziton Thaçin në Hagë Janë të Mbyllura

“Aplikimi do të jetë shumë i lehtë”, bllokohet linku për aplikim për librat shkollorë

Lajme
Është publikuar linku për aplikimin online për subvencionimin për librat shkollorë në platformën e-Kosova. Mirëpo brenda pak minutave platforma është bllokuar, kjo duke bërë vështirësi në aplikim. Nuk dihet nëse numri i madh i prindërve është kyçur në të njëjtën kohë dhe ka bërë që faqja të ketë vështirësi. Nga MASHTI kishin deklaruar se aplikimi do të jetë shumë i lehtë dhe i qasshëm. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Aplikimi do të jetë shumë i lehtë”, bllokohet linku për aplikim për librat shkollorë Janë të Mbyllura

Therja me thikë e 15-vjeçarit në Prizren, bien në pranga të Policisë dy të dyshuarit

Lajme
Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të përleshjes që ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku për pasojë një i mitur ka mbetur i therur me thikë. Të dyshuarit janë po ashtu të moshës së mitur dhe të njëjtit tashmë janë identifikuar. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë një 14-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët dje janë arrestuar. Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Ndryshe, viktima 15-vjeçar është dërguar plagosur gjatë përleshjes, duke pësuar disa plagë, që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditja me ...
Komentet te Therja me thikë e 15-vjeçarit në Prizren, bien në pranga të Policisë dy të dyshuarit Janë të Mbyllura

Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

Lajme
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë. Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. “Ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës (MFTP) mori vendim që ta ndryshoj Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Palujatshme ku gjatë procesit të amandamentimit nuk konsultoi fare Komunat e Republikës së Kosovës. Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga niveli qendror që të konsultohet sa i përket amandamentimit të këtij ligji sepse ky ligj i prek në mënyrë të drejpërdrejtë buxhetet e Komunave. ...
Komentet te Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë Janë të Mbyllura

Vlora Çitaku për Albulena Haxhiun: Neveritëse, shqetësuese, totalitare

Lajme
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dalë me një video ku akuzon Prokurorinë Speciale se nuk po merret me ata që kanë shkelur ligjin. Përmes videos së publikuar në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se auditori i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorim në dhënien e një prone në Vushtrri te një person fizik. “Në vitin 2020, ish ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtroi i burgjeve kishin dhënë pronën publike prej 2 hektarësh e 12 metra në shfrytëzim për 10 vite për person fizik. Sapo e kuptuam kërkuam nga auditori i ministrisë së Drejtësisë që ta auditojë procesin se si është dhënë prona publike në shfrytëizm te një person fizik, nga të ...
Komentet te Vlora Çitaku për Albulena Haxhiun: Neveritëse, shqetësuese, totalitare Janë të Mbyllura