Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Finalizimi i Udhëzimit Administrativ, Aliu: Disa qese të plastikës ndalohen e disa do të bëhen me pagesë

Lajme
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se falë finalizimit të Udhëzimit Administrativ, qeset e plastikës janë bërë me pagesë e disa do të ndalohen krejtësisht. Në një konferencë për medie së bashku me shefin për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, Aliu tha se ndalimi i qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron do të jetë i menjëhershëm, ndërsa do të lejohen vetëm qeset për fruta e që nuk do të kenë ato mbajtëset përmbi. “Me miratimin e udhëzimit administrativ për ambalazhet mbeturin i cili është miratuar në Qeveri dhe projektet që dalin nga ky udhëzim administrativ. Me eliminimin ...
Komentet te Finalizimi i Udhëzimit Administrativ, Aliu: Disa qese të plastikës ndalohen e disa do të bëhen me pagesë Janë të Mbyllura

Shkencëtarët thonë se vera e vitit 2023 ishte më e nxehta në histori

Lajme
Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian të publikuara të mërkurën. Periudha tre mujore nga qershori deri në gusht tejkaloi rekordet e mëparshme me një diferencë të madhe, me një temperaturë mesatare prej 16.8 gradë Celsius. Muaji i kaluar ishte gjithashtu gushti më i nxehtë i regjistruar globalisht, muaji i tretë radhazi për të vendosur një rekord të tillë pas qershorit dhe korrikut më të nxehtë ndonjëherë, tha BE të mërkurën. Gushti vlerësohet të ketë qenë rreth 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se mesatarja para-industriale për periudhën 1850-1900. Ndjekja e përpjekjeve për të kufizuar rritjen ...
Komentet te Shkencëtarët thonë se vera e vitit 2023 ishte më e nxehta në histori Janë të Mbyllura

Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

Lajme
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton se që nga data 1 shtator 2023, pas ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë dhe aktit respektiv normativ lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës. Nga ky lehtësim përfitojnë qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë, qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit si dhe qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri. Ambasada njofton se ky lehtësim nuk vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi. Lexoni të plotë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës: ...
Komentet te Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës Janë të Mbyllura

Ministrja Hajdari refuzon të përgjigjet për aksidentin, avokati fajëson Fakultetin Teknik për vonesën

Lajme
Ka kaluar një vit e gjysmë që kur ministrja Rozeta Hajdari u përfshi në një aksident trafiku, si pasojë e të cilit u lëndua një 9 –vjeçare, por ende nuk ka një epilog për këtë rast nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Derisa familja e 9-vjeçares ka frikë se rasti mund të parashkruhet për faktin se shkaktarja e aksidentit është ministre, vetë Rozeta Hajdari ka refuzuar të flasë për Kiks Kosovën nëse ka ndikuar ajo në zvarritjen e këtij rasti. Pas refuzimit të Hajdarit për t’u prononcuar lidhur me këtë rast, Kiks Kosova ka kontaktuar avokatin e saj, Shemdi Bunjaku. Ky i fundit mohon se kanë ndikuar në prolognimin ...
Komentet te Ministrja Hajdari refuzon të përgjigjet për aksidentin, avokati fajëson Fakultetin Teknik për vonesën Janë të Mbyllura

Axhami për Agim Idrizin: S’ka qenë subjekt i UÇK-së, por bashkëpunëtor i Serbisë

Lajme
Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Axhami, ka reaguar ndaj deklaratave të Agim Idrizit, dëshmitarit të Gjykatës Speciale të Kosovës, duke pohuar se nuk e ka quajtur kurrë tradhtar dhe ka këmbëngulur se Idrizi ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë. Axhami ka deklaruar se Idrizi ka marrë pjesë në ofensivën e fshatit të tij bashkë me ushtrinë serbe. “Me argumentu është zahmet me argumentu. Le të dalin një qytetar dhe pa marrë paraysh dikush që kam dhënë informacion për Agim Idrizin. Ky ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë. Me dokumentin që të gjithë qytetarët e komunës së Kaçanikut e njohin. Prej datës 8 mars është liruar nga shtabi i përgjithshëm i brigadës, me 19 ...
Komentet te Axhami për Agim Idrizin: S’ka qenë subjekt i UÇK-së, por bashkëpunëtor i Serbisë Janë të Mbyllura

Emmerson e zë gushtë dëshmitarin e 22-të, Abrahams e pranon gabimin: Nuk shkuam te Liqeni

Lajme
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, e ka djersitur dëshmitarin e 22-të të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Gjykatën Speciale, Frederick Abrahams, i cili edhe sot ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë. Nga pyetjet e Emmersonit, dëshmitari në fjalë i ka pranuar gabimet e tij. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se informatat i ka pasur nga burimet serbe dhe nuk i kishte hetuar e konfirmuar në mënyrë të pavarur. Kur Emmerson e pyeti se pretendimet e tij a i kishte marrë nga pala serbe, përgjigjja e Abrahams ishte “Po”. “S’kemi bërë hetime në tërësi. E kam përmendur këtë, por nuk është reflektuar në mënyrë ...
Komentet te Emmerson e zë gushtë dëshmitarin e 22-të, Abrahams e pranon gabimin: Nuk shkuam te Liqeni Janë të Mbyllura

I dyshuari për vrasjen në Prizren: Ishte e momentit, ata më kanë sulmuar mua dhe më goditën veturën

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, në seancën dëgjimore Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin Aziz Gashi, i cili po dyshohet për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren, derisa i dyshuari ka shprehur keqardhje për rastin që ka ndodhur. “Me vjen keq ajo çka ka ndodhur se nuk e kisha bo, po se ajo është gjatë momentit, por është problemi se ata më kanë sulmuar edhe mua edhe kerrin, nuk i kam sulmu unë. Që 10 vjet kam probleme me ta, ma shumë 5-6 vjet…unë jam sulmuar nga tre persona, ma poshtë ata jetojnë. Dashta me thanë se mvjen keq qajo që ...
Komentet te I dyshuari për vrasjen në Prizren: Ishte e momentit, ata më kanë sulmuar mua dhe më goditën veturën Janë të Mbyllura

Hoti: Qeveria Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës – sot s’ka dialog për njohje, por vetëm themelim të Asociacionit

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dëmtuar procesin e dialogut. Sipas Hotit, sot nuk ka më dialog për njohje, por vetëm për themelim të Asociacionit dhe për zgjedhjet në katër komunat veriore. Tutje ai ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës, dhe ka çimentuar një statu quo të re e cila ka krijuar pasiguri për të ardhmen dhe më nuk ka hapsirë manovrimi. “Fatkeqësisht, Qeveria Kurti e ka dëmtuar procesin e dialogut në mënyrë të pakthyeshme, siç i ka dëmtuar edhe shumë procese të tjera. Për shkak të veprimeve të gabuara që në fillim të mandatit, ...
Komentet te Hoti: Qeveria Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës – sot s’ka dialog për njohje, por vetëm themelim të Asociacionit Janë të Mbyllura

Udhëzimi që nuk udhëzon | Osmani shkel Kushtetutën nëse shpallë votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të veriut

Lajme
As Kushtetuta e Kosovës dhe as Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk ia japin Presidentit të Republikës së Kosovës kompetencën për të shpallur votimin për largimin e kryetarit të ndonjë komune nga funksioni. Sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale, i pari i shtetit mund të shpallë vetëm datën për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe datën për Zgjedhjet Lokale. E drejta për të shpallur datën e mbajtjes së Zgjedhjeve për Kuvend i është dhënë me nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës (Kompetencat e Presidentit), shkruan Demokracia.com. Ndërkaq, në nenin 4 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale i është dhënë edhe e drejta për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale. Në të ...
Komentet te Udhëzimi që nuk udhëzon | Osmani shkel Kushtetutën nëse shpallë votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të veriut Janë të Mbyllura

A i humb Kosova deri në 500 milionë euro pas masave të BE-së? Kurti përsërtit se vendi po “vuan”

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe një herë ka përsëritur se vendi po vuan nga masat e vendosura nga Bashkimi Evropian pas situatës në veri. Në një intervistë së fundi, ai është pyetur nëse vendi mund t’i humbasë deri në 500 milionë euro nga fondet evropiane, megjithatë, shefi i Qeverisë nuk u përgjigjë direkt, por deklaroi që grantet dhe huatë janë në rrezik. Në një intervistë të publikuar sot, por të realizuar gjatë javës së kaluar për “Tv Slovenia”, derisa po qëndronte në Forumin e Bledit, njëra prej pyetjeve që iu bë kryeministrit Kurti ishte kjo: “Kritikët ju akuzojnë se Kosova do të humbasë deri në 500 milionë euro nga ...
Komentet te A i humb Kosova deri në 500 milionë euro pas masave të BE-së? Kurti përsërtit se vendi po “vuan” Janë të Mbyllura