Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun, duke lënë të vdekur qindra persona dhe ndërtesa të shkatërruara, raporton The Guardian. Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, magnituda e këtij tërmeti ishte 6.8 dhe kishte epiqendrën në Malet Atllas. Ministri i Punëve të Brendshme të Marokut ka thënë se së paku 296 persona kanë vdekur më provincën afër epiqendrës së tërmetit. 153 të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët po trajtohen nëpër spitale. Në disa pamje të publikuara në rrjetin social “X”, i njohur më herët si Twitter, shihen ndërtesa duke u shembur e banorët të cilët janë në panik total. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pamje kur ndërtesat shemben nga tërmeti në Marok – VIDEO Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Që nga 8 dhjetori kur Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të realizojë një super-ekspertizë në rastin kur ministrja Rozeta Hajdari dyshohet se goditi me veturë një fëmijë, nuk është mbajtur asnjë seancë lidhur me këtë rast. Avokati i 9-vjeçares, Florim Shefqeti, thotë se minstrja Hajdari ka kërkuar ekspertizë të re. “Deklarata e ministres ka qenë se gjoja ajo është e dëmtuara dhe fëmija iu ka vërsul në veturë dhe meqë kanë dalë videot është vërtetura e kundërta”, ka thënë Shefqeti për Insajderin. Tutje ai ka thënë se gjatë grumbullimit të provave as nga ana e policisë as nga ana e prokurorisë nuk është vërtetuar se a ...
Komentet te “Ministrja pretendon se është e dëmtuar, pamjet e tregojnë të kundërtën” – avokati i fëmijës që Hajdari e goditi me veturë flet për zvarritje të procesit Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ftuar në FRONTAL të autorit Arsim Lani ka folur për betejën për drejtësi që ka nisur ndaj ministres së Drejtësisë, pasi ministrja Albulena Haxhiu në një emision televiziv ka pretenduar se Deliu-Kodra i ka marrë mbi 2000 mijë euro edhe pse nuk ka shkuar në Komision për Kompenzimin e viktimave të Krimit. Deliu-Kodra ka thënë se s’bëhet fjalë për asnjë keqpërdorim dhe se në mbledhjet e atij Komisioni ka shkuar gjithmonë, përveç në rastet kur takimet kanë rastisur të jenë në të njëjtën kohë me seancat plenare të Kuvendit të Kosovës. “ S’bëhet fjalë për asnjë keqpërdorim. Unë thash që janë ...
Komentet te Deliu-Kodra: Albulena Haxhiu ka 900 ditë si ministre pa asnjë sukses, po merret me mua duke më linçuar Janë të Mbyllura
Ka ndërruar jetë Shaha Bytyqi, gruaja e ish-ministrit të arsimit, Shyqiri Bytyqi. Lajmin e ka dhënë zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate. “Njoftojmë shokët, miqtë dhe dashamirët se varrimi i bashkëshortes, nënës e motrës tonë, Shaha Bytyqi, do të bëhet nesër, e shtunë, 9.9.2023, në ora 13:00, në varrezat e qytetit Dragodan, Prishtinë. Njëherësh ju njoftojmë se e pamja do të jetë e hapur tri ditë, duke filluar nga dita e diel, më 10.9.2023, nga ora 09:00-17:00 në Hotel “Grand”, Prishtinë. Me mall e kujtojnë përgjithmonë bashkëshorti Shyqi, djemt Frymzimi, Egzoni, nusja Qëndresa, motra Valdetja dhe vëllezërit Arsimi e Gëzimi”, shkruan ish-ministri në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E dhimbshme, ish-ministrit Bytyqi i vdes gruaja në moshë të hershme Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjakovës, ku në një objekt banesor në rrugën ‘Xhevat Hoxha’ katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këputjes së kavosë së ashensorit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se katër viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, saktësisht prindërit dhe dy fëmijë të moshave 2 dhe 1-vjeç. Çifti bashkëshortor kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ku edhe po vazhdojnë trajtimin nën përkujdesjen e mjekëve, ndërsa fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është arrestuar përgjegjësi i objektit ku ka ndodhur incidenti, i cili dyshohet se nuk ksihte marrë masa ...
Komentet te Këputet kavoja e ashensorit në një objekt në Gjakovë, lëndohen rëndë dy persona Janë të Mbyllura
Agjencia Kosovare e Privatizimit sot me asistim të njësive speciale të Policisë së Kosovës kanë qëndruar në Zubin Potok tek objekti i fabrikës “Ivo Lola Ribar”. Në derën hyrëse të këtij objekti AKP kanë lënë edhe një njoftim në gjuhën serbe, ku thuhet se prona në fjalë është pronë e ndërmarrjes shoqërore “Lola Alati” në likuidim dhe se është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Gjithashtu është thënë se çdo përpjekje për qasje të paautorizuar në këtë pronë do të konsiderohet vepër penale dhe se AKP do të marrë masat e nevojshme nëse dikush tenton të ketë qasje të paautorizuar në objekt. “Njoftojmë se kjo hapësirë biznesi është pronë ...
Komentet te Ky është njoftimi që e la AKP te objekti i Fabrikës në Zubin Potok ku shkoi me polici Janë të Mbyllura
Venera Çerkini po i shijon në maksimum përfitimet që ia sjellë pushteti i tezakes së saj, presidentes Vjosa Osmani. Pas avancimeve të vazhdueshme, Venera Çerkini sot është emëruar edhe Zëvendësuese e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që drejtohet nga Faton Peci i partisë Guxo, një prej njerëzve më të afërt të Vjosa Osmanit. Demokracia.com e ka siguruar vendimin për emërimin e tezakes së presidentes Osmani në pozitën e re. LAJME DOKUMENT | Tezaken e Vjosa Osmanit, Peci tash e bën edhe zëvendësuese të sekretarit të ministrisë Demokracia 12:24 | 08 Shtator 2023 SHARE: Venera Çerkini po i shijon në maksimum përfitimet që ...
Komentet te DOKUMENT | Tezaken e Vjosa Osmanit, Peci tash e bën edhe zëvendësuese të sekretarit të ministrisë Janë të Mbyllura
Një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, e dhënë në prezencë të presidentes Vjosa Osmani, ka zbuluar një detaj të rëndësishëm, por që nuk është pranuar nga drejtues të institucioneve të Kosovës. Albin Kurti e ka mbajtur të fshehur dakordimin e tij që Policia e Kosovës për aksionet e saj në veriun e Republikës së Kosovës, duhet të konsultohet me NATO-n, respektivisht trupat e saj në Kosovë, KFOR-in. “Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, çfarëdo zbarkimi FSK në veri kërkon miratimin e KFOR-it. Dhe presim në kohë konsultim për çfarëdo veprimi të Policisë dhe FSK që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë”, njoftoi Stoltenberg, ...
Komentet te Reduktimi i sovranitetit në veriun e Kosovës | Si e mbajti Kurti të fshehur se për aksionet e Policisë do të konsultohet me KFOR-in dhe si e ringjalli fuqishëm EULEX-in? Janë të Mbyllura
“Zoja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret” – Deputetja e PDK-së padit Albulena Haxhiun për shpifje
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka ushtruar padi ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Deliu Kodra ka bërë me dije se sot ka dorëzuar në Gjykatë padinë ndaj Haxhiut, të cilën e akuzon për shpifje. “Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti”, shkroi ajo. Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës, ministrja Haxhiu ka akuzuar deputeten e PDK-së ...
Komentet te “Zoja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret” – Deputetja e PDK-së padit Albulena Haxhiun për shpifje Janë të Mbyllura
Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Bordit, Besnik Boletini, i cili gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën ka thënë se merr informacione që punëtorët shkojnë në punë me pizhame dhe minifunde, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, SPRTK e ka quajtur skandaloze deklaratën e Boletinit, duke thënë se është fyerje për rreth 800 punonjës të RTK-së. Sindikata ka kërkuar që Boletini ta lirojë menjëherë postin e kryetarit të Bordit të RTK-së. “Ky është skandali i dytë mbrenda pak kohësh i kryetarit të Bordit, Besnik Boletini në raport me të punësuarit e RTK-së. Gjatë procesit të konkursit për njërën ...
Komentet te “Punëtorët vijnë me pizhame e miniqa”/ Sindikata e RTK-së: Besnik Boletini ta lirojë menjëherë postin e kryetarit të Bordit Janë të Mbyllura