Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Çitaku: Kurti po sillet si një opozitar i papërgjegjshëm, jo si kryeministër i vendit

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Kurti po sillet si një opozitar i papërgjegjshëm. “Kurti fatkeqësisht po vazhdon të sillet si një lider i papërgjegjshëm opozitar dhe jo si kryeministër i vendit, edhe një lider opozitar nuk do të duhej të sillej kështu”, tha Çitaku. Ajo tutje tha që fati i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është terësisht i vogël me fatin e Kosovës. “Kosova është më e madhe se fati individual i secilit prej nesh”, tha ajo. Çitaku ka pranuar që kanë pasur mospajtime me ndërkombëtarët por që ajo tha ato i kanë diskutuar në forume të ndryshme, nëpermjet kanaleve të mbyllura. ...
Komentet te Çitaku: Kurti po sillet si një opozitar i papërgjegjshëm, jo si kryeministër i vendit Janë të Mbyllura

“Është mbushur kupa”, edhe Donika Gërvalla e akuzon Lajçakun se po e favorizon Serbinë

Lajme
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila gjendet në SHBA, e ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për favorizim të Serbisë në kuadër të dialogut. Gërvalla-Schwarz në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur se “është mbushur kupa” nga favorizimi i Lajçak ndaj Serbisë pas takimit në Bruksel javën që shkoi.   “Lajçak, nuk është hera e parë kur ai është treguar tërësisht i njëanshëm në një proces dialogu, në të cilin BE duhet të sigurohej të jetë i paanshëm. Ne disa herë e kemi shprehur pakënaqësinë tonë në mënyrë interne rreth faktit se si Lajçak e udhëheq këtë dialog dhe javën e kaluar është ...
Komentet te “Është mbushur kupa”, edhe Donika Gërvalla e akuzon Lajçakun se po e favorizon Serbinë Janë të Mbyllura

Muriqit i është kthyer besimi te Mallorca

Sport
Te skuadra e Mallorcas mund të shihen sinjale pozitive pas fitores së parë këtë edicion në La Liga. Pas fillimit të zbehtë dukej se Mallorca do të kishte vështirësi në kampionat. Dhe tani pikërisht rezultatet janë ato që duket se kanë ndryshuar gjërat për të mirë te kjo skuadër. Pavarësisht fitores se parë, te Mallorca problemet ende janë evidente dhe nuk mund të anashkalohen. Të ardhurit ende duhet të përshtaten, mbrojtja të përmirësohet dhe mesfusha duhet të bëjë një hap përpara që ekipi të rritet. Pavarësisht mangësive të Mallorcas, zgjidhja kërkohet te tri pikët në secilën ndeshje. Protagonisti i fitores së parë të Mallorcas pas dy barazimeve dhe dy humbjeve ...
Komentet te Muriqit i është kthyer besimi te Mallorca Janë të Mbyllura

“Agjent i Serbisë”, Sadri Ramabaja braktis edhe një studio televizive, del duke akuzuar -Video

Lajme
Sadri Ramabaja, analisti i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, ka bërë edhe një dalje të stilit të tij nga studiot televizive. Nëpërmjet një video-lidhje në mediumin shqiptar ‘Euronews Albania’, Ramabaja s’e çon deri në fund debatin dhe largohet duke e akuzuar për “agjent të Serbisë” analistin tjetër, Fatmir Shehollin. Ky nuk është veprimi i vetëm i pa hijshëm i Ramabajës nëpër paraqitje televizive. Ai kishte lëshuar studion e ‘Pressing’ në T7 pas ballafaqimit me gazetarin Parim Olluri, me gjuhë fyese. Momenti kur Ramabaja lëshon studion në Euronews (minuta 09:45):   Demokracia ...
Komentet te “Agjent i Serbisë”, Sadri Ramabaja braktis edhe një studio televizive, del duke akuzuar -Video Janë të Mbyllura

Kurti se thotë asnjë fjalë për deklaratat e BE-së dhe akuzat e tij kundër Lajçakut

Lajme
Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar t’i komentojë deklarimet e BE-së lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe akuzat e tij kundër të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Edhe pse është ndalur kur gazetarët i kanë shtruar pyetje lidhur me këtë, ai ka folur vetëm për projektin nëpërmjet të cilit 99 përfaqësues të bizneseve kanë nënshkruar kontrata për përkrahje nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Kurti bashkë me ministrin Nenad Rashiq, ka marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre kontratave dhe pas saj nuk ka pranuar të flasë lidhur me qëndrimet e fundit të zyrtarëve të BE-së. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka ...
Komentet te Kurti se thotë asnjë fjalë për deklaratat e BE-së dhe akuzat e tij kundër Lajçakut Janë të Mbyllura

Mbyllja e rrugës “Rexhep Luci”, autoambulancës i pamundësohet intervenimi për ndihmë ndaj qytetarit

Lajme
Me vendim të Komunës së Prishtinës është bllokuar rruga “Rexhep Luci” në kryeqytet. Në këtë rrugë është planifikuar që të mos ketë kalim të veturave por të shndërrohet në rrugë për këmbësorë, shkruan Lajmi.net. Por kjo po shkakton jo pak telashe për banorët dhe bizneset që operojnë aty. Gjatë ditës së sotme një qytetar ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa autoambulanca nuk ka mundur të intervenojë. Autoambulanca është dashur që të kthehet mbrapa dhe të intervenojë për të kaluar nga sheshi./Demokracia ...
Komentet te Mbyllja e rrugës “Rexhep Luci”, autoambulancës i pamundësohet intervenimi për ndihmë ndaj qytetarit Janë të Mbyllura

Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarat për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin në Fushë Kosovë

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy të dyshuara për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, raporton Express. Sipas Policisë, të arrestuara janë një 64-vjeçare me inicialet N.M dhe një 56-vjeçare me inicialet N.H. Ato dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. “Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; • ...
Komentet te Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarat për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi në Gjilan gjobitet me 150 euro dhe i merret leja për 3 muaj

Lajme
Një shofer në Gjilan është gjobitur sot pasi ka tejkaluar në vijë të plotë. Me këtë veprim, sipas policisë, ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Shoferi është gjobitur me 150 euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes. Njoftimi i plotë: Tejkalim në vijë të plotë Gjilan, 19 shtator 2023 Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ...
Komentet te Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi në Gjilan gjobitet me 150 euro dhe i merret leja për 3 muaj Janë të Mbyllura

PDK: Presidentja Osmani dhe Qeveria Kurti shkelën për herë të dytë Kushtetutën

Lajme
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar pas dekretimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar këtë ligj muajin e kaluar. Gruda, në një konferencë për media, tha se ky është një akt i paprecedentë i mashtrimit publik dhe shkelje e qëllimshme e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për të gjitha autoritetet publike në Kosovë. “Me këtë akt, fatkeqësisht, edhe presidentja e Kosovës e cila e ka dekretuar këtë ligj, ka bërë shkelje të Kushtetutës, duke iu bashkuar kështu shkeljeve të vazhdueshme që bën Qeveria. Pasi nuk kanë arritur ...
Komentet te PDK: Presidentja Osmani dhe Qeveria Kurti shkelën për herë të dytë Kushtetutën Janë të Mbyllura

Ndërmjetësi evropian në dialog, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilët ka biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Takimi është zhvilluar në New York. Lajçak ka thënë janë në të njëjtën linjë në lidhje me zhvillimet dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. “Kishim darkë mes miqsh të mirë në New York me Chollet dhe Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në platformën X. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës. Nga BE-ja nuk kishte ndonjë reagim rreth akuzave të Kurtit, por në anën tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi. “Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, u tha në përgjigjen e DASH për Zërin e Amerikës.

Lajme
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku evropian kërkon që Kosova dhe Serbia “pa vonesa” të nisin zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. “Ajo se çfarë duam ne, çfarë kërkojmë është nisja e zbatimit bazuar në propozimin tonë, pa vonesa të mëtejme, dhe kjo përfshin edhe obligimin për të dyja palët që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura më herët në dialog”, tha Borrell. Ai këto komente i bëri gjatë një konference për media pas takimit joformal në Nju Jork me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Në këtë takim ai ka informuar ministrat për rundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ...
Komentet te Ndërmjetësi evropian në dialog, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilët ka biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Takimi është zhvilluar në New York. Lajçak ka thënë janë në të njëjtën linjë në lidhje me zhvillimet dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. “Kishim darkë mes miqsh të mirë në New York me Chollet dhe Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në platformën X. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës. Nga BE-ja nuk kishte ndonjë reagim rreth akuzave të Kurtit, por në anën tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi. “Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, u tha në përgjigjen e DASH për Zërin e Amerikës. Janë të Mbyllura