Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin dje Policia e Kosovës e “nxorri me fytyrë” nga humnera që kishte rënë si pasojë e politikës së tij, sot e dje i lavdëroi ata për profesionalizmin e treguar. Por, veç pak vite më parë, Albin Kurti i veshur me petkun e opozitarit, s’kursente fjalët më të këqija dhe përçmuese për policët kosovarë, shkruan Demokracia.com. Ai e deklaronte Policinë e Kosovës të vdekur për së gjalli. “Po a e dinë ku unë e kam pa që në njëfarë mënyre kjo Policia jonë ka vdekë për së gjalli. Tetë mijë policë i kemi. A është ashtu? Shoktë e tyne ua dënuan. Asnjë polic nuk ...
Komentet te “Policia ka vdekur për së gjalli”, “S’kanë asnjë gram patriotizëm”, “I shikojnë muskujt në pasqyrë”, “S’ka shpresë për këtë polici” – deklaratat skandaloze të Albin Kurtit për Policinë e Kosovës -Video Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, duke u bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. “Sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që të shkaktojnë tensione të mëtutjeshme dhe të rikthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Blinken përmes një deklarate. Në orët e hershme të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të ...
Komentet te Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës: Kosova dhe Serbia të rikthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE Janë të Mbyllura
Arbenita Bunjaku, vajza e policit të vrarë në veri të dielën e 24 shtatorit, nga formacionet kriminale ka folur nën lot dhe pikëllim në mbledhjen komemorative në nder të babait të saj. Ajo ka thënë nuk e di si të jetoj pa heroin e saj, i cili i mësoi gjithçka, vetëm të jetojë pa të nuk e mësoi. “Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk ...
Komentet te “Nuk e di si të jetoj pa heroin tim”, nën lot flet vajza e policit të vrarë në veri Janë të Mbyllura
Një fotografi po qarkullon në rrjetet sociale ku besohet se është terroristi i katërt i vrarë, trupi i të cilit u gjet sot në malet e Zveçanit. Demokracia.com raportoi pak më parë se policia e ka gjetur trupin e pajetë të terroristit të katërt. Ndërsa këtë lajm, e konfirmoi edhe Prokuroria e Shtetit përmes zëdhënësit të saj, Ekrem Lutfiu i cili njoftoi se trupi i viktimës është gjetur 1.5 kilometra larg vendit të ngjarjes. /Demokracia.com/ ...
Komentet te Po raportohet: Kjo është fotografia e terroristit që u gjet sot i vrarë! Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet gjatë ditës me këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, bëjnë të ditur burime nga Brukseli. Sipas këtyre burimeve, në takim do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky takim i jashtëzakonshëm pason një sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, të dielën, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic. Sulmuesit janë të kombësisë serbe. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi është kryer në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe se ka edhe të lënduar. ...
Komentet te Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania e Italia, në takim edhe Escobari – pas vrasjes së policit në veri Janë të Mbyllura
Ambasada amerikane në Prishtinë, ka ulur në gjysmë-shtizë flamurin amerikan, në nderim të policit dëshmor Afrim Bunjaku. ‘Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur 25 shtatorin Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. Ne iu bashkohemi institucioneve të Kosovës në nderim të policit Afrim Bunjaku. Sot, flamuri jonë, është në gjysmë-shtizë në nderim të tij, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. /Demokracia ...
Komentet te Flamuri amerikan në gjysmë-shtizë te Ambasada: Në nderim të policit Afrim Bunjaku Janë të Mbyllura
Sot në kampin “Enver Zymeri” do të bëhet publik armatimi i konfiskuar nga grupi terroristë dje në Zveçan. Mediumi “Gazeta Neutral” ka publikuar pamje nga armatimi i konfiskuar, shkruan Demokracia.com Nga pamjet shihet se terroristët e kishin edhe rekuizita me logo të “KFOR”-it. Nga armatimi i konfiskuar shihet se ata kishin plane ende për të krijuar kriza më të mëdha brenda territorit të Kosovës. “Tre sulmues mbetën të vrarë në operacionin e sotëm në Banjskë, ndërsa u arrestuan gjashtë persona – dy prej tyre sulmues dhe katër të tjerë që e mbështetën sulmin me radio-lidhje”, bëri të ditur dje ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Sipas tij, dy nga ...
Komentet te Terroristët do të përdornin edhe logon e “KFOR”-it | Publikohet armatimi i konfiskuar – ky ishte plani i tyre -Video Janë të Mbyllura
Një ditë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe sulmit nga një grup terrorist, i përbërë prej rreth 30 vetave, situata në fshatin Banjskë të Zvecanit paraqitet më e qetë. Policia e Kosovës edhe sot ka bllokuar hyrje-daljet në këtë fshat. Demokracia.com nga institucionet e sigurisë ka mësuar se edhe sot pjesëtarët e Policisë kanë vazhduar të gjejnë armatim nëpër shtëpitë e fshatit, por edhe nëpër rrugë, i cili është lënë gjatë ikjes së terroristëve. Ndryshe, dje pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë vrarë tre sulmues serbë, gjashtë të tjerë janë arrestuar dhe dy janë të plagosur. Po ashtu, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një arsenal të madh ...
Komentet te Policia vazhdon të gjejë shumë armë nëpër shtëpitë dhe rrugët e Banjskës Janë të Mbyllura
Gazetat gjermane raportojnë lajmin për një përplasje të përgjakshme mes disa ‘tipave’ të armatosur dhe policisë së Kosovës. Vlerësohet se ky është kulmi i tensionit në muajt e fundit dhe konflikti më i ashpër i viteve të fundit. “Pas vrasjes së një polici të Kosovës nga banditë të maskuar në veri të Kosovës, kërcënon një përshkallëzim i ri pas disa javësh paqësore”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung. Gazeta citon atë që dihet për shkëmbimin e zjarrit në afërsi të Banjskës në veri të Kosovës, si dhe vlerësimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se ishte “terrorizëm”. Gazeta doli në shtyp para konferencës për shtyp të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. “Atmosfera në ...
Komentet te Shtypi gjerman: Gjendja është tepër e rrezikshme në Kosovë Janë të Mbyllura
Një natë pas situatës së rëndë që ndodhi në veri të Mitrovicës, klerikët fetarë serb janë parë pranë stacionit të policisë tek 92-shi në Prishtinë. Tre klerikë shihen tek hyrja e stacionit policor në qendër të Prishtinës në orët e para të së hënës, raporton Indeksonline. Ardhja e tyre në Prishtinë me siguri lidhet me fatin e pelegrinëve që u përdorën nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit. Klerikët poashtu pritet të përgjigjen edhe për manastirën e Bansjkës që u përdor dje si strehë për terroristët dhe se si një objekt fetar u shëndrrua edhe si depo armësh./Demokracia ...
Komentet te Klerikët serbë shihen tek stacioni policor në qendër të Prishtinës Janë të Mbyllura