Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, është diagonstikuar me leukemi akute dhe për shërimin e sëmundjes kërkohen 130 mijë euro, të cilat ajo dhe familja e saj nuk ka mundësi t’i përballoi. Bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli, ka publikuar një thirrje për ndihmë në shërimin e Qëndresës. Ismajli, në një njoftim në rrjetin social Facebook, ka thënë se bashkëshortja e tij aktualisht ndodhet në një spital në Turqi. Ai ka publikuar diagnozën e sëmundjes me të cilën vuan Qëndresa, nënë e dy fëmijëve (dy vjeç dhe dy muajsh). “Familja jonë nuk i ka mundësitë financiare për përballimin e shpenzimeve të mjekimit të Qëndresës, ndaj apelojmë te të gjithë të ...
Komentet te Nëna 26-vjeçare është diagonstikuar me leukemi, ka nevojë për ndihmë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një ditë pas ngjarjeve të djeshme mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe grupeve terroriste serbe, ku pati të vrarë, të plagosur dhe të arrestuar, situata e përgjithshme në Bajnskë të Zveçanit sot është e qetë dhe pa tensione. Një autoblindë me policë është duke qëndruar gjatë tërë kohës tek udhëkryqi i rrugës që të çon në drejtim të manastirit të Bajnskës, aty ku u zhvilluan luftimet të dielën, ndërsa askush nuk po lejohet të lëvizë në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe gazetarët. Mësohet se operacionet e policisë në kërkim të terroristëve në këtë zonë po vazhdojnë. Automjetet e EULEX-it, sikur edhe ato të Policisë së Kosovës, e nganjëherë ...
Komentet te Situatë e qetë në Banjskë, vijon operacioni policor Janë të Mbyllura
Është varrosur me ceremoni shtetërore, polici Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit. Me nderime të larta shtetërore është varrosur polici i vrarë të dielën në veri, Afrim Bunjaku. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, e drejtori i Policisë Gazmend Hoxha. Ndër të tjerë në ceremoni kanë qenë prezent edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori i Francës Oliver Guerot e ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj. Në ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Kuvendit si dhe kryetarë të komunave. ...
Komentet te Me nderime të larta varroset heroi i Kosovës Afrim Bunjaku Janë të Mbyllura
Mediat të pavarura ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiq, po analizojnë edhe një ditë pas ngjarjeve në Veri konferencën e shefit të shtetit serb. Sipas portalit “Nova”, pas 17 orësh heshtje, mesazhi i Vuçiqit i ka zënë të gjithë në befasi: ai ua vuri fajin serbëve të Veriut për atë që ndodhi. Për 17 orë Beogradi zyrtar heshti për sulmin terrorist në fshatin Banjska, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën katër serbë. Sytë e serbëve të Kosovës, sipas mediumit “Nova”, gjatë gjithë kohës ishin të drejtuar nga autoritetet serbe, duke kërkuar ndonjë informacion. Më pas presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se ata janë përgjegjës për ...
Komentet te Mediat në Serbi: 17 orë heshtje pastaj Vuçiq ua la fajin serbëve në Veri Janë të Mbyllura
Udhëtarët e linjës Dusseldorf – Beograd, nuk kanë lejuar aterrimin e aeroplanit në Prishtinë të dielën, nga paniku i madh, ka raportuar gazetari i njohur kroat, Zoran Kusovac. Siç ka shkruar ai, aeroplani i “Eurowingsit” nuk ka mundur të aterronte në Beograd për shkak të stuhisë dhe i ishte dhënë urdhri që të aterronte në Prishtinë. “Pasi dëgjuan për destinacionin e ri, pasagjerët, shumica serbë, u çmendën. Ekuipazhi alarmoi kapitenin për mundësinë e trazirës dhe fluturimi u kthye drejt Budapestit”, ka shkruar ai në Twitter. Kusovac ka publikuar edhe fotografinë që tregon riorientimin e aeroplanit. Të dielën, veriu i Kosovës u përcoll me tensione gjatë tërë ditës. Në orët e ...
Komentet te Udhëtarët serbë në panik, s’e lejuan aterrimin e aeroplanit në Prishtinë Janë të Mbyllura
Manastiri i Deçanit sot ka bërë një shkrim të gjatë në profilin zyrtar në platformën “X” ku kanë potencuar se po bëhen shumë lajme të pavërteta rreth armatimit të gjetur në Banjskë . Sipas Manastirit të Deçanit “bazuar në burimet ndërkombëtare nuk janë gjetur armë brenda Manastirit të Banjskës dhe në pronat e tij”. Megjithatë një postim i tillë nuk gjendet më në faqen e Manastirit të Deçanit në platformën “X”. Gazeta Express ka arritur që ta ruaj një “screenshot” të këtij postimi. Ndërkohë, në një konferencë të mbajtur për media nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe nga Drejtori i Policisë së Kosovës, është konfirmuar se armatim ...
Komentet te Manastiri i Deçanit fshinë postimin ku thoshte se “s’u gjetën armë brenda Manastirit të Banjskës” Janë të Mbyllura
Milan Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017, sipas dokumentit të prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në një konferencë për media, Svelça tha se ky dokument është gjetur në një nga veturat e konfiskuara në aksionin e zhvilluar në Zveçan, kundër grupit terrorist. “Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiq që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetari i Listës Serbe e tashmë e dimë që Lista Serbe është ngushtë e bashkërenduar me Vuçiqin. Harta e këtij plani është ...
Komentet te Çka përmban dokumenti i Radojçiqit,i cili u gjet gjatë aksionit në veri? Janë të Mbyllura
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shefi i BE-së, Tomas Szunyog e Rifat Jashari janë në mesin e shumëve që po marrin pjesë në varrimin e policit të vrarë të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjakut. Në varrim janë duke marrë pjesë edhe figura të tjera të larta si ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Përndryshe, Afrim Bunjaku u vra dje nga grupet serbe kriminale në mëngjesin e djeshëm në Banjskë të Zveçanit./Demokracia ...
Komentet te Hovenier, Szunyog e Rifat Jashari të pranishëm në varrimin e policit të vrarë Janë të Mbyllura
Operacioni i suksesshëm për parandalimin e një sulmi terrorist i Policisë së Kosovës nga një grup kriminal serb prej përreth 30 personave të armatosur rëndë riktheu epitetin e ‘heronjve’ për zyrtarët policorë. Megjithatë, epitetet vlerësuese policëve nuk po u kryejnë punë. Atyre ju mungojnë jelekët e rinj anti-plumb, këpucët e reja e shtesat e rrezikshmërisë. Para disa ditësh u raportua për dështim të tenderit për furnizim me jelekë anti-plumb, pas dy vitesh zvarritje. Gjykata e Tenderëve gjeti shkelje të Ligjit të Prokurimit në tenderin që prej katër milionë eurosh, duke e rikthyer disa herë në rivlerësim. OSHP-ja këtë vit i dha të drejtë operatorit ekonomik ‘Sodex Group’ në ankesën e ...
Komentet te Heronj pa kushte – policia pa jelekë anti-plumb, pa shtesa të rrezikshmërisë, këpucë… Janë të Mbyllura
Politikani ekstremist serb, Misa Vacic, po pretendon se në veri të Republikës së Kosovës gjatë ditës së diel janë vrarë 9 terroristë dhe janë plagosur shumë të tjerë. Në një shkrim në platformën “X”, Vacic ka thënë se “Fatkeqësisht ky numër nuk është final” dhe sipas tij “Serbia nuk duhet të mbetet pa reagim ndaj kësaj masakre brutale ndaj të rinjve serbë”. Narrativë të njejtë ka përdorur edhe presidenti serb Aleksander Vucic gjatë takimit që ka pasur me ambasadorin e Rusisë, duke thënë se Kosova “Po kryen spastrim etnik”. Ndërkohë nga e gjithë bota kanë dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga grupi kriminal që kishte shfrytëzuar Manastirin e ...
Komentet te Politikani ekstremist serb pretendon se janë vrarë 9 terroristë dhe plagosur shumë të tjerë në veri Janë të Mbyllura