Trupat e pajetë të 20 civilëve janë parë në një rrugë të vetme, në qytetin Bucha, afër Kyivit, raporton CNN, transmeton Gazeta Express. Pamje të rënda të civilëve të vrarë janë publikuar nëpër media, duke u bërë testamenti i terrorit rus në Ukrainë. Pamjet janë shpërndarë vazhdimisht sot gjatë ditës në media botërore e nga organizata dhe figura publike mbarë botën. Ukraina këtë e ka quajtur gjenocid. Mykhailo Podolyak, këshilltar nga Presidenca ukrainase, i cili është edhe pjesë e ekipit negociator të Ukrainës, i ka rishpërndarë fotografitë të dielën, duke e quajtur këtë “masakër të planifikuar” Në këto pamje, shihet një burrë, të cilit i janë lidhur duart nga prapa. ...
Komentet te Pamjet më të rënda: Rruga mbushet me trupat e civilëve të vrarë, Ukraina e quan ‘masakër të planifikuar’ Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kërcënimet e shumta të bëra ndaj drejtoreshës së shkollës së mesme në Gjakovë kanë bërë që ajo të largohej nga shtëpia e saj duke u ndjerë e rrezikuar. Mes këtyre thirrjeve ka pasur edhe të tilla që ajo të sulmohet me acid, derisa fushata e linçimeve në rrjetet sociale është bërë e egër dhe masive. Familjarët e Florentina Gjergjaj, i kanë thënë gazetës Nacionale se ajo po ndihet plotësisht e pasigurt për shëndetin e saj. Javën e kaluar u paraqit një fotografi që shkaktoi debat të madh në publik. Në shkollën e Mesme Teknike ”Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ishte vendosur një shenjë ku tregonte se ndalohej mbulesa e vajzave brenda ...
Komentet te Kërcënimet dhe neglizhenca e autoriteteve shtyjnë drejtoreshën Gjergjaj që me fëmijë të ikë nga Gjakova Janë të Mbyllura
Tiramisunë tradicionale me siguri që të gjithë e njihni dhe e keni provuar. Kjo ëmbëlsirë Italianë në shumë pak kohë është kthyer në një traditë mbarëbotërore. Shija e veçantë e biskotave, kafes dhe kremit është perfekte për të mbyllur vaktet apo për të shoqëruar çajin pasditeve. Në këtë artikull, j’ua lehtëson pak punën me këtë ëmbëlsirë me një mënyrë të re përgatitje. Torta tiramisu është më e lehtë në përgatitje, e pasur me fruta dhe plot shije. Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj në vetëm disa hapa. Përbëresit 7 kokrra vezë 7 lugë gjelle miell 7 lugë gjelle sheqer 1 lugë kafeje gjalpë Për sherbetin 700 ...
Komentet te Torta tiramisu, plot ëmbëlsi dhe shije Janë të Mbyllura
Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj morën vëmendjen e të gjithëve ditën e premte pasi të dyja njoftuan se do të publikonin këngë. Fillimisht ishte Bora ajo e cila njoftoi se në orën 20:00 do të publikonte këngë me titull “Nuk jam si ti” e më pas edhe Beatrix njoftoi se kishte gati këngën “As unë si ti”. Pasi ora shënoi 20:00, Bora publikoi disa video ku tregoi se kjo ishte një shaka për 1 Prillin, gjë që pritej Por edhe Beatrix duket se ka bërë të njëjtën gjë duke publikuar një pjesë nga kënga e re, që nuk ka lidhje me titullin “As unë si ti”, por përkundrazi quhet “Më ...
Komentet te Pas ”rrenave” të Beatrixës dhe Borës, vjen reagimi i papritur nga Donaldi Janë të Mbyllura
Këshilltari presidencial në Ukrainë, Segey Nikiforov, tha për BBC-në se trupat ruse, që janë larguar nga rajoni i Kievit, janë dërguar në Bjellorusi për t’u përgatitur që ta rinisin një ofensivë në lindje të Ukrainës. “Ata po tërhiqen nga veriu. Tani po i përqendrojnë përpjekjet e tyre për ta sulmuar lindjen, për ta rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, tha ai, transmeton REL. Më herët, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po dëshiron që ta marrë kontrollin e jugut dhe lindjes së Ukrainës. ...
Komentet te Ukraina: Forcat ruse po rigrupohen për ta sulmuar Donbasin Janë të Mbyllura
Marrëdhënia e Vetëvendosjes me pushtetin nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë përkundër ardhjes në pushtet para më shumë se një viti. Kjo parti, duket se nuk po ia del të ambientohet në rolin e ri dhe po mallëngjehet shpesh me të bërit opozitë, çka po i shkakton telashe të shumta. Partia e drejtuar nga Albin Kurti ka pushtet institucional të jashtëzakonshëm për rrethanat tona politike. Pas fitores me 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Vetëvendosje i mori të gjitha pozitat më të pushtetshme shtetërore, mundësi të cilën nuk e ka pasur asnjë parti politike më herët. Sidoqoftë, nuk kanë munguar rastet kur nga pozita pushteti ...
Komentet te Malli për të qenë opozitë: Videospoti që bëri VV-ja e Prishtinës një ditë pasi takuan Albinin është fshirë Janë të Mbyllura
Rritja e numrit të vrasjeve në Kosovë po krijon një ambient të pasigurt për qytetarët e saj, e kjo pasiguri sa vjen e rritet kur kryerësit e vrasjeve nuk mbahen përgjegjës për vrasjet e kryera apo kur dënimi i kryerësve të vrasjeve po merr vite të tëra deri në një epilog final. Mos trajtimi adekuat i këtyre rasteve dhe brenda një afati optimal po shkakton konsekuenca negative jo vetëm te familjarët e viktimave nga këto procese por edhe te të gjithë qytetarët, e cila situatë po ndikon negativisht në besimin e tyre në sistemin e drejtësisë, por edhe në jetesën e tyre në një ambient të qetë e të sigurt. ...
Komentet te 10 vrasjet më të rënda në Kosovë për të cilat drejtësia nuk po mund t’i gjejë fajtorët Janë të Mbyllura
Një votues në Serbi, e ka prishur fletëvotimin për President, ndërsa lart në të e ka shkruar emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në një fletëvotim, në të cilin është supozuar të votohet një nga kandidatët për President/e të Serbisë, është shkruar emri i kryeministrit Kurti. Pjesa tjetër e fletës së votimit duket e shkarravitur. Në Serbi, sot votohet për zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë edhe Beogradin./Periskopi ...
Komentet te Një votues në Serbi e shkruan emrin e Albin Kurtit në fletëvotimin për president (FOTO) Janë të Mbyllura
Mbi territorin e Kosovës gjatë javës së parë muajit prill do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm, kështu bënë të ditur Prishtina Weather. Sipas saj është dita e hënë ajo që do të jetë më e ftohtë kurse përmirësim i motit pritet menjëherë ditën e mërkurë duke shkuar kështu temperaturat deri në 20 gradë celsius, gjatë ditë së premte. “Mot i ndryshueshëm po parashihet për javën e parë të muajit prill. Fillimisht me më shumë vranësira, por pa mundësi të mëdha për të reshura. Në aspektin termik mbetet më ftohtë ditën e hënë, e deri të mërkurën temperaturat në rritje, kur edhe pritet të ketë më shumë diell”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te Deri në 20 gardë celsius temperaturat gjatë javës së parë të prillitc Janë të Mbyllura
Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG) në Serbi, Pavlle Grboviq, është sulmuar sot. Grboviqit siç raportojnë mediat në Serbi, i është përplasur koka për muri para qendrës së votimit Nova Galenika në Beograd, përcjell Klankosova.tv. Video e këtij momenti është publikuar në rrjete sociale. Linku i videos: https://www.instagram.com/n1srbija/?utm_source=ig_embed&ig_rid=03bd35b3-3fa8-411f-b974-0c2add296a15 ...
Komentet te Sulmohet politikani i njohur serb, ia përplasin kokën për muri (VIDEO) Janë të Mbyllura