Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Adriana Matoshi shfaqet në Kuvend më e bukur se kurrë, pas ndarjes nga Keith

ShowBiz
Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, po merr pjesë sot në seancën parlamentare ku po diskutohet për disa projektligje. Ajo u pa e buzëqeshur duke komunikuar me disa deputetë tjerë. Së fundmi, Matoshi ka marrë shumë vëmendje pas ndarjes nga partneri i saj, Keith, i cili tha për aktoren se po kalon në një kohë të vështirë. ...
Komentet te Adriana Matoshi shfaqet në Kuvend më e bukur se kurrë, pas ndarjes nga Keith Janë të Mbyllura

Braziliani i martuar me nëntë gra shprehet i pikëlluar pasi njëra prej tyre po ia kërkon ndarjen

Rajoni dhe Bota
Një burrë i martuar me nëntë gra ka deklaruar se është ‘i pikëlluar dhe i befasuar’ pasi njëra prej tyre dëshiron të ndahet duke thënë se po ‘i mungon monogamia’. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, modeli, Arthur O Urso, ishte veçse i martuar me gruan e parë Luana Kazaki kur u bë temë pasi shkëmbeu betimet me tetë gra të tjera në një ceremoni vitin e kaluar, që e përshkroi si një “protestë kundër monogamisë”. Shërbimi, që u mbajt në Sao Paulo, Brazil, nuk ishte diçka e ligjshme, pasi poligamia është e paligjshme në vend. Megjithatë, tani një nga gratë, e identifikuar vetëm si Agatha, dëshiron të largohet nga ...
Komentet te Braziliani i martuar me nëntë gra shprehet i pikëlluar pasi njëra prej tyre po ia kërkon ndarjen Janë të Mbyllura

Von der Leyen dhe Borrell shkojnë në Ukrainë për ta takuar Zelenskyn

Rajoni dhe Bota
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, do të udhëtojnë për në Kiev këtë javë për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas raportimeve për krime lufte nga trupat ruse në Bucha. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Bashkimit Europian, Eric Mamer, përmes një njoftimi në Twitter. “Presidentja von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell do të vizitojnë Kievin këtë javë për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, përpara ngjarjes së të shtunës “Stand Up For Ukraine” në Varshavë”, ka shkruar Mamer në Twitter. Lajmi vjen pas bisedimeve të zhvilluara në mes presidentes së Komisionit Europian dhe ...
Komentet te Von der Leyen dhe Borrell shkojnë në Ukrainë për ta takuar Zelenskyn Janë të Mbyllura

Don Xhoni ndahet nga e dashura ruse, reagimi i saj konfirmon gjithçka

ShowBiz
Reperi i njohur, Don Xhoni është komentuar shpeshherë në media rozë për lidhjen e tij me modelen ruse, Ariana Lirey. Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, dyshja konfirmuan lidhjen e tyre përmes një foto, ku shiheshin në Dubai. Mirëpo, duket se çifti janë ndarë dhe këtë e ka konfirmuar modelja, e cila ka shkruar në Instagram: “Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, mesazh të cilin e ka bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer. “Përkushtimi që unë ta dhashë ty nuk krahasohet as me qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenarë për veten tënde”, ka shtuar ajo më tej. Dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete ...
Komentet te Don Xhoni ndahet nga e dashura ruse, reagimi i saj konfirmon gjithçka Janë të Mbyllura

Tentim vrasje në Klinë, e gjuajnë me armë derisa po lëvizte me veturë

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim vrasje në Klinë. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. /Telegrafi/     ...
Komentet te Tentim vrasje në Klinë, e gjuajnë me armë derisa po lëvizte me veturë Janë të Mbyllura

Trupa të shtrirë në tokë: Pamjet satelitore demantojnë pohimet e Rusisë për masakrën e Buças

Lajme
Pamjet e reja satelitore nga ‘Maxar Technologies’ tregojnë që trupat e civilëve të vrarë në Buça kanë qenë të shtrirë në rrugë për javë të tëra, përfshirë kohën kur fshati ishte nën kontrollin e Rusisë, shkruan CNN, përcjell Periskopi. Si përgjigje ndaj pamjeve të Buças të shtunën, Ministria e Brendshme e Rusisë kishte thënë se videoja ishe ‘false’ dhe ‘e montuar’. Ministria kishte thënë se videot, fotografitë dhe dyshimet për krime të luftës ishin “një tjetër provokim”. “Gjatë kohës kur lokacioni ishte nën kontrollin e forcave të armatosura ruse, as edhe një resident lokal nuk është prekur nga aksionet e dhunshme”, deklaronte Rusia. Por pamjet satelitore kundërshtojnë pohimet e Rusisë: ...
Komentet te Trupa të shtrirë në tokë: Pamjet satelitore demantojnë pohimet e Rusisë për masakrën e Buças Janë të Mbyllura

Punësimi i aktivistëve të VV-së, KEK thotë se po i përcjellin ‘pretendimet publike’ për shkeljet në konkurs

Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës [KEK] nuk ka treguar nëse do të anulohet konkursi për 150 pozita pavarësisht raportimeve se aty u punësuan persona me libreza partiake të Vetëvendosjes dhe familjarë të të punësuarve aktual në KEK. Në një njoftim për media, nga KEK, kanë thënë se vetëm po i përcjellin, siç u janë referuar raportimeve, ‘pretendimet publike’ lidhur me shkeljet ‘eventuale’ në rekrutimin për pozitat e punës. “Pavarësisht faktit se KEK ka bërë përpjekje për të respektuar kriteret e shpalljes publike si dhe dispozitat ligjore të Ligjit të Punës në fuqi dhe detyrimeve ligjore të dala nga aktet nënligjore për çështjen e rekrutimit të punëmarrësve, KEK është duke përcjellë me ...
Komentet te Punësimi i aktivistëve të VV-së, KEK thotë se po i përcjellin ‘pretendimet publike’ për shkeljet në konkurs Janë të Mbyllura

A e dini pse hotelet nuk kanë dhomë me numër 420?

Uncategorized
A keni vënë re ndonjëherë që numrat e dhomave në disa hotele shkojnë nga 419 direkt në 421? Ose, ndoshta ju ka ndodhur të shihni një dhomë me numër 419+1 dhe nuk e keni idenë pse? Nuk është një praktikë e përhapur, por disa operatorë hotelesh kanë shmangur tërësisht numrin e dhomës 420 për shkak të lidhjes së saj me kanabisin dhe shqetësimeve që ndodhin ndonjëherë në dhomat e numëruara si të tilla. Në Australi dhe në pjesë të tjera të botës, dashamirësit e kanabisit festojnë 20 Prillin ose (ose 4:20 ose 4/20 si ditën ku festohet pirja e duhanit dhe marijuanës. Pse përdoruesit e kanabisit festojnë ditën e marijuanës ...
Komentet te A e dini pse hotelet nuk kanë dhomë me numër 420? Janë të Mbyllura

Ja çfarë ndodh nëse telefonin e fikni çdo ditë nga 1 orë

Teknologji
E keni menduar ndonjëherë ç’mund të ndodhë nëse e fikni për një orë të plotë celularin para se të bini për të fjetur? Pas një eksperimenti të tillë të kryer së fundmi, u vu re se ata që e fikën telefonin para se të shtriheshin për të fjetur patën ndryshime të dukshme krahasuar me të tjerët. Cilësia e stilit të jetës u përmirësua dhe pas javës së parë, thanë se ndiheshin më të lumtur. Përse? Duke qenë se varësia për ta patur gjithnjë para syve telefonin filloi të binte, këta njerëz nisën të kishin më shumë në kontrroll jetën e tyre. Si rezultat ata nisën të bënin një zgjedhje- një ...
Komentet te Ja çfarë ndodh nëse telefonin e fikni çdo ditë nga 1 orë Janë të Mbyllura

I riu shqiptar ndahet dy muaj pas dasmës, kamermanit ia kthen kasetën, ia lyp paratë

Kuriozitete
Një ngjarje e çuditshme por edhe komike ka ndodhur së fundmi në Elbasan, raporton “Abc News”. Një çift janë martuar në Nëntor, por kjo nuk ka zgjatur shumë. Dyshja janë ndarë në Janar dhe dhëndri ka vendosur të rikuperojë një pjesë të shpenzimeve. Ai është paraqitur në studion e dasmave me kasetë në dorë duke i thënë kameramanit se kishte ardhur t’ia kthente. Në këmbim, i riu i ka kërkuar kthimin e parave pasi martesa e tij kishte dështuar. Kameramani nuk ia ka kthyer paratë sepse puna ishte bërë dhe nuk mbante përgjegjësi për raportin e çiftit me njëri-tjetrin.   ...
Komentet te I riu shqiptar ndahet dy muaj pas dasmës, kamermanit ia kthen kasetën, ia lyp paratë Janë të Mbyllura