A e dini pse hotelet nuk kanë dhomë me numër 420?

- in Uncategorized

A keni vënë re ndonjëherë që numrat e dhomave në disa hotele shkojnë nga 419 direkt në 421? Ose, ndoshta ju ka ndodhur të shihni një dhomë me numër 419+1 dhe nuk e keni idenë pse?

Nuk është një praktikë e përhapur, por disa operatorë hotelesh kanë shmangur tërësisht numrin e dhomës 420 për shkak të lidhjes së saj me kanabisin dhe shqetësimeve që ndodhin ndonjëherë në dhomat e numëruara si të tilla.
Në Australi dhe në pjesë të tjera të botës, dashamirësit e kanabisit festojnë 20 Prillin ose (ose 4:20 ose 4/20 si ditën ku festohet pirja e duhanit dhe marijuanës.

Pse përdoruesit e kanabisit festojnë ditën e marijuanës më 20 prill dhe në orën 16:20? Më poshtë disa teori:

Është dita kur Bob Marley vdiq. Kjo nuk eshte e vertete; ai vdiq më 5 nëntor. As 20 prilli nuk është ditëlindja e tij, por është ditëlindja e Adolf Hitlerit (historianët mbeten të ndarë për shkallën e konsumimit të drogave të këqija nga lideri nazist).

Është kodi i radios së policisë për “tymosja e drogave të këqija”. Por sërish teori e rremë. Policia këmbëngul se 420 nuk do të thotë absolutisht asgjë. I referohet numrit të përbërjeve kimike në marijuanë. Nuk është e vërtetë pasi thuhet se janë 315.