Një përdorues i kësaj platforme nga Beogradi, që është prezantuar si ish-aktor dhe tekstshkrues i këngëve, ka publikuar një video duke bërë thirrje për vrasjen e Vuçiq. Ai ka publikuar fotografi të kosës, që sipas B92 simbolizon vdekjen, me përshkrimin “Për Aleksandar Vuçiq”, të shoqëruar gjithashtu me një këngë të titulluar “Je i vdekur”. “Je i vdekur, thika është e gjatë, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vij te dera”, është teksti i kësaj kënge.Sipas raportimeve, menjëherë pas kërcënimit, Prokuroria në Beograd ka urdhëruar organet e sigurisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, për ta identifikuar kryesin e këtij sulmi ndaj Presidentit të Shtetit, ...
Komentet te ‘Je i vdekur, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vijë te dera’: Kërcënohet Vucic Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Disa të burgosur kanë vendosur të rrëfehen në televizion për eksperiencat e gabuara të jetës. Ata tashmë shprehen të penduar dhe presin lirimin nga burgu për të rifilluar jetën nga e para. Me veprimet e tyre ata ja hoqën vetes lirinë. Shumë prej tyre prej vitesh kalojnë jetën në qelitë e errëta të burgut. Mes pendesës dhe fajit ata ndajnë copëza kujtimesh nga jeta e tyre. Në burg netët duken më të gjata dhe më të ftohta. Aty mund të bashkëbisedosh vetëm me veten, por është rasti më i mirë që të pendohesh dhe të reflektosh. Shumica nga ta pretendojnë se vrasjet por edhe grabitjet i bënë për të mbrojtur ...
Komentet te Vrasje e grabitje, rrëfimet e atyre që po i kalojnë vitet në Burgun e Dubravës Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sonte në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, transmeton Gazeta Metro. Nuk dihet se si ky aksident mund të ketë ndodhur ende, por në foton e mëposhtme shihet që një person është i shtrirë në rrugë. Po i njëjti duket se ka marrë ndihmën nga ambulanca. Ende nuk dihet saktë se sa persona janë të lënduar./Gazeta Metro ...
Komentet te Aksident i rëndë në Duhël të Suharekës: Shihet personi i shtrirë në rrugë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për RTP, Televizionin Publik Portugez. Kryeministri Kurti ndër të tjera ka folur edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE. Sipas Kurtit, bashkëpunimi i ngushtë ushtarak mes Rusisë dhe Serbisë në vitet e fundit duhet të konsiderohet me kujdes. Kurti tha se armatimi që Rusia i ofron Serbisë nuk është për parada, por për konflikte. Ai beson se sa më shpejt të integrohet Kosova, aq më e sigurt do të bëhet zona. “Kosova duhet t’i bashkohet NATO-s. Kosova duhet t’i bashkohet BE-së”, ka thënë Kryeministri Kurti. Kurti i kushtoi vëmendje bashkëpunimit të ngushtë ushtarak të Serbisë dhe Rusisë. “Kremlini po ...
Komentet te Kurti për televizionin portugez: Armatimi i Serbisë nga Rusia nuk është për parada, por për luftëra Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ofendoi me gjuhë jo të hijshme në konferencën e sotshme gazetaren e mediumit tonë “Periskopi”, Besarta Hoti. Gazetarja Hoti e pyeti në lidhje me punësimin e motrës së tij në Ministrinë e Bujqësisë. Por, Sveçla zgjodhi ofendimet për t’i ikur pyetjes. Ai ofendoi gazetarën duke thënë se “po merret me budallaliqe”. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari i njohur, Zekirja Shabani i cili ka kritikuar gjuhën e ministrit. “Nuk ka pyetje ‘budallice’, ka vetem pergjigje ‘budallice”, ka shkruar Shabani. Në lidhje me gjuhën e ministrit ka reaguar edhe Agjencia e Gazetarëve të Kosovës duke e quajtur të papranueshme sjelljen e Sfeqles./Periskopi/ ...
Komentet te S’ndalen kritikat kundër gjuhës së Ministri Sveçla, gazetari i njohur: S’ka pyetje budallice, vetëm përgjigje budallice Janë të Mbyllura
Një ditë më parë, çmimi për një litër naftë ishte 1.55 euro, ndërsa aktualisht çmimi i naftës për litër është 1.59 e në disa vende 1.58 euro. Madje, çmimet e furnizimit me naftë po dallojnë nga kompanitë e ndryshme të derivateve në vend. Gjatë së enjtës çmimi për një litër naftë ishte 1,55 euro, ndërsa nje dite me pas litra e saj shkoj deri 1.59 euro, e në disa vende 1 cent më pak. Përderisa në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka filluar të bie, në Kosovë nuk po ndodhë e njejta, raporton T7. E njëri prej qytetarëve në Prishtinë këtë rritje po e arsyeton me situatën ku eshte perfshirë ...
Komentet te Rritet çmimi i naftës në Kosovë, kërkohet inspektim më i madh Janë të Mbyllura
Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në Zllakuqan të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, teksa ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20. “Viktima është plagosur me armë dhe është dërguar në Emergjencën e Pejës, por pas pak kohësh mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. I dyshuari është në kërkim. Policia menjëherë ka arritur që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar në rastin”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/ ...
Komentet te Vritet një person në Zllakuqan të Klinës, arrestohen tre të dyshuar Janë të Mbyllura
Për çdo pranëverë, malet e fushat e Kosovës i kaplon zjarri duke shkaktuar dëmë të konsiderueshme natyrore. Njëjtë është edhe këtë vit. Javë më parë u lajmërua për djegien e maleve në Kamenicë e në vende të tjera të Kosovës. Këtë të premte, zjarri e ka kapluar edhe malet ndërmjet Aqarevës dhe Klinës, shkruan Gazeta Nacionale. Siç shihet në video, zjarri që po djegë malet është i madh. Ende nuk dihet nëse njësitet e zjarrëfikësve kanë dalur në vend të ngjarjes për të ndalur zjarrin. Po ashtu nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin./Nacionale ...
Komentet te Digjet mali në Klinë, nuk dihet shkaktari Janë të Mbyllura
Trupat ruse kanë kapur rob gjatë luftës në Ukrainë dhe ushtarakë të NATO”. Lajmi u bë me dije nga Andrei Klimov, zv/presidenti i Komisionit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Senatin rus. “Tashmë kemi të burgosur në mesin e personelit ushtarak të vendeve të NATO-s, të gjitha këto do t’i tregojmë kur të bëjmë gjyqe dhe e gjithë bota do të shohë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”. Klimov shton se së bashku me trupat ukrainase ata luftojnë mercenarë nga Azia, Afrika, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, duke kujtuar se ata nuk janë ushtarakë dhe për këtë arsye i nënshtrohen ligjit ndërkombëtar./Express ...
Komentet te Senatori rus: Kemi kapur rob dhe ushtarakë të NATO’s Janë të Mbyllura
Dafina Zeqiri, këngëtarja e famshme shqiptare dje ka festuar ditëlindjen e 33-të. Ajo përmes disa videove në InstaStory ka ndarë momente nga dita e saj e veçantë bashkë me partnerin e saj Dj Geek. Dafina shihet mjaft e lumtur duke festuar në Londër, ku edhe ka postuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram, e me anë të disa vargjeve ka falenderuar të gjithë për urimet. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura dhe prekëse të ditëlindjes. Ju dua përgjithmonë”, u shpreh ajo. ...
Komentet te Dafina Zeqiri përkrah partnerit, ndan imazhe të ditëlindjes me publikun Janë të Mbyllura