Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Serbia vazhdon marshet në mbështetje të Rusisë, përmendet edhe Kosova

Lajme
Masakrat dhe vrasjet ndaj civilëve që po ndodhin në Ukrainë, si dhe rreshtimi i Perëndimit kundër Rusisë, nuk po i pengon serbët që të mbushin sheshet e Beogradit për të mbështetur Vladimir Putinin. Mijëra njerëz që mbanin flamuj rusë e serbë dhe mbanin fotografi të presidentit rus Vladimir Putin marshuan nëpër Beograd të premten për të protestuar ndaj mbështetjes së Serbisë për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Demonstrata, e organizuar nga grupi i ekstremit të djathtë anti-imigrues, Patrulla Popullore, u mblodh në monumentin e Carit rus Nikolai II në qendër të Beogradit dhe prej andej shkoi në ambasadën ruse duke brohoritur, “Serbët dhe ...
Komentet te Serbia vazhdon marshet në mbështetje të Rusisë, përmendet edhe Kosova Janë të Mbyllura

E tepron mërgimtari, thyen rëndë rregullat e trafikut në Gjilan (Video)

Lajme
Një shofer ka shkelur rëndë të gjitha rregullat e trafikut. Ai është hasur duke ndërruar korsinë jo në vendkalimet e caktuara e as në trotuar, por mbi hapësirë të gjelbëruar. Rasti ka ndodhur në rrugën “Lufta e Gjilanit 44” në Gjilan. Mërgimtari nga Cyrihu si dukt nuk e ka pasur fare problem të bëjë një shkelje të tillë në vendlindjen e tij, raporton Indeksonline. Më poshtë pamjet: https://www.facebook.com/watch/?v=1665703643776032 ...
Komentet te E tepron mërgimtari, thyen rëndë rregullat e trafikut në Gjilan (Video) Janë të Mbyllura

Oriola provokon sërish. Ksaj radhe i “Qon” këmbët

ShowBiz
Bukuroshja shqiptare para disa ditëve e fillojë edhe zyrtarisht sezonin e bikineve, ku pozoi në bikine. Mbrëmë ajo është shfaqur me një fustan të zi, ku përsëri vë në pah format e saj trupore. Megjithatë, ajo ju sugjeron fansave që fokusin ta kenë diku tjetër. “Jepi një vajze këpucët e duhura dhe ajo do te pushtoje boten!”, ka shkruar ajo poshtë fotografive. ...
Komentet te Oriola provokon sërish. Ksaj radhe i “Qon” këmbët Janë të Mbyllura

Kapen mijëra euro false për 24 orë në Kosovë

Lajme
Mijëra euro fals janë kapur në Kosovë për 24 orë. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. Kartmonedha më e falsifikuar sërish del të jetë ajo 100 euroshe, por gjithashtu është regjistruar edhe një rast i një kartmonedhe 500 euroshe. Këto janë rastet: · Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 15.04.2022 – 09:35. Ankuesja femër kosovare zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, rasti vazhdon të hetohet. · Rr. Bill Klinton, Prishtinë 08.04.2022 – 17:00-18:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një klient i dyqanit të saj i ...
Komentet te Kapen mijëra euro false për 24 orë në Kosovë Janë të Mbyllura

Ky është veterani i UQK’s që vdiq sot në aksident (Emri – Foto )

Lajme
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor, Suharekë-Duhël, mes tri veturave. Në këtë aksidenti tragjik me makinë, ka ndërruar jetë ish veterani i UÇK-së Bexhet Isuf Zekolli. Si pasojë e këtij aksidenti, një nga shoferët ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Dy shoferët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore, bën me dije policia. “Njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë. ...
Komentet te Ky është veterani i UQK’s që vdiq sot në aksident (Emri – Foto ) Janë të Mbyllura

Nëse shihni diçka të tillë, largohuni menjëherë

Kuriozitete
Ndonjëherë forca e mahnitshme e natyrës mund të jetë shumë shkatërruese dhe nuk fal askënd që del në rrugën e saj. Kur ju filloni ta ndjeni natyrën rreth jush, ajo bëhet gati për një surprizë. Kohët e fundit, duke kaluar pyjet e dendura të Hungarisë, në qytetin e qetë të Pilish u shfaq një mjegull e dendur akulli. Në fillim çdo gjë dukej normale, megjithatë, situata doli të jetë më tepër e rrezikshme se ajo që kishte parashikuar shërbimi Meteorologjik hungarez. Kur kjo mjegull, e njohur zakonisht si “vdekja e bardhë” kaloi nëpër pyjet malore të Hungarisë, temperaturat mesatare filluan të bienin ndjeshëm. Mjegulla zbriti duke vrarë çdo gjë që ...
Komentet te Nëse shihni diçka të tillë, largohuni menjëherë Janë të Mbyllura

U shemb muri dhe e zuri poshtë duke punuar, si humbi jetën Shqiptari tragjikisht (Emri)

Lajme
Një 39-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë tragjikisht dje në Trento të Italisë teksa po punonte në një ndërtesë që po rinovohej. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është Sandër Cerri. Sipas hetimeve paraprake mendohet se një pjesë muri ka rënë mbi punëtorin shqiptar para shkollave Manzoni ku kishin nisur rinovimet nga një kompani ndërtimi në Mezzolombardo. Ai u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë brenda disa orësh pasi kishte marrë dëmtime shumë të rënda në kokë. Cerri ishte me origjinë nga Durrësi dhe ishte martuar prej 13 vitesh, raportojnë mediet italiane. Së bashku me familjen ai jetonte në Mezzolombardo. Fillimisht shqiptari kishte jetuar në fshat dhe kishte punuar ...
Komentet te U shemb muri dhe e zuri poshtë duke punuar, si humbi jetën Shqiptari tragjikisht (Emri) Janë të Mbyllura

23 vjet nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në Kukës çdo 16 prill përkujtohet eksodi biblik i më shume se 500 mijë shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike e që gjetën strehën dhe mikëpritjen e bujarisë së qytetarëve dhe kuksianëve. Data 16 prill simbolizon karvanin më të madh të të shpërngulurve me zanafille Mitrovicën , Zerxen e Rahovecit dhe pikëmbërritjen në Kukës. Ndërkohë përveç të shpërngulurve ...
Komentet te 23 vjet nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës Janë të Mbyllura

Policia e Kosovës sulmohet sërish në veri me mjete shpërthyese

Lajme
Policia e Kosovës është sulmuar sot sërish në veri të Kosovës. Rasti ka ndodhur më saktësisht në Sharpej të Jarinjes ku kanë ndodhur dy shpërthime nga mjete të dyshuara piroteknike, shkruan lajmi.net. Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. “Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka ...
Komentet te Policia e Kosovës sulmohet sërish në veri me mjete shpërthyese Janë të Mbyllura

Kosovarit i dalin telashe me qurat dhe quranin që bleu, dënohet me katër muaj burgim me kusht

Kuriozitete
I akuzuari B.M., është dënuar me katër muaj burgim me kusht pasi në shkurt të 2016-ës, kishte blerë tri qura dhe një quran, të cilat paraprakisht ishin vjedhur. Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, dënimi ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet nëse ai në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale. Ky aktgjykim është shpallur më 20 tetor të vitit të kaluar, nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Edita Çanta, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndërkaq, i dëmtuari A.K. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil. Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se prokuroria të akuzuarin B.M. e ka akuzuar për vjedhje, ...
Komentet te Kosovarit i dalin telashe me qurat dhe quranin që bleu, dënohet me katër muaj burgim me kusht Janë të Mbyllura