Policia në Auburn Hills, Michigan, tha se një nga oficerët e tyre mori një “urdhër kërkimi” për një kosh plehrash në lagje gjatë fundjavës. Kur e kapi një “bandit” të fshehur atje, ai nuk e fshehu habinë e tij. Në faqen zyrtare të policisë në Facebook është publikuar video në të cilën një polic vjen te koshi dhe troket në të, e cila brenda pak kohësh është bërë hit. “Banditi u dorëzua pa incidente”, thanë ata me shaka./telegrafi ...
Komentet te Polici mori urdhër për kontroll në koshin e plehrave, befasohet nga ajo çfarë gjeti në të Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për Kabinetin e Qeverisje së Mirë, duke shtuar se drejtues i saj do të jetë kryetari i partisë Memli Krasniqi. Tutje, Deliu-Kodra tha se janë duke punuar që pjesë e Qeverisje së mirë të jenë figurat më kredibile, ekspert e prurje të reja brenda politikës kosovare. Ajo shtoi se ky kabinet do të ketë një mekanizëm që do ta korrektojë Qeverinë në qasjen e saj të vakët për të siguruar funksionim të shtetit të Kosovës. “Natyrisht që kryetari i partisë së PDK-së, Memli Krasniqi do të jetë në krye të kabinetit për Qeverisje ...
Komentet te Ky do të jetë kryeministri i ri në ‘qeverinë e PDK’s Janë të Mbyllura
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka dhënë një javë afat Qeverisë së Kosovës për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve sindikale. Ndonëse SBASHK-u kishte paralajmëruar fillimin e grevës nga data 20 prill, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se qeveria ka kohë një javë për të plotësuar kërkesat e tyre, në të kundërtën sindikatat do të insistojnë që të vazhdojnë me angazhime të përbashkëta. Jashari shtoi se kryeministri Albin Kurti ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe do të zhvillojë konsultime me ministrat e kabinetit qeverisës. “Takimi që është mbajtur me kryeministrin është ...
Komentet te Jasharajt i kthehet shpresa te Kurti: E presim një javë, ja dy kërkesat kryesore Janë të Mbyllura
Këto njihen ndryshe si “Mbreti i Frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, Mangot kanë një shije dhe aromë unike. Ato janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë. Për dhjetëra vite me rradhë, mangot janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre. Popullariteti i mangos është rritur ndjeshëm dhe si rrjedhojë shijen e mangos e gjejmë në shumë produkte ushqimore të konsumimit të përditshëm. Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do ...
Komentet te Njihuni me “Mbretin e Frutave” Janë të Mbyllura
Një grua në është arrestuar dje rreth orës 18:10, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka përfunduar në spital për tretman mjekësor. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare në Malishevë e cila për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, me urdhër të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nusja rrah vjehrrën në këtë qytet të Kosovës Janë të Mbyllura
Meteorologu Sylë Tahirsylaj, në emisionin në Klan Kosova FM bëri një deklaratë interesante duke u bazuar në shprehjen popullore “Po shkunden plakat”. Ai tha se ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kijameti, duke u përgjigjur në pyetjen e autorit të emisionit, i cili e pyeti: “A janë këto plakat e fundit?”. “Plakat e fundit janë këto. Ishalla nuk shkunden të rejat e bëhet kijameti”- tha Tahirsylaj. “Hiç mos u tutni se nuk shkunden të rejat. E për plakat durojmë”- theksoi Tahirsylaj. Videon mund ta shikoni KËTU. ...
Komentet te Sylë Tahirsylaj: Ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kijameti Janë të Mbyllura
Sot është afati i fundit kur Qeveria e Kosovës duhet të kthej përgjigje apo qëndrim rreth Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës – Trusti Pensional. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka filluar inicimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, përmes së cilave qytetarëve iu mundësohet tërheqja e mjeteve nga TRUST-i deri në 30 për qind. Nesër bëhen një muaj prej kur Haxhiu e ka dorëzuar në Qeveri këtë kërkesë dhe akoma ekzekutivi nuk i ka kthyer përgjigj apo qëndrim rreth këtij projektligji.“Pasi të kalon afati 30 ditor që ...
Komentet te Bekim Haxhiu me super lajm për qytetarët për tërheqjen e trustit Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion kundër organizimit të lojërave të fatit në një lokal në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren, që rezultoi me dy të ndaluar. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dy personat që u arrestuan si të dyshuar për organizim të bixhozit janë Alban Beshi dhe Bejtullah Ibrahimi. Gjatë arrestimit të të dyshuarve, Policia ka sekuestruar edhe katër aparate në cilësinë e provave lidhur me rastin. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor të Stacionit Policor në Prizren dhe është iniciuar si “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të ...
Komentet te Këta janë dy të arrestuarit për bixhoz Janë të Mbyllura
Kosova dhe Serbia janë përplasur mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për Kosovën. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se shteti i Kosovës nuk ka dalë nga “lëvizjes separatiste, por nga gjenocidi”, duke përmendur këtu edhe rezistencën e popullatës ndaj okupatorit serb, ndërsa homologu i saj serb, Nikolla Selakoviq, ka akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër serbëve, duke përmendur edhe akuzat e Dick Martyt për trafikim organesh. Gërvalla në fjalën e saj është shprehur krenare me UÇK-në, duke thënë se “burrat dhe gratë kanë mbrojtur njerëzit dhe shtëpitë e tyre”, ndërsa ka theksuar ...
Komentet te Përplasja e Kosovës dhe Serbisë në OKB Janë të Mbyllura
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për raportin me kryeministrin Albin Kurti. Shefi i ekzekutivit ka refuzuar vazhdimisht takimin me kryesindikalistin e arsimit, derisa ky i fundit vazhdon të paralajmërojë grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat mësimdhënësve. Në emisionin Oxygen, Jasharaj thotë se me tre ish-kryeministrat kishte mirëkuptim por jo edhe me kryetarin e VV-së. “Edhe m’u ka bo edhe iu kom bo tullusum”, dëgjohet të thotë Jasharaj në paralajmërimin e emisionit. Jasharaj mohoi edhe lidhjet me ndonjë parti politike. “Pasha besën po të isha me një parti unë ia kisha pa hajrin. Fëmija bile ia kishin pa, asnjëri nuk është në punë”, shtoi ai. “Në bankë, dhe këtë ...
Komentet te Rrahman Jasharaj: Albinit edhe iu kam bë edhe m’u ka bë tullusum Janë të Mbyllura