Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, çmimet e ushqimeve në Gjermani janë rritur në mënyrë dramatike. Kjo është veçanërisht e dukshme kur shesin vaj në supermarketet gjermane. Në disa dyqane çmimi i një litri vaj arrin deri në 5 euro. Një degë e zinxhirit të shitjes me pakicë Edeka në Trendelburg (Hessen veriore) nuk dëshiron më të shesë vaj në dyqanin e saj me çmime të tilla, shkruan Fenix Magazine . Dyqani Edeka në Trendelburg ka vendosur tashmë një mbishkrim ku thuhet se nuk shesin vaj. “Ne nuk prisnim që situata të zhvillohej në drejtimin në të cilin u zhvillua. Ne vendosëm një shenjë në raftin e vajit që ...
Komentet te Një litër vaj në Gjermani deri në 5 euro, një dyqan refuzon ta shesë me këtë çmim Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një moment i sikletshëm ka ndodhur mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt në Kuvend. Kryetari i grupit demokrat ishte në foltore për të marrë fjalën, ndërsa pas tij erdhi ish-kryeminisrii Sali Berisha. Ish-kryeministri e shtyu në një moment Alibeajn duke mos e lejuar të flasë. Berisha kërkoi të flasë vetë, për t’ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se do të ndërpriste çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse në krye të kësaj force politike vjen Berisha. Sakaq, kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Berishës për gjestin që bëri ndaj Enkelejd Alibeajt. Pas kësaj situate seanca u ndërpre, pasi Taulant Balla kërkoi pesë minuta pushim. /abcnews.al ...
Komentet te Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja e Kuvendit Janë të Mbyllura
Një mjeke është sulmuar sot nga qentë endacakë brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kjo është konfirmuar për “Front Online” nga Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla. Megjithatë, fatmirësisht, gjendja shëndetësore e oftalmologes është e mirë. “Po, brenda oborrit të QKUK-së është sulmuar sot një doktoreshë”, theksoi Syla për “Front Online”. Pre e një sulmi më të ashpër nga këto kafshë ishte edhe një doktor tjetër, veçse jo brenda hapësirave të njëjta. “Doktori është sulmuar mbrëmë në qytet. Ai ka pësuar lëndime goxha të rënda”, tha Syla për “Front Online”. ...
Komentet te Sulmohen nga qentë endacakë një doktor dhe një doktoreshë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 06:00 në fshatin Jezerc, një person që ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Meriton Guta, 18-vjeçar. Guta ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe kërkohej për të vuajtur dënimin me burgim prej 14 muajsh. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie, ku bëhet e ditur se Guta është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj. Sinjali mëson se pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Shënim: Personi i ...
Komentet te Ky është 18-vjeçari që u arrestua në Ferizaj, ishte i dënuar për vjedhje të rëndë Janë të Mbyllura
Buzëqeshja është rikthyer në fytyrën e Vedat Muriqit. Sulmuesi kosovar e pati një periudhë të errët në Lazio, ku dështoi ta tregonte veten për një vit e gjysmë sa qëndroi në Itali. E gjatë janarit u huazua në Mallorca, ku ka nisur ta rigjejë formën e dikurshme, shkruan “Gazeta Express”. Prizrenasi i ka realizuar katër gola dhe e ka bërë një asistim deri tash në La Liga, duke e udhëhequr ekipin ishullor drejt synimit për të mbetur në ligën elitare spanjolle. Muriqi shënoi në fundjavë në fitoren ndaj Deportivo Alavesit pasi iu shmang mjaft mirë mbulimit të dy lojtarëve. Paraprakisht, kishte realizuar edhe në fitoren e madhe ndaj Atletico Madridit. ...
Komentet te Vendim i papritur i Lazios për Muriqin Janë të Mbyllura
Pas 10 muajsh, Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për vjedhjen e një sasie të cigareve në marketin ‘Viva Fresh’, në rrugën “Ganimete Tërbeshi” në Prishtinë. I dyshuari M.M., u arrestua nga Policia gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ishte futur në listën e personave të kërkuar. Ai dyshohet se më 6 korrik 2021 kishte thyer derën e këtij marketi dhe kishte vjedhur cigare, sasia e të cilave nuk dihet. Policia disa herë e kishte kërkuar të njëjtin, por nuk është kapur deri më dje. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë, si i dyshuar ...
Komentet te Arrestohet i dyshuari që vodhi cigare para 10 muajsh në marketin ‘Viva Fresh’ në Prishtinë Janë të Mbyllura
Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe, në anën tjetër, edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja këto vende të avancojnë drejt Bashkimit Evropian. Këto thirrje janë përfshirë në tekstet e drafteve të raporteve për Kosovën dhe për Serbinë, të cilat i ka siguruar REL. Në raport përsëritet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liberalizim vizash. Ndërkaq, i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë raport thuhet se ...
Komentet te Liberalizimi i vizave për Kosovën, vjen lajmi i mirë nga Parlamenti Evropian Janë të Mbyllura
16 kompani nga Austria dhe nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë. Ky Forum u tha se ka për qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve biznesore ndërmjet ndërmarrjeve nga Austria dhe Kosova, duke krijuar kështu një situatë të favorshme për ekonomitë e të dy vendeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për mundësinë që i kanë kompanitë për të investuar në Kosovë. Ai përmendi ndërtimin e hekurudhës Prizren-Durrës, me ç’rast ftoi kompanitë austriake të aplikojnë. Ai tha se kanë arritur t’i krijojnë 25 ...
Komentet te Kurti: Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës, me rritje ekonomike prej 10.35 për qind Janë të Mbyllura
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, raporton Express. Por, për të marrë këto shtesa, punëtorët duhet të jenë të deklaruar si të punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022. Ministria apelon që të keni kujdes te plotësimi i të dhënave të kërkuara, meqë nëse të dhënat janë të pasakta, aplikuesi s’do të mund të përfitojë nga subvencionimi. “Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk ...
Komentet te Kushti që duhet ta plotësojnë punëtorët e sektorit privat për t’i marrë 100 eurot shtesë Janë të Mbyllura
Është hapur uebfaqja në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës për të aplikuar punëtorët e sektorit privat për të përfituar nga 100 euro, në kuadër të pakos së fundit të Qeverisë. LINKU ...
Komentet te Publikohet linku për të aplikuar për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat Janë të Mbyllura