Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Punëtorët e KEDS/KESCO edhe sot vazhdojnë protestën

Lajme
Edhe sot punëtorët e KEDS/KESCO kanë vazhduar protestën me kërkesë për ngritjen e pagave për 100 euro.   Ndryshe KEDS ka shënuar 8 vjetorin e operimit. Përgjatë këtyre viteve, kompania ka investuar fuqishëm në rrjet gjithandej vendit. Mbi 170 milion euro është vlera e investimeve që janë realizuar deri tash në kuadër të cilave përfshihen mbi 1600 projekte investive dhe të mirëmbajtjes së rrjetit. ...
Komentet te Punëtorët e KEDS/KESCO edhe sot vazhdojnë protestën Janë të Mbyllura

Pite me speca të pjekur

Kuzhina
Pitja me speca të pjekur dhe ullinj do të bëhet një ushqim i preferuar i të gjithë familjes. Përbërësit: – 500 g kore për pite, – 500 g speca të pjekur, – 100 g ullinj, – 4 thelpinj hudhre, – vaj ulliri, – kripë dhe piper për shije. Përgatitja: Qëroni dhe copëtoni specat e pjekur, më pas grijini ullinjtë dhe hudhrat. Përziejini të tre përbërësit dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë (këshillë: mund t’i bashkoni përbërësit në mbrëmje dhe të bëni një pite me ta në mëngjes). Në të njëjtën masë shtoni kripë, vaj dhe piper. Lyejeni koren me vaj dhe më pas shtoni një kore tjetër sipër. Vendosni ...
Komentet te Pite me speca të pjekur Janë të Mbyllura

E inskenoi rrëmbimin e tij, Policia arreston një person në Drenas

Lajme
Një rast i pazakontë ka ndodhur dje rreth orës 19:40 në fshatin Nekoc të komunës së Drenasit, ku një nënë ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë rrëmbyer djalin e saj, raporton Gazeta Sinjali. Me të marrë informacionin, Policia ishte vënë në lëvizje për të gjetur personin i cili tashmë ishte shpallur i zhdukur. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, posa u gjet personi që po kërkohej, i njëjti u arrestua nën dyshimet se ka inskenuar gjithë ngjarjen. I dyshuari më pas është dërguar në Stacion Policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur ...
Komentet te E inskenoi rrëmbimin e tij, Policia arreston një person në Drenas Janë të Mbyllura

Për një vit e gjysmë në Kosovë janë hapur mbi 13 mijë biznese

Ekonomi
Vetëm brenda një viti e gjysmë në Kosovë janë hapur mbi 13 mijë biznese. Kështu i kanë thënë Radio Kosovës zyrtarë nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Sipas një përgjigjeje me email, në Kosovë gjatë vitit 2021 janë regjistruar mbi 10 mijë e 600 biznese të reja, ndërsa në këtë fillim vit janë regjistruar mbi 2600 biznese. Përveç themelimit të bizneseve të reja, të regjistruara, ka pasur edhe raste të shuarjes së bizneseve. Në vitin 2021 janë mbyllur 1600 biznese, ndërsa në këtë vit, numri i tyre shkon mbi 500, që në total i bie të jenë shuar mbi 2 mijë biznese. ...
Komentet te Për një vit e gjysmë në Kosovë janë hapur mbi 13 mijë biznese Janë të Mbyllura

Arta Elezaj niset për në pushime duke na provokuar me asetet e saj

ShowBiz
Aktorja dhe modelja Arta Elezaj është shfaqur në makinë duke bërë poza të nxehta por që nuk ka treguar se në cilin vend është në pushime Bukuroshja kosovare vazhdimisht udhëton nëpër vende të ndryshme luksoze si dhe vishet me veshje të firmave të shtrenjta. E tillë është parë ajo edhe sonte ku bën poza në makinë teksa ka të veshur një fustan ngjyrë të bardhë të mbyllur, syze dhe një zinxhir me emeralde të gjelbra. Arta nuk ka treguar se cili është distinacioni i saj i radhës. /GazetaExpress/ ...
Komentet te Arta Elezaj niset për në pushime duke na provokuar me asetet e saj Janë të Mbyllura

Blendi Fevziu rrëfen takimin me Thaçin në Hagë, zbulon gjendjen e tij: Momenti që më preku

Lifestyle
Blendi Fevziu rrëfeu takimin në Hagë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se ka qenë një takim që ka zgjatur rreth 3 orë. Fevziu sqaroi se drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit jo personalisht, por si linjë komandimi. “Ishte shumë interesante, nuk ishte një vizitë në kuptimin as mediatik, as politik. Ishte një vizitë private. Paraburgimi në Hagë nuk lejon as celularin që mund të bësh një fotografi. Ishte thjesht një vizitë personale. Ishte impresionuese në një aspekt edhe emocionale për arsye se Hashim Thaçi dhe të gjithë shqiptarët e tjerë që janë në Hagë nuk janë për akuza personale. Dua ta sqaroj ...
Komentet te Blendi Fevziu rrëfen takimin me Thaçin në Hagë, zbulon gjendjen e tij: Momenti që më preku Janë të Mbyllura

Ramush Haradinaj: Ambasada e Kosovës në Washington më injoroi, me siguri me direktiva të Kurtit

Lajme
Haradinaj për vizitën në SHBA: Ambasada e Kosovës në Washington më injoroi, me siguri me direktiva të Kurtit. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës e dinte për takimin e tij me Emisarin Gabriel Escobar, dy javë më herët, raporton Express. Haradinaj ka thënë se ka kërkuar logjistikë nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka thënë se është injoruar, me siguri me direktiva të kryeministrit Albin Kurti. “Unë kam qenë kryetar qeverie dy herë edhe pse shkurt, jam i respektueshëm ndaj obligimeve të mia. Tani si deputet, unë i kam njoftuar me kohë ambasadën e ...
Komentet te Ramush Haradinaj: Ambasada e Kosovës në Washington më injoroi, me siguri me direktiva të Kurtit Janë të Mbyllura

Burri nga Kamenica bie nga ura në lumë dhe vdes

Lajme
Një burrë në fshatin Koretin të Kamenicës ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur. Policia ka nisur hetimet për rastin, që po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”. “Fsh. Koretin, Kamenicë 12.05.2022 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Frontonline *Fotoja është ilustruese ...
Komentet te Burri nga Kamenica bie nga ura në lumë dhe vdes Janë të Mbyllura

Fituan disa tenderë nga shteti, prangosen familjarët e ministrit të Kurtit

Lajme
Dy persona janë vënë në pranga për keqpërdorim publik. Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot dy familjarë të Fikrim Damkës, ministrit të Zhvillimit Rajonal, ka raportuar Gazeta Insajderi. Gazeta zbulon se personat e arrestuar janë Anil dhe Sefçet Damka, të dyshuar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”. Me vendim të prokurorit i dyshuari Anil Damka është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari Sefçet Damka me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë. Sipas policisë gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i ...
Komentet te Fituan disa tenderë nga shteti, prangosen familjarët e ministrit të Kurtit Janë të Mbyllura

Sulm në Komunën e Suharekës: Zyrtari për diasporë bën llom kolegen, s’e lë të dalë nga zyra

Lajme
Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të kanosjes që ka ndodhur në komunën e Skenderajt, ku i dyshuar është një zyrtar komunal, ndaj të cilit Prokuroria ka nisur hetimet. Por siç duket ky nuk është sherri i vetëm në komunat e vendit. Një rast tjetër ka ndodhur edhe në komunën e Suharekës, ku është sulmuar një zyrtare e Drejtorisë së Urbanizimit. Sinjali mëson se i dyshuari që sulmoi kolegen e tij është zyrtar për diasporë në Drejtorinë e Kulturës, në komunën e Suharekës. Ai dyshohet se ka sulmuar koordinatoren e Urbanizimit, gjatë ditës së djeshme, në zyrat e komunës. Mollë sherri për përleshjen u bë një hartë zonale, ku përfshihen ...
Komentet te Sulm në Komunën e Suharekës: Zyrtari për diasporë bën llom kolegen, s’e lë të dalë nga zyra Janë të Mbyllura