Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ky shtet nuk e përkrah aplikimin e Kosovës në KE

Lajme
Ambasadori i Francës në Serbi: S’e përkrahim aplikimin e Kosovës në KE, veprim i njëanshëm. Pierre Cochard, ambasadori i Francës në Serbi ka thënë se nuk e mbështesin veprimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, meqë e konsiderojnë si “veprim të njëanshëm”, raporton Express. Cochard ka thënë se mbështesin përpjekjet e Miroslav Lajcak dhe ftesën që kancelari gjerman ua kishte bërë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, derisa ka thënë se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka qenë vendim i njëanshëm dhe se Franca nuk e mbështet. Këtë Cochard e ka thënë me arsyetimin se dialogu është prioritet. “Ne mbështesim përpjekjet ...
Komentet te Ky shtet nuk e përkrah aplikimin e Kosovës në KE Janë të Mbyllura

OVL UÇK kërcënon Qeverinë: Nëse s’rriten pensionet ua zëmë derën, s’u lëmë as me hy as me dalë

Lajme
Sot në Kuvendin e Kosovës, është duke u diskutuar çështja e projektligjit për Pagën Minimale, i cili pritet të votohet gjatë seancës së sotme. Por edhe pse pritet që paga minimale do të rritet përmes këtij projektligji, është një pjesë e shoqërisë, ajo e veteraneve të luftës që nuk do të përfitojnë nga kjo rritje pasi që ata nuk janë të përfshirë brenda këtij ligji, shkruan lajmi.net. Rreth kësaj, lajmi.net, ka kontaktuar me Faton Klinakun, i cili është ushtrues detyre në pozitën e kryetarit tek Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Klinaku tha se, nëse ligji ndryshohet, pra nëse edhe veteranët e luftës nuk përfshihen brenda rritjes ...
Komentet te OVL UÇK kërcënon Qeverinë: Nëse s’rriten pensionet ua zëmë derën, s’u lëmë as me hy as me dalë Janë të Mbyllura

Lladrovci publikon fotografi të rallë me Thaçin që ishte realizuar pak pas çlirimit të Kosovës

Kuriozitete Lajme
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një foto me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, foto e cila siç ka treguar i pari i Drenasit, është bërë pak ditë pas çlirimit të Kosovës në komunën e Skenderajt. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtuar se sa më shumë që po ecë koha, aq më shumë po rritet rëndësia dhe shkëlqimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net. Ai po ashtu ka shtuar se këto momente janë të paharrueshme. “Facebook, të rikujton e rikthen momente të paharrueshme. E falënderoj Fahredin Avdiun, për një foto të hershme, pak ditë pas çlirimit të vendit, në Skenderaj, me ish presidentin ...
Komentet te Lladrovci publikon fotografi të rallë me Thaçin që ishte realizuar pak pas çlirimit të Kosovës Janë të Mbyllura

Përleshje në varrimin e gazetares së Al Jazeera, arkivoli gati sa nuk bie në tokë

Lajme
Ceremonia mortore e gazetares së Al Jazeera Sirin Abu Aklech është shoqëruar me përleshje. Incidentet shpërthyen pranë pranë spitalit San Josef në Jerusalem, teksa policia izraelite shpërndau një turmë që mbante flamuj palestinezë, sipas gazetarëve. Pamjet e transmetuara nga televizioni palestinez tregojnë arkivolin e gazetares së Al Jazeera, e cila u vra të mërkurën gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor, në rrezik të rrëzimit në tokë ndërsa policia izraelite shpërndan turmën. Gazetarja Sirin Abu Aklech u vra të mërkurën nga forcat izraelite. Ajo kishte veshur një lejek që lexonte se ishte gazetare, por plumbat nuk ia kursyen jetën. Momenti dramatik është filmuar nga kamerat, ndërsa ka bërë xhiron e ...
Komentet te Përleshje në varrimin e gazetares së Al Jazeera, arkivoli gati sa nuk bie në tokë Janë të Mbyllura

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, serbët: 4 shtete tërheqin njohjen e Kosovës

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, tha sot se katër vende tashmë e kanë marrë vendimin për tërheqen e njohjes së Kosovës, dhe se notat e tyre ia dorëzoi presidentit, Aleksandar Vuçiq. Këto komente, ai i bëri pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u ftua urgjent pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Mirëpo, nuk qe në gjendje të jap datë se kur do të publikohen emrat e këtyre vendeve njohje-tërheqëse. Sipas tij, këtë do ta bëj presidenti, “kur ai e sheh të nevojshme”. Kjo, derisa ka pohuar se janë dy shtete të fuqishme që po e ndihmojnë Kosovën. Njëra ndër to tha se ...
Komentet te Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, serbët: 4 shtete tërheqin njohjen e Kosovës Janë të Mbyllura

Erdogan kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Lajme
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se vendi i tij nuk përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai ka treguar se Turqia mund të përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore për të vënë veton kundër pranimit të të dy vendeve. “Ne po ndjekim me kujdes zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk jemi të një opinioni të favorshëm”, u tha Erdogani gazetarëve. Udhëheqësi turk e shpjegoi kundërshtimin e tij duke përmendur mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i konsideron si terroristë. Ai akuzoi gjithashtu Greqinë, një aleate e ...
Komentet te Erdogan kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO Janë të Mbyllura

Flet nusja shqiptare që rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin

Lajme Shqipëri
Etleva Korra është denoncuar për dhunë në familje me 11 maj nga kunati, bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra pasi sipas tyre i ka rrahur të gjithë. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike. Konflikti para 2 ditësh degradoi në dhunë kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre. Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo thotë që është dhunuar nga ata dhe nuk ...
Komentet te Flet nusja shqiptare që rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin Janë të Mbyllura

Në rast infarkti keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

Shëndetësi
Të gjithë e dimë që ataku në zemër nuk mund të parashikohet, megjithatë ka disa këshilla të dobishme të cilat mund t’ju shpëtojnë jetën, nëse e gjeni veten përballë një situate të tillë. Shpresojmë, që të mos ju duhet ta zbatoni kurrë këtë këshillë, por është mirë të dini se mund të ndihmoni veten apo dikë tjetër, para se të vijë ambulanca. Shumica e njerëzve kalojnë në panik dhe nuk dinë çfarë të bëjnë kur dyshojnë për infarkt miokardi. Kjo bën që të bien pa vetëdije për çështje sekondash. Por, edhe pse keni vetëm disa sekonda për të reaguar ka diçka që mund të bëni, që me shumë gjasa do ...
Komentet te Në rast infarkti keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni Janë të Mbyllura

Sali Berisha ndez alarmin: Vuçiç po merr armë nga Kina e Rusia, po përgatitet për një ngjarje të re!

Lajme
Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se vendosi që ta ndërmarrë në këtë periudhë nismën që Kuvendi të njohë genocidin serb në Serbrenicë për shkak të zhvillimeve në Rusi dhe në rajon. Ai ju referuar Serbisë, kur tha se po blen armë nga Kina dhe po përgatitet për genocid të ri. “Është e paimagjinueshme. Ky genocid është i konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare. Nëse unë analizoj zhvillimet në Ballkan, unë konsideroj absolutisht një nga gabimet e mëdha të komunitetit ndërkombëtar, qëndrimin deri diku të butë të Aleksandër Vuçiç në raport me genocidin. Pse Vladimir Putin ndërmori këtë akt të pashembullt. Sulmoi një komb vëlla. Se janë të përzier. Sulmoi një vend për ...
Komentet te Sali Berisha ndez alarmin: Vuçiç po merr armë nga Kina e Rusia, po përgatitet për një ngjarje të re! Janë të Mbyllura

SKANDAL: 10 milionë euro dyshohet se janë zhdukur në ministrinë e Rozeta Hajdarit – ishin destinuar për rezervat e shtetit

Lajme
Mediumi kosovar Insajderi, ka raportuar duke u thirrur në burime të mirinformuara në Ministrinë e Industrisë, të udhëhequr nga Rozeta Hajdari, se janë zhdukur 10 milionë euro që ishin të parapara për rezervat shtetërore. Një shumë prej rreth 10 milionë euro që të shtetit të Kosovës, që ishin destinuar për blerjen e produkteve për rezervat e shtetit – siç raporton Insajderi – dyshohet se janë avulluar. Sipas mediumit të njohur, që thirret nga burime të mirinformuara brenda Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të udhëhequr nga zonja Hajdari, malli që është blerë për rezerva nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa kompania prej të cilët është blerë malli që duhej të ...
Komentet te SKANDAL: 10 milionë euro dyshohet se janë zhdukur në ministrinë e Rozeta Hajdarit – ishin destinuar për rezervat e shtetit Janë të Mbyllura