Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që erdhi për vizitë dyditore në Kosovë, gjatë gjithë kohës, ishte nën përcjellje të mbrojtjes së afërt malaziase, por edhe asaj vendore. Madje, u panë forca të shtuara të sigurisë. Rrezikshmëria si duket u vlerësua aq e lartë sa mburoja njerëzore barte me vete edhe çantë antiplumb, si jashtë, ashtu edhe brenda institucionit ku qëndroi presidenti malazias. Mjete mbrojtëse të tilla nuk përdoren rëndom, përveç nëse vlerësohet e domosdoshme nga organet e sigurisë./KlanKosova ...
Komentet te Çanta “misterioze” e truprojes së Gjukanoviqit gjatë vizitës në Prishtinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Numër i madh i punëtorëve të institucioneve të Kosovës, i janë bashkuar protestës së sotme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të cilët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave nga qeveria, shkruan Gazeta Metro. “Kryeministër realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme!”, “Çka po ndodh me ligjin e pagave?”, “Vlerësim i punës e i mundit”, “Urgjentisht të shfuqizohet kriteri prej 15 vjetëve përvojë pune që kërkohet para vitit 1999”, ishin disa nga pankartat që mbanin punëtorët gjatë marshit të tyre nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të ndërtesës së qeverisë. Tutje, nga protesta janë dëgjuar edhe thirrje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që sipas tyre, të mos i ...
Komentet te Numër i madh i punëtorëve ishin sot në protestën e thirrur nga BSPK Janë të Mbyllura
Dielli po rrezon këto ditë në Kosovë. Temperaturat janë ngritur dhe me këtë rast, sipas studimeve, rritet edhe disponimi tek njerëzit, por jo vetëm. Specialisti kosovar i seksologjisë, Hajrullah Fejza, ka thënë se ndryshimi i temperaturave prek edhe dëshirën seksuale. Ai për Klankosova.tv thekson se estrogjeni arrin kulmin në verë dhe rrjedhimisht rrit libidon shkruan klankosova “Ndryshimi i temperaturave padyshim që prek edhe dëshirën seksuale – libidon. Së pari niveli i hormoneve seksuale, testosteroni dhe estrogjeni, kanë lidhje të forta me stinën. Testosteroni ka prirje të jetë më i lartë në vjeshtë duke shënuar rënie graduale gjatë dimrit e më shumë në verë. Estrogjeni nga ana tjetër arrin kulmin në ...
Komentet te Seksologu kosovar: Pranvera e hershme, stina më e zjarrtë për seks! Janë të Mbyllura
Një zyrtar policor ka ndaluar një veturë zyrtare me tabela “3Z-253-08” e cila drejtohej nga një shofere femër, e që kjo e fundit po kalonte përmes sheshit. Me të parë këtë veprim, zyrtari policor ka ndaluar për ta kthyer më pas shoferen nga ka ardhur, por para kësaj, zyrtari policor ia merr dokumentet personale vozitëses të mjetit. Nuk është e rrallë kur personat zyrtarë thyejn rregullat në trafik, por kësaj here ky person zyrtar e mori dënimin e merituar. /Zeripress Për më shumë shikoni videon: ...
Komentet te Vetura 3Z hyn midis sheshit, polici ndalon dhe dënon shoferen që hyri ne shesh Janë të Mbyllura
Testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet po vazhdon, raporton Gazeta Sinjali. Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot se të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00-23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: – Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunë – Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia. – Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE ...
Komentet te Testi i dytë/Këto rrugë të Prishtinës do të testohen sërish si njëkahëshe Janë të Mbyllura
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot po mban një protestë në kryeqytet me kërkesën miratimin e Ligjit për Paga, shkruan Gazeta Metro. Për shkak të kësaj proteste, në të cilën Sindikata e Bashkuara e Arsimit theksoi se do të marrin pjesë edhe punëtorët e arsimit nuk është mbajtur sot mësim në shkolla. Miratimi i Ligjit për paga, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave. Kërkesat e tyre janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet ...
Komentet te LIVE: Nis protesta e punëtorëve të shtetit, kërkohet miratimi i Ligjit për Paga Janë të Mbyllura
Një përplasje ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Podujevës, ku po debatohej për arsimin. Asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani, për një moment është ngritur në këmbë dhe ka gjuajtur me ujë drejtorin e Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu. Kjo situatë ka bërë që të ndërpritet mbledhja e Kuvendit Komunal. Në media është publikuar edhe një video nga ky moment: ...
Komentet te Asambleisti i LDK-së e gjuan me ujë drejtorin e VV-së Janë të Mbyllura
Një fëmijë ka gjetur jo më pak se 14.900 euro në një stacion treni në Oberbayern në Munih të Gjermanisë. Paratë ishin brenda një kulete. Por ai në vend që të lajmëronte policinë për këtë shumë të majme, vendosi që t’i shpenzojë së bashku me shokët e tij duke bërë blerje, duke u bazuar te mediat gjermane. Siç bëritë ditur policia, shokët ‘fatlum’ të 13 vjeçarit blenë stoli ari, veshmbathje të firmave luksoze, një E-Roller, por edhe kanë ngrënë e pirë nëpër restorante. Vetëm në fillim të majit 13 vjeçari u tregoi ngjarjen prindërve, të cilët janë shokuar me ndodhinë. Disa nga blerjet ata i kanë kthyer, kurse 1000 euro ...
Komentet te 13 vjeçari gjen afër 15 mijë euro, i bën “Rrush e kumlla ” me shokët Janë të Mbyllura
Ministria e Financave, Puëns dhe Transfereve ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të bëhet shqyrtimi i aplikacioneve dhe ekzekutimi i mjeteve për 100 eurot shtesë për punëtorët e sektorit privat, raporton Express. Sipas Ministrisë, deri tash mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për këtë mbështetje. Aplikimi mbyllet sot. “Mnistria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro. Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës ...
Komentet te Ministria tregon se kur do t’iu dalin 100 eurot punëtorëve të sektorit privat Janë të Mbyllura
Sipas një video të publikuar në ‘Tik Tok’, thuhet se njëri prej personave më të përfolur në këtë rrjet social, i njohur me emrin si ‘Valmir Bosi’, është rrahur nga disa persona, shkruan Gazeta Metro. Një video që ka filluar të qarkullojë nëpër rrjetet sociale shihet duke u rrahur njëri nga personat më të famshëm të TikTok. Video është e dhunshme e ku cak është njëri prej personave më të përfolur në këtë rrjet social, ‘Valmir Bosi’. Ende nuk dihet se ku është rrahur Valmiri, por dihet se ai është nga Klina. Më poshtë keni videon. /gazetametro.net ...
Komentet te Kosovari i famshëm në ‘TikTok’, rrahet keq nga disa persona (Video) Janë të Mbyllura