Rusia po ndalon furnizimin e saj me gaz natyror në Finlandë, thotë firma shtetërore finlandeze e energjisë Gasum. Finlanda ka refuzuar të paguajë për furnizimet e saj në rubla. Gjithashtu Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Pavarësisht konfliktit në Ukrainë, Rusia vazhdon të furnizojë me gaz shumë vende evropiane. Pasi fuqitë perëndimore sanksionuan Rusinë për shkak të luftës, Rusia tha se vendet “jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin duke përdorur monedhën ruse, një lëvizje që BE e konsideron shantazh. Mbështetja në energjinë ruse është një faktor kontribues në krizën e kostos së jetesës me të cilën përballen shumë konsumatorë. Finlanda importon shumicën e gazit të saj nga Rusia, ...
Komentet te Nis hakmarrja ruse ndaj Finlandës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Dy fqinj janë përplasur pothuaj edhe fizikisht në transmetim live, e ku shkak i kësaj përplasje u bë një pronë ku njëri prej tyre po pretendon që i është bllokuar hyrja për në shtëpinë e tij. Gjatë debatit e sipër, aty filluan edhe ofendimet. “Grahi kerrit, grahi kerrit, se me mu ki me u nda keq o idiot…”, thuhet mes tjerash në këtë përplasje të ndodhur gjatë një raportimi të Kanal10. Njëri prej tyre që është edhe mërgimtar ka paralajmëruar se do të marr masa më të dhunshme për zgjidhjen e këtij rasti. “Nuk ka biznes me tok të Komunës, unë kam me i hjek këto barriera me kamion, unë këto ...
Komentet te “Idiot”, “grahi kerrit” – fqinjët për pak sa nuk rrihen në paraqitje live Janë të Mbyllura
Ka filluar me disa orë vonesë, seanca e konferencës së 12-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Kjo seancë ishte pritur të fillonte në orën 14:30, por ajo nuk filloi deri rreth orës 16:15 minuta. Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK). Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. ...
Komentet te VIDEO: Seanca statusore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit Janë të Mbyllura
Gjatë seancës së sotme, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka dhënë një lajm për të cilin deri më sot nuk dihej. Ai gjatë fjalimit të tij duke treguar për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Speciale, përmendi Nazim Bllacën, për të cilin tha se ka vdekur. “Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”,ka thënë Emmerson, transmeton gazeta Nacionale. Nazim Bllaca, i vetëdeklaruar si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), ishte bërë shumë i njohur në vitin 2009, kur publikisht kishte deklaruar se ka bërë vrasje për llogari të kësaj organizate. Ky deklarim i ...
Komentet te Avokati i Kadri Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur Janë të Mbyllura
Modelja shqiptare Oriola Marashi është në qendër të mediave rozë sa herë ndan imazhe nga jeta e saj, e sidomos me fotot e fundit. Ajo është shfaqur tepër provokative dhe ka bombarduar Instagramin, shkruan Kosovarja. Oriola me një fustan të shkurtër ngjyrë të zezë i ka vënë në plan të parë asetet e saj. “Si në foto”, shkroi ajo, duke ekspozuar linjat e saj trupore. ...
Komentet te Oriola ‘ndez’ Instagramin, thjesht e ‘paparë’ Janë të Mbyllura
Një nxënës i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, të enjten e ka denoncuar në polici mësuesin e tij, për dhunë fizike. Ngjarja raportohet se ka ndodhur tre ditë më herët, të martën, në shkollë. Rasti ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., mësues i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, po cilësohet si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”. Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj. Ky sulm raportohet të ketë ndodhur më 16 maj, derisa pranë stacionit policor në Rahovec është raportuar më 19 maj, nga vetë i mituri që ishte pre e sulmit. “Pranë S.P. Rahovec është paraqitur ankuesi i ...
Komentet te Mësuesi rrah nxënësin në Rahovec, Policia jep detaje Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve B.R, GJ.P, A.S dh M.S, të cilët akuzoheshin për një vrasje të ndodhur në muajin maj të vitit 2012 në Komunën e Deçanit. Sipas gjykatës, i pandehuri B.R, në Z., me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, e ka shtyrë të pandehurin GJ.P, që ky i fundit së bashku me të pandehurit A dhe M.S, ta kryejnë vrasjen e viktimës F.GJ, duke iu premtuar se nëse vrasjen do ta kryejnë sa më shpejtë, do të shpërblehen me shumë prej 150.000 franga dhe nëse vrasja do të ketë vonesë, do të shpërblehen me 100.000 franga. “I pandehuri B ...
Komentet te Katër të akuzuar për vrasje dënohen me 47 vite e gjashtë muaj burgim Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një operacion të koduar si “Rrufeja” kundër drogës në Prishtinë, që rezultoi me një person të arrestuar dhe konfiskimin e rreth 17 kg drogë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se shtetasi i Shqipërisë që u arrestua gjatë këtij aksioni është Aleksandër Kelmendi, 54-vjeçar. I dyshuari u kap me 16.780 kg substancë narkotike të llojit marihuanë, raporton Sinjali. “Bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë operacioni policor ka vazhduar me kontrollimin e lokacionit ku i njëjti banonte, me ç‘rast janë konfiskuar një valigje me (31) paketime substancë narkotike, një qese e najlonit me substancë narkotike të dyshuar të ...
Komentet te Ky është i arrestuari për 17 kg drogë, kërkohej nga Shqipëria e Italia Janë të Mbyllura
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski me nëntë vite burgim për shpërdorim të detyrës dhe të autoritetit zyrtar, në vitin 2011 dhe 2012. Gruevski, i cili është arratisur në Hungari, së bashku me disa ish-zyrtarë maqedonas janë dënuar për rastin e njohur si “Kosmos”, rrënimin e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë asokohe në pushtet VMRO-DPMNE, që drejtohej nga Nikolla Gruevski. Nga trupi gjykues, vepra ekryer është vlerësuar si e motivuar për hakmarrje politike. Për veprën e njëjtë, ish-ministri i Transportit, Mile Jakanievski është dënuar me tre vjet burg, ndërsa me katër vjet burg u dënua ish-kryetari i Komunës ...
Komentet te Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski dënohet me nëntë vjet burgim Janë të Mbyllura
Një shofer kosovar i ka bërë të gjithë të qeshin në rrjetin social Facebook, derisa ka publikuar veturën e tij ‘Golf’ duke u dridhur dhe ka shkruar se deri sa të nxehtë vetura tij dhe kafen e vlon, shkruan Gazeta Metro. Vetura Volskwagen Golf mbetet njëra ndër veturat më të dashura për shoferët kosovarë. Ky model ka arritur t’i mbijetojë mjaft mirë kohës dhe ka shumë modele të këtilla në rrugët e Kosovës. Gjithashtu ky model është edhe njëra prej modeleve që bëhet më së shumti shaka në rrjetet sociale.Së fundi në grupin ‘Marakli t’kerreve’ është një anëtarë që ka publikuar një video të veturës së tij ‘Golf’. Në video ...
Komentet te ‘Deri sa nxehet Golfi edhe kafen ta vlon’: Shoferi Kosovar i bën të qesh të gjithë me këtë video Janë të Mbyllura