Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Lekaj kërkon nga VV-ja ta përkrah tërheqjen e Trustit: Lëreni inatet politike, t’ia kthejmë shpresën qytetarit

Lajme
Deputeti i AAK, Pal Lekaj, edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga mazhoranca që ta përkrahin Projektligjin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional. Ai ka thënë se kjo është kërkesë e qytetarëve dhe se janë të lodhur me rritjen e çmimeve. Lekaj ka kërkuar nga VV-ja që kjo parti t’i lë anash inatet politike, duke thënë se e rëndësishme është kthimi i shpresës së qytetarëve. “Dje në komision për buxhet u diskutua për trust. Kjo është tema aktuale ku qytetarëve u duhet 30 për qind të Trustit. Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke u premtuar qytetarëve jetë të dinjitetshme. Muajt e fundit ...
Komentet te Lekaj kërkon nga VV-ja ta përkrah tërheqjen e Trustit: Lëreni inatet politike, t’ia kthejmë shpresën qytetarit Janë të Mbyllura

Murati për tërheqjen e Trustit: Qeveria po ndërmerr masa, por opozita vazhdimisht i pengon e kundërshton ato

Lajme
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati është deklaruar sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës së opozitës për votimin e ndryshimit të ligjit për tërheqjen e mjeteve pensionale nga Trusti. Murati tha se kriza e inflacionit ka kapluar vendin, por edhe gjithë botën. Ministri tha se vazhdimisht po thuhet se Qeveria nuk po bën dhe s’ka bërë asgjë e që duhet të tërhiqet Trusti, por se kjo s’është e vërtetë. “Po thuhet se Qeveria s’ka bërë asgjë dhe duhet të tërhiqet Trusti.Në kriza të ngjashme çka duhet të bëhet? Qeveria duhet të mbështes ata që kanë nevojë më së shumti. Pra kategoria që ka më së ...
Komentet te Murati për tërheqjen e Trustit: Qeveria po ndërmerr masa, por opozita vazhdimisht i pengon e kundërshton ato Janë të Mbyllura

Ligjvënësit përballë karrigeve të zbrazëta-mungojnë shumica e ministrave

Lajme
Seanca plenare e kuvendit të Kosovës ka nisur tashmë me deklarimet jashtë rendit të ditës, e në rend të ditës janë 10 pika, përfshirë zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media. Megjithatë, në këtë seancë mungojnë shumica e pjesëtarëve të kabinetit qeveritar. Veç kryeministrit Albin Kurti, i cili ndodhet në Davos të Zvicrës, ku udhëtoi nga vizita 2 javore në SHBA, në sallën plenare nuk janë as shumë vartës të tij, raporton GazetaSinjali. Në ulëset e ministrave janë vetëm zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi, ministri i financave Hekuran Murati, ai i shëndetësisë ...
Komentet te Ligjvënësit përballë karrigeve të zbrazëta-mungojnë shumica e ministrave Janë të Mbyllura

“Voto për Trustin”, opozita me pankarta në seancën e Kuvendit të Kosovës

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës. Kjo seancë ka filluar me deklarimet jashtë rendit të ditës. Si fillim opozita ka vendosur pankarta me mbishkrimin “Voto për Trustin”, në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net. Pankartat me këto mbishkrim u vendosën në ulësen e zbrazët të kryeministrit Albin Kurti, si dhe të ministrave të Qeverisë. Ndryshe në Komisionin për Buxhet dhe Financa dje nuk është votuar pro ndryshimit të ligjit për Trustin, nga ku do të lejohej tërheqja e mjeteve pensionale nga 10 deri në 30 për qind. Pavarësisht kërkesës së qytetarëve dhe opozitës, Qeveria e Kosovës dhe deputetët e VV-së vazhdojnë të jenë ...
Komentet te “Voto për Trustin”, opozita me pankarta në seancën e Kuvendit të Kosovës Janë të Mbyllura

Mustafa del kundër tërheqjes nga Trusti: Opozita se ka gjetur mënyrën adekuate për tu ndihmuar qytetarëve

Lajme
Çështja e Trustit, më saktë tërheqja e parave nga Trusti është bërë prapë temë diskutimi në skenën politike. Kjo për arsye të krizës ekonomike, e cila u krijua për shkak të rritjes së çmimeve, përfshirë këtu rritjen e çmimeve të produkteve esenciale por edhe të energjisë elektrike. Një krah i politikës, kryesisht partitë opozitare, si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë përkrahur një tjetër tërheqje të parave nga Trusti, shkruan lajmi.net. Ndërsa krahu tjetër, ai i partisë në pushtet, pra Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë kundër kësaj ideje. Kjo çështje, ka qenë arsye e një debati që është bërë mes këtyre ...
Komentet te Mustafa del kundër tërheqjes nga Trusti: Opozita se ka gjetur mënyrën adekuate për tu ndihmuar qytetarëve Janë të Mbyllura

Rrëfimi ekskluziv i qytetarit që u keqtrajtua nga Policia në Rahovec: S’kom guxu me folë hiç, polici këtu o shtet

Lajme
Një qytetar në Rahovec e ka pësuar keq nga Policia, më 10 maj, pasi reagoi kur një zyrtar policor hyri pa rend për të marrë shërbim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Kjo i kushtoi atij me arrestim e keqtrajtim, madje edhe kërcënim për t’i mos denoncuar policët e përfshirë në rast. Sinjali sot publikoi pamje ekskluzive ku shihet se si iu vërsulën policët para syve të babait të tij dhe e arrestuan nën dyshimet se tentoi ta sulmojë njërin prej tyre. Por, e vërteta qëndron ndryshe. Është pikërisht qytetari i cili u sulmua nga zyrtarët policorë gjatë transportimit për në stacion policor. Sinjali ju sjellë rrëfimin ekskluziv të viktimës, ...
Komentet te Rrëfimi ekskluziv i qytetarit që u keqtrajtua nga Policia në Rahovec: S’kom guxu me folë hiç, polici këtu o shtet Janë të Mbyllura

Demi Rose trondit internetin me këto imazhe

ShowBiz
Demi Rose ka “tronditur” rrjetin me postimin e fundit. Me dy poza tejet joshëse ekspozoi të pasmet bombastike si dhe gjoksin gjigant në bikine të bardha. Këto imazhe i realizoj në një fushë tenisi.. “Praktika e bën të përsosur!”, ishte mbishkrimi i postimit i cili mori mbi 314 mijë pëlqime si dhe afër 3 mijë komente.   View this post on Instagram   A post shared by Demi 🌹 (@demirose) ...
Komentet te Demi Rose trondit internetin me këto imazhe Janë të Mbyllura

Sot ose nesër pritet të dalin 100 euro të qeverisë

Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka bërë të ditur se ndarja e 100 eurove për të punësuarit e sektorit privat do të bëhet këtë javë, ndërsa për studentët aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet do të procedohet pagesa edhe për ta raporton kontabilisti.info Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 35 milionë euro buxhet, të cilat do të mundësojnë pagesën e mbështetjes së njëhershme prej 100 euro për të punësuarit e sektorit privat dhe studentët. Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret, ka bërë të ditur ministri Murati ...
Komentet te Sot ose nesër pritet të dalin 100 euro të qeverisë Janë të Mbyllura

Ky ma ka prishë agjendën politike, i kërkoi Maqedonisë që të mos më akreditonte për ambasador

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, deklaroi se presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan i kishte kërkuar Shkupit zyrtar të mos e pranonte atë si ambasador të Kosovës. I ftuar në emisionin Prime Time në Kanal 10, Dedaj deklaroi se këtë ia kishte pohuar vet ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov. “Kur më ka pritur ish-presidenti Ivanov, kur ia kam dorëzuar letrat kredenciale, më tha: ‘E kam pasur të vështirë të pranoj ty ambasador’, e kam pyet pse, më tha: ‘Më ka thirr miku im Erdogan edhe ka thënë bëjë çfarë të duash, këtë person mos e prano ambasador se ky person ma prish agjendën time politike ...
Komentet te Ky ma ka prishë agjendën politike, i kërkoi Maqedonisë që të mos më akreditonte për ambasador Janë të Mbyllura

Kosovari ‘fluturon’ rrugëve të Austrisë, vozitë 255 km/h – i konfiskohet patentë shoferi

Lajme
Radari i Policisë austriake ka kapur një kosovar i cili po voziste me shpejtësi të madhe në rrethin e Ried në komunën e Pram. Për shkak të kësaj, atij i konfiskohet patentë shoferi nga policia austriake. Ai bie në radarin e një patrulle të policisë, teksa ishte duke vozitur makinën e tij me një shpejtësi prej 255 kilometrash në orë. Sipas raportit të policisë në Austrinë e Epërme, 20-vjeçari ishte duke lëvizur me makinë në drejtim të Wels-it në autostradën A8. Përkundër shpejtësisë së lartë, patrulla policore arriti ta ndalojë shoferin në daljen e Haag am Hausruck, njofton albinfo.at. Me vendim të menjëhershëm, kosovarit i është ndaluar vozitja në gjithë ...
Komentet te Kosovari ‘fluturon’ rrugëve të Austrisë, vozitë 255 km/h – i konfiskohet patentë shoferi Janë të Mbyllura