Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ky është automekaniku në Prishtinë që u denoncua për mashtrim, një qytetar thotë se ia mori 900 euro dhe s’ia rregulloi veturën

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e një 50-vjeçari në Prishtinë, i cili u kap dje nga Policia, pasi u denoncua se ia mori një qytetarit rreth 900 euro dhe nuk ia rregulloi veturën siç ishin marrë vesh. Si rezultat i denoncimit, ai përfundoi në ndalim policor dhe dyshohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Vegim Vuçiternën, i cili u raportua në Polici nga një qytetar, i cili po pretendon se i njëjti e ka mashtruar duke ia marrë paratë, të cilët nuk ia ktheu më. Rasti ka ndodhur para 8 muajsh, por qytetari vendosi ...
Komentet te Ky është automekaniku në Prishtinë që u denoncua për mashtrim, një qytetar thotë se ia mori 900 euro dhe s’ia rregulloi veturën Janë të Mbyllura

Qeveria Kurti shpërblen komunat e Vetëvendosjes

Lajme
Komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje pritet që të përfitojnë më së shumti nga projektet e reja kapitale të ministrive për vitin 2022. Sipas raportit të fundit të Institutit GAP, “Ligji për Buxhet 2022: Favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investimet kapitale”, Kamenica do të fitojë më së shumti nga këto projekte. Komuna që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj, pritet që të marrë 27 euro investime për kokë banori. Veç kësaj, edhe komuna e Podujevës, e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi i LVV-së, është në krye të listës për më shumë përfitime. Kjo komunë, do të përfitojë investime në vlerë prej 14.54 euro për kokë banori. “Ndërsa, projektet e ministrive në komuna ...
Komentet te Qeveria Kurti shpërblen komunat e Vetëvendosjes Janë të Mbyllura

Shtrenjtohen përsëri çmimet e vajit, vezëve dhe qumështit

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovë tek rubrika “çmimet ditore” ka treguar se çmimet e disa artikujve bazë përsëri janë shtrenjtuar. Siç ka njoftuar ASK, ndryshim të çmimet gjatë ditës së djeshme janë vrenjtur tek, vaji ushqimor, vezët dhe qumështi. Vaji ushqimor gjatë ditës së djeshme ka qenë 2 euro e 72 cent, derisa ditë më parë është shitur më 2.58. Kurse, vezët janë shtrenjtuar për më shumë se 10 cent. Derisa qumështi për 3 cent ka gjatë 24 orëve të fundit. “Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër, 2,72 cent, ishte 2,58. Vezë – Konson, 30 copë 3,38 ishte 3,21. Qumësht tetrapak – Vita 3.2 %, 1 lit 1,05 ishte ...
Komentet te Shtrenjtohen përsëri çmimet e vajit, vezëve dhe qumështit Janë të Mbyllura

Vërtetohet: Arben Vitia ka nisur punën në laboratorin që e licensoi sa ishte ministër

Lajme
Nuk e ka bërë ende publike, por ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tashmë e ka nisur punën në laboratorin privat “Olive”. Ai është emëruar menaxher i këtij laboratori. Punësimi i tij u bë temë diskutimi edhe në seancën e sotme të Kuvendit. Pas humbjes së garës për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, u zhduk pak, për t’u rishfaqur në një detyre të re. Ish-ministri i Shëndetësisë ka lidhur kontratë pune me laboratorin “Olive”, ku do ta ushtrojë pozitën e menaxherit, shkruan Express. Punësimi i tij është konfirmuar nga vetë laboratori, përmes një VIDEO të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ku ish-ministri prezantohet si menaxher. Në punën e re, Vitia ...
Komentet te Vërtetohet: Arben Vitia ka nisur punën në laboratorin që e licensoi sa ishte ministër Janë të Mbyllura

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat

Lajme
Janë ekzekutuar sot pagesat e shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat. Një gjë të tillë e ka konfirmuar ministri i financave Hekuran Murati përmes një shkrimi në rrjetin social facebook. “Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit. Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro”, ka shkruar Murati. “Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët ...
Komentet te Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që e kërcënuan vëllain e pronarit të barnatores ‘Rexall’

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar dy persona të cilët kanë kërcënuar vëllain e pronarit të barnatores ‘Rexall’ në Prishtinë, i cili pak ditë më parë u sulmua brutalisht, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personat që u arrestuan janë Bekim Maloku dhe Agim Spahiu. Maloku dhe Spahiu e kërcënuan vëllain e pronarit të barnatores ‘Rexall’ më 23 maj, ku ia zunë pritën para hyrjes së restorantit ‘Gizzi Grill’ në Veternik. Sinjali pati raportuar për rastin, ku të dyshuarit fillimisht iu drejtuan viktimës me fjalët ‘pse po përmend emra në Polici’ e më pas e kërcënuan me fjalët se ‘nëse përmend emra në Polici, kena ...
Komentet te Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që e kërcënuan vëllain e pronarit të barnatores ‘Rexall’ Janë të Mbyllura

E rëndë: 23-vjeçari Kosovar tenton të vetëvritet, e shpëtojnë babai dhe vëllai

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një 23-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se të riut arritën që t’ia shpëtojnë jetën babai dhe vëllai i tij, të cilët e dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. 23-vjeçari ka refuzuar që të shtrihet në spital, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Policia të cilët i janë përgjigjur menjëherë thirrjes. Po ashtu me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Tentim vetëvrasje’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rëndë: 23-vjeçari Kosovar tenton të vetëvritet, e shpëtojnë babai dhe vëllai Janë të Mbyllura

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për simptomat, kujdesin e trajtimin e Lisë së Majmunit

Shëndetësi
Në Kosovë nuk është shënuar ende asnjë rast i Lisë së Majmunit, veçse përderisa kjo sëmundje është konfirmuar në disa vende të rajonit, sot Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa të dhëna, duke njoftuar se periudha e inkubacionit është nga 5 deri në 21 ditë, ndërsa sëmundja nuk përhapet lehtë mes njerëzve. Si transmetohet Lija e Majmunit? “Lija e majmunit nuk përhapet lehtë midis njerëzve, por sëmundja mund të merret përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me person të infektuar, duke përfshirë: lëkurën e dëmtuar, kore ose lëngje trupore, pështymë, spërkla – kontakt i zgjatur ballë për ballë, materialet e kontaminuara – p.sh shtrat ose peshqirë të përdorur, kontaktin seksual”, shkruhet në ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë jep detaje për simptomat, kujdesin e trajtimin e Lisë së Majmunit Janë të Mbyllura

Autorja e ‘Si ta vrasësh bashkëshortin’, shpallet fajtore për vrasjen e burrit të saj

Lajme
seja e Nancy Crampton Brophy, e cila u botua në vitin 2011, jepte detaje rreth disa mënyrave për të kryer një vrasje të pazbuluar. Një romanciere e vetë-botuar, e cila shkroi një ese të quajtur ‘Si të vrasësh bashkëshortin tënd’, është shpallur fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj katër vjet më parë. Nancy Crampton Brophy, 71 vjeç, u dënua për vrasje të shkallës së dytë dje pasi një juri amerikane e përbërë nga shtatë gra dhe pesë burra në Portland diskutoi për vdekjen e shefit të kuzhinës Daniel Brophy. 63-vjeçari u vra më 2 qershor 2018, teksa po përgatitej për punë në Institutin Kulinar të Oregonit në Portlandin Jugperëndimor. ...
Komentet te Autorja e ‘Si ta vrasësh bashkëshortin’, shpallet fajtore për vrasjen e burrit të saj Janë të Mbyllura

Ndalohet një kamion me 11 lopë në Viti, u tentua të kontrabandoheshin nga Maqedonia e Veriut

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e njëmbëdhjetë lopëve, që përmes rrugëve malore ilegale ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore. Kamioni me gjedhe është ndaluar në fshatin Mjak të Komunës së Vitisë. “Si rezultat i kësaj, me datë 26.05.2022, rreth orës 04:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare është arritur të identifikohen kamion i tipit “man”, me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin, M.A., shtetas kosovar. Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor, autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Mjak, komuna e Vitisë. ...
Komentet te Ndalohet një kamion me 11 lopë në Viti, u tentua të kontrabandoheshin nga Maqedonia e Veriut Janë të Mbyllura