Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti për tërheqjen e Trustit: Po manipulohet me propozimin, vetëm 8 për qind e llogarive janë përfituesit kryesor

Ekonomi
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vetëm 8 për qind e llogarive në Fondin Pensional (Trusti) janë përfituesit kryesor të propozimit për tërheqjen e kursimeve dhe se po manipulohet me propozimin e dërguar në Kuvendin e Kosovës. Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ka theksuar se 80 për qind e qytetarëve kanë vetëm 1,100 euro në llogari të kursimeve. “Nga mbi 630 mijë llogari që janë të hapura, edhe pse gjysma e tyre jo aktive, në Trustin Pensional të Kosovës, 90 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro. Kurse, 80 për qind e llogarive apo mbi 500 mijë kanë mesatarisht 1,100 euro në ...
Komentet te Kurti për tërheqjen e Trustit: Po manipulohet me propozimin, vetëm 8 për qind e llogarive janë përfituesit kryesor Janë të Mbyllura

Dokumentari i Opinion: Nga CIA dhe DASH, dokumentet shfajësuese që Prokuroria Speciale i mbajti fshehtë

Lajme
Avokati amerikan Gregory Kehoe, i cili mbron ish Presidentin Hashim Thaçi, në një seancë gjatë shkurtit të këtij viti, u pa në kulmin e frustrimit, pasi kishte zbuluar se Prokuroria Speciale kishte mbajtur të fshehta disa prova shfajësuese për të akuzuarit – mes të cilave edhe ajo e dhënë nga ish diplomatit i lartë i OSBE-së, Dan Everts. Everts, që ka shërbyer në Kosovë menjëherë pas luftës, mes tjerash, i kishte thënë Prokurorisë se veprimtaritë kriminale, pas qershorit të vitit 1999, janë kryer nga individë që kërkonin një rast për përfitime personale, e nuk ishin pjesë e një fushate të organizuar nga udhëheqja shqiptare. “Asgjë nga kjo nuk na u ...
Komentet te Dokumentari i Opinion: Nga CIA dhe DASH, dokumentet shfajësuese që Prokuroria Speciale i mbajti fshehtë Janë të Mbyllura

Aksidentohet Robert Berisha, dalin pamjet

ShowBiz
Mëngjesin e sotëm është aksidentuar këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha. Aksidenti ka ndodhur mes veturës së tij dhe një kamioni tek Rrethi me flamur. Sipas videos, Robert Berisha shihet i nervozuar teksa bisedon me shoferin e kamionit. Nga ky askident nuk ka persona të lënduar përpos dëmeve materiale./Kosovarja ...
Komentet te Aksidentohet Robert Berisha, dalin pamjet Janë të Mbyllura

Del videoja e Kurtit me kryetarët e komunave, Lladrovci i ‘shkrin’ duke qeshur

Lajme Video
Kryeministri Albin Kurti është takuar dje me kryetarët e komunave të Kosovës, ku kanë nënshkruar “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”. Gjatë kësaj ceremonie, janë kapur edhe disa momente humori. Ka qenë Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i cili ka bërë Kurtin dhe kryetarët e komunave të qeshin. “E ke rrit numrin e madh ti Mitrovicë”, dëgjohet duke thënë Lladrovci, fjali pas së cilës shpërthejnë të qeshurat. Më pas dikush i sugjeron Kurtit që t’i bëjë kryetarët e komunave më shpesh bashkë. Sërish ndërhyn Lladrovci, duke i thënë se “ku je bre. E madhe je. Mbesë Drenice je”. Kurti më pas dëgjohet duke folur për ...
Komentet te Del videoja e Kurtit me kryetarët e komunave, Lladrovci i ‘shkrin’ duke qeshur Janë të Mbyllura

Ky është burri 54-vjeçar që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë në autobus, ndalohet për 48 orë

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të trishtë që i ndodhi një 20-vjeçareje, në një autobus që po lëvizte nga Istogu në drejtim të Prishtinës, ku u sulmua seksualisht nga një burrë 45-vjeçar. I dyshuari përveç që e sulmoi seksualisht, edhe e kërcënoi vajzën, pasi ajo reagoi për veprimet e tij. Nën dyshimet se ka kryer dy vepra penale, Prokurori i Shtetit e ndaloi të njëjtin për 48 orë. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë si i dyshuar për këtë rast është Emin Xhosha, i cili tashmë ndodhet në mbajtje dhe mbi të rëndon dyshimi për veprat penale “sulm seksual” ...
Komentet te Ky është burri 54-vjeçar që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë në autobus, ndalohet për 48 orë Janë të Mbyllura

E tmerrshme: 20-vjeçarja sulmohet seksualisht nga 45-vjeçari në autobusin për në Prishtinë

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një autobus që po lëvizte nga Istogu në Prishtinë, ku një 20-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë 45-vjeçar, i cili më pas edhe e kërcënoi. Sinjali ka mësuar detaje se si i dyshuari e shfrytëzoi autobusin, për të iu afruar vajzës, të cilën e trishtoi në momentin që e sulmoi seksualisht. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orëve të mesditës, kur autobusi i një kompanie (emër i njohur për redaksinë), ishte rrugës për në Prishtinë, kur nisën britmat e kërcënimet, që i parapriu sulmi seksual i 45-vjeçarit. Në dëshminë e viktimës të dhënë në ...
Komentet te E tmerrshme: 20-vjeçarja sulmohet seksualisht nga 45-vjeçari në autobusin për në Prishtinë Janë të Mbyllura

Shijojeni motin, temperaturat sot shkojnë në 31 gradë

Lifestyle
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Sipas IHMK-së, sot kur edhe fillon stina e verës meteorologjike, parashihet mot me diell dhe me vranësira të dendura, të cilat nëpër disa lokalitete do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fort nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.” ...
Komentet te Shijojeni motin, temperaturat sot shkojnë në 31 gradë Janë të Mbyllura

Sindikata e KEK paralajmëron protestë masive për tërheqjen e parave nga Trusti, 90 % e punëtorëve do të marrin pjesë

Lajme
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar protestë masive në ditën kur në rend dite do të jetë Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton Ekonomia Online. Ai i ka quajtur ofendim për ta, arsyetimet e Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati gjoja se me parat e Trustit punëtorët do të blejnë “Iphone 13 ProMax”. Me mundësinë që qytetarët të tërheqin një pjesë të Trustit, thotë do të kishte impakt pozitiv edhe në ekonominë vendëse. “Ne do të jemi pjesëmarrës në protesta si sindikatë për arsye se është presion i anëtarësisë sindikale, i të gjithë punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës që këto ...
Komentet te Sindikata e KEK paralajmëron protestë masive për tërheqjen e parave nga Trusti, 90 % e punëtorëve do të marrin pjesë Janë të Mbyllura

Këshillë sigurie që çdo prind duhet ta dijë: Krijoni fjalëkalim familjar për ta mbrojtur fëmijën nga të panjohurit

Lifestyle
Para se fëmija të rritet dhe të pavarësohet, është mirë që në vitet e tij të fëmijërisë t’i dhuroni siguri dhe të kujdeseni për të Prandaj, Telegrafi ju sjell një mënyrë shumë të mirë për t’i mbrojtur fëmijët tuaj nga të panjohurit, dhe kjo mënyrë përfshin krijimin e një “fjalëkalimi” familjar. Pra, nëse dikush i afrohet fëmijës tuaj dhe i thotë “Eja me mua. Do të dërgoj te mami dhe babi yt”, gjëja e parë që fëmija juaj duhet ta bëjë është ta pyes të panjohurin, “Si janë emrat e prindërve të mi dhe cili është fjalëkalimi ynë familjar?”. Në bashkëpunim me fëmijën tuaj krijoni një fjalëkalim të tillë për ...
Komentet te Këshillë sigurie që çdo prind duhet ta dijë: Krijoni fjalëkalim familjar për ta mbrojtur fëmijën nga të panjohurit Janë të Mbyllura

Kjo është shqiptarja që u takua me Presidentin Biden

Lajme
Një shqiptare arriti që para dy ditëve ta takojë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Bëhet fjalë për Besa Tafilaj Pinchotti Besa është vajza e aktivistit Ramiz Rafilaj. Ajo së fundmi është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association). Por cilat janë të arrituarat e vajzës që e bëri krenar gjithë vendin? Besa, është e bija e aktivistit të mirënjohur të kauzës sonë kombëtare në SHBA, dhe mikut tim të pazëvendësueshëm, Ramiz Tafilaj dhe Diana Tafilaj.  Ajo u lind e rrit në Houston të Teksasit. Besa ka përfunduar studimet universitare ne University of Texas për gazetari e biznes, ...
Komentet te Kjo është shqiptarja që u takua me Presidentin Biden Janë të Mbyllura