Dikur, Florent Ramqaj – këshilltari i Liburn Aliut – ishte anëtar i organizatës studentore të Vetëvendosjes (Studim, Kritikë, Veprim – SKV), dhe protestonte për bileta më të lira autobusi. Por, njëkohshëm ai punonte edhe në kompaninë e dajës së tij që tashmë është përfshirë në një aferë të rëndë korrupsioni. I veshur me pushtet, Ramqaj sot i shijon në maksimum privilegjet e pushtetit. Situata për të duket se ka ndryshuar pasi Ramqaj u emërua në një pozicion të rëndësishëm: atë të këshilltarit të Liburn Aliut, ministër i Infrastrukturës. Në emisionin “Ditari i Buzhalës” është raportuar se daja i Florent Ramqajt dyshohet se është përfshirë në dhënie ryshfeti e dallavere nëpër ...
Komentet te Dikur protestonte për bileta autobusi si aktivist: Nipi i VV-së me mëditje të larta në Ministri Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
‘Çka s’nin njeri’: Zv/ministri Sallahu e krahason punën në Ministrinë e Drejtësisë me vajin në tepsi
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, duke folur për punën që po bëhet në këtë ministri të udhëhequr nga Albulena Haxhiu ka bërë një krahasim interesant duke përmendur vajin në tepsi, shkruan Gazeta Metro. Sallahu duke lavdëruar punën që po bëhet në ministrin ku ai punon, ka habitur të gjithë me një krahasim që ka bërë. Ai thotë se puna në Ministrinë e Drejtësisë po zhvillohet me nivelin e shpejtësisë së të shpërndarjes së vajit në tepsi. “Po ju them me plotë përgjegjësi këtu se niveli i shpejtësisë së punës në Ministrinë e Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë të shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka ...
Komentet te ‘Çka s’nin njeri’: Zv/ministri Sallahu e krahason punën në Ministrinë e Drejtësisë me vajin në tepsi Janë të Mbyllura
Në episodin e tretë të Ditarit të Buzhalës trajtohet një rast korrupsioni ku përmendet edhe emri i ministrit Liburn Aliu, dhe ku nuk mungojnë shumat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi. Në këtë emision, autori Berat Buzhala zbulon përgjime autentike që dëshmojnë se si një kompani projektuese e lidhur me pushtetin e Vetëvendosjes, u zu “me pelë për dore” duke kërkuar ryshfet. Pushteti e ryshfeti Që në Kosovë kërkohet ryshfet, kjo ishte një hamendje e kahmotshme, anipse shpesh mungonin faktet për ta dëshmuar se ndodhte, e për ta kuptuar se si ndodhte. Por, kësaj radhe çështja është shumë më e rëndë, e njëkohshëm edhe më sqaruese, meqë kompania ...
Komentet te AFERA JARANAT E LIBURNIT: Ryshfet astronomik në Ministrinë e Liburn Aliut (Ekskluzive/Audio) Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit, ku një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se i ndjeri është Shkëlqim Dobraj 27-vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se trupi është gjetur nga familjarët e të ndjerit. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi për Sinjalin. Me urdhër të Prokurorit ...
Komentet te Ky është i riu që dyshohet se kreu vetëvrasje në Carrabreg të Deçanit Janë të Mbyllura
Sonte në orën 18:00, gazetari Berat Buzhala, ka paralajmëruar publikimin e një afere për korrupsion në ministrinë e Liburn Aliut. Sipas njoftimit të Buzhalës dhe Nacionales, afera ka të bëjë për përfshirje në ryshfet të njerëzve të afërt me ministrin Aliu. Përgjime, thotë Buzhala, gazeta e tij posedon 1 orë. Për më shumë, ndiqeni paralajmërimin në vazhdim: ...
Komentet te Dyshohet për korrupsion në Ministrinë e Liburn Aliut: Buzhala publikon sonte audio-përgjimin Janë të Mbyllura
1 Qershori, datë kjo e cila zyrtarisht njihet si Dita e Fëmijëve, në secilën situatë normale do duhej të kalohej duke i argëtuar fëmijët, me përmbajtje adekuate për moshën e tyre. Por, shkolla fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, si duket ka një alternativë tjetër, e cila nuk po duket të jetë mjaft e përshtatshme për moshën e tyre, kjo ngaqë, në ditën e tyre, fëmijëve iu është lëshuar kënga e Pop Smoke – Dior, teksa shihet numër i madh i fëmijëve, që argëtohen në oborrin e kësaj shkolle, shkruan Gazeta Sinjali. Kënga “Dior” në vete përmbanë fjalë të papërshtatshme për moshën e fëmijëve, madje në tekstin e saj promovohet dhuna, ...
Komentet te Dita e fëmijëve në shkollën “Faik Konica”, shënohet me këngë për të rritur që thërrasin në dhunë Janë të Mbyllura
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki A**** (gazeta ka vendosur t’i referohet Haki Abazit në këtë formë, pasi i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e Nacionales), sot është paraqitur në Gjykatë, për rastin e rrahjes së tij me Dardan Molliqajn. Megjithatë, pak para se të niste seanca, deputetit të Vetëvendosjes i erdhën disa lëvdata të mëdha. Një burrë rreth të 60-ave, kishte ardhur enkas për ta takuar A****, raporton gazeta Nacionale nga Pallati i Drejtësisë. “Jam simpatizanti yt, je njeri ma i mençur në Kosovë, mos lësho pe”, i tha ky qytetar deputetit të Vetëvendosjes. Ishte avokatja e Abazit e cila filloi të bisedonte me të. Në bisede e ...
Komentet te Haki A***** në Gjykatë ia pret udhën një tifoz: Je njeri më i mençur në Kosovë Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se më mirë është të komunikojë me avokatët e ish-krerëve të UÇK-së duke e lënë të hapur se mund të bëjë edhe një vizitë në Hagë. Kurti ka thënë se Gjykata Speciale nuk është e lavdueshme për nga transparenca dhe se në këtë fazë më mirë për të është të komunikojë më avokatët e Thaçit dhe të tjerëve. “Për fazën të cilën kalojmë e që kjo Gjykatë nuk është e lëvdueshme nga transpearenca e saj. Më e rëndësishme është të kontaktoj e tëdiskutoj me avokatët e ish-krerëve të UÇK-së” “Mbase edhe mund t’i vizitoj por unë po tregoj që çka është e rëndësishme të bëjë ...
Komentet te Kurti pyetet nëse do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Më mirë është të komunikoj me avokatët e tyre Janë të Mbyllura
Shtiu së paku 6 herë mbi trupin e Gazmend Hysenit në qendër të Ferizajt. E pasi e kreu vrasjen, i dyshuari Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, u nis me vrap për të ikur nga vendi ku dyshohet se kreu krimin. Ngjarja që ndodhi orët e hershme të së shtunës në Ferizaj, mund të përfundonte me një arratisje spektakolare. Që kjo të mos ndodhte u përkujdes një polic. Afër marketit ku u krye vrasja, qëlloi një polic në rroba civile. Pasi e pa ngjarjen, polici fillimisht i kërkoi dorasit të ndalej. Por, kur e pa që urdhrat e tij nuk po përfilleshin, dhe se i dyshuari i drejtoi armën, zyrtari ...
Komentet te Rasti i Gjilanit e i “Kodrës së Trimave” në Prishtinë – kur guxon polici ta përdorë armën? Janë të Mbyllura
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës rreth aplikimit për anëtarësim në Këshill të Evropës. Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” në KTV, ajo ka thënë se aplikimi ka qenë një veprim i gabueshëm, duke shtuar se tash Serbia ka një vit kohë për të lobuar kundër anëtarësimit. “E dini, mund t’i bëni gjërat shumë mençur dhe po ashtu mund t’i bëni gjërat me kokëfortësi. Dhe dukshëm, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i bëjë gjërat me kokëfortësi. A është kjo një strategji e mençur? Këtë nuk e di. Natyrisht se e mbështetim rrugëtimin e Qeverisë së Kosovës për t’u bërë anëtar i ...
Komentet te Mbështetësja e madhe e Kosovës e bën horë Qeverinë për aplikim në Këshill të Evropës Janë të Mbyllura