Zëvendëskryeministrja dhe ministrja Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin dhe sa më herët që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, vendi ynë mbetet i hapur që me gjithë dëmin që ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re. Gërvalla në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, tha se raporti i UNMIK-ut, në një nga pesë temat, flet edhe për ...
Komentet te Gërvalla: Me gjithë dëmet që ka bërë Serbia, mbesim të hapur të fillojmë një epokë të re Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Ligës Unike të basketbollit ku u përballën Rahoveci dhe Peja. Fituese nga ky ballafaqim shumë interesante doli Peja e cila triumfoi me rezultat shumë të ngushtë 73:71, raporton KosovaPress. Me këtë fitore Peja e ka siguruar kualifikimin në finale të kësaj gare dhe tani e pret fituesin e ndeshjes Goga Basket – Ylli që zhvillohet nga ora 19:00./KP ...
Komentet te Peja mposht Rahovecin me vetëm dy pikë epërsi, kalon në finale të Ligës Unike Janë të Mbyllura
Ylli i Tottenham dëshiron të qëndroj në Premier Ligë. Sulmuesi i skuadrës londineze Tottenham Hotspur Harry Kane, pavarësisht interesimit nga Paris Saint-Germain, preferon që të qëndroj në Angli nëse largohet nga Tottenhami, raporton “The Independent”. Ky do të ishte një lajm tejet i mirë për skuadrat nga Manchesteri, respektivisht për United dhe Cityn, të cilat kanë shprehur interesim serioz për kapitenin e Kombëtares së Anglisë, përcjell KosovaPress. Që nga transferimi i tij tek Tottenhami, Kane ka arritur të bëjë 329-të paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 217-të gola dhe 46 asistime për skuadrën e Tottenham./KP ...
Komentet te Kane preferon të qëndroj në Angli Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin bëri komentet gjatë fjalimit të tij para Këshillit të Sigurimit pasi Kosova përfundoi suksesshëm zgjedhjet e hershme legjislative që u dalluan me pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe fitore nga ana e partisë politike të Vetëvendosjes e më shumë se gjysmës së të gjitha votave të hedhura. Tanin tha se qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ballafaqohet me “mundësi të mëdha, krahas sfidave të mëdha”. Tanin: Hapja e dyerve të së ardhmes kërkon transformim “Hapja e dyerve të së ardhmes kërkon transformim, dhe ndryshim të prioriteteve që pasqyrohen si në fjalë ashtu edhe në vepra. Ulja e tensioneve po ...
Komentet te Tanin në Këshillin e Sigurimit: Nga Qeveria Kurtipresim trajtimin e çështjeve të vështira Janë të Mbyllura
Agjenti i Achraf Hakimit pohon se nëse Interi do të kishte arritur të qëndronte në Ligën e Kampionëve, ata do të shkonin deri në fund të kësaj gare. “Nerazzurrët” arritën në finalen e Europa League sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ata përfunduan në fund të grupit të tyre të Ligës së Kampionëve.. Që nga ai eliminim në muajin dhjetor, Antonio Conte ka qenë në gjendje të përqendrojë vëmendjen e tij tërësisht në Serie A, duke krijuar një hendek prej 11 pikëve nga vendi i dytë në garën për titull, përcjell KosovaPress. “Rruga drejt titullit është e qartë tani dhe hendeku do të thotë që Interi mund të fillojë të ...
Komentet te Agjenti i Hakimit: Me formën e tanishme, Interi do ta fitonte Ligën e Kampionëve Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi, ku u diskutua për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, ministri Murati dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan rreth implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, për themelimin e një grupi punues ndërministor mes Kosovës dhe Shqipërisë për trajtimin e çështjeve të ndryshme mes dy vendeve. Sipas një komunikate të MFPT-së, në takim u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së mallrave në mes të dy vendeve si dhe për krijimin e një mekanizmi i cili do të shërbejë në rritjen e diversitetit të kompanive që qasen në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë./KP ...
Komentet te Murati dhe Minxhozi flasin rreth implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka vizituar SBASHK-un, me ç’rast u diskutua për mundësinë e vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë. Sipas komunikatës së MASHTI-t, Nagavci është shprehur se do të bëhen gjithë angazhimet dhe të fillohet me vaksinimin e punëtorëve arsimor që kanë më shumë nevojë e pastaj të vazhdohet edhe me gjithë të tjetër varësisht nga arritja e kontingjenteve me vaksina. Ajo pastaj ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me fillimin e procesit mësimor pas pushimit pranveror, për sfidat aktuale që po përcjellin sistemin e arsimit dhe për angazhimet konkrete e të përbashkëta që duhen bërë me qëllim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor. Të dy ...
Komentet te Nagavci: Prioritet vaksinimi i punëtorëve arsimorë Janë të Mbyllura
Ish-mesfushori i Italisë, Daniele De Rossi është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë shërimin në shtëpi. Lajm i mirë për ish-kapitenin e Romës, i cili u shtrua në spital që nga 9 prilli për shkak të koronavirusit. De Rossi do të vazhdojë periudhën e rehabilitimit në shtëpi, pasi ishte shtruar në spital me pneumoni intersticiale bilaterale. “La Gazeta dello Sport” raporton se De Rossi falënderoi mjekët dhe infermierët kur u largua nga instituti shëndetësor. Ndryshe De Rossi është pjesë e stafit teknik të Kombëtares së Italisë e cila drejtohet nga trajneri Roberto Mancini./KP ...
Komentet te I infektuar me Covid-19, kjo është gjendja shëndetësore e De Rossit Janë të Mbyllura
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka analizuar situatën në prag të ndeshjes kthyese kundër Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “The Reds” kanë humbur me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë dhe në “Anfield Road” kërkohet një përmbysje rezultati për të kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare, përcjellë KosovaPress. “Ku jeni ne disavantazh 3-1 duke sikur nuk keni çfarë të humbisni kështu që ne do të provojmë. Rezultati tregon se ata ishin ë të mirë se ne, por është vetëm gjysma e punës.”, tha fillimisht Klopp. “Duhet të provojmë ta fitojmë ndeshjen dhe pastaj të shohim. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe do të provojmë të ...
Komentet te Klopp nuk e përjashton përmbysjen e rezultatit ndaj Real Madridit Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore. Ndërsa të enjten mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s./KP ...
Komentet te Nesër mot me shi dhe borë Janë të Mbyllura