Bayerni i Munichut sonte është përball një misioni shumë të vështirë për të kaluar në gjysmëfinale të garës më prestigjoze evropiane, Ligës së Kampionëve. Humbja me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë në ”Allianz Arena” nënkupton që gjiganti bravares duhet të bëjë përmbysje të rezultatit për të vazhduar tutje në këtë garë, përcjell KosovaPress. Mëgjithatë, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj pret që Bayerni në saje të mentalitetit si skuadër gjermane të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve duke treguar kështu hapur se është tifoz i kësaj skuadre. “Derbi i madh evropian sonte dhe një sfidë e vështirë për Bayern Munich ndaj PSG-së. Duke njohur mentalitetin ...
Komentet te Enver Hoxhaj pret përmbysje të rezultatit nga Bayerni ndaj PSG-së Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se janë regjistruar 1129 raste të reja pozitive me koronavirus nga 4045 testime të realizuara. Vetëm në Shkup janë raportuar 458 infeksione. Po ashtu, autoritetet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 27 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19 ndërsa 1152 pacientë janë shëruar. Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 140 mijë të infektuar, ndërkohë janë shëruar 118.946 pacientë. Fatalitetet në Maqedoninë e Veriut kanë arritur në 4289 ndërkaq raste aktive janë afro 20 mijë/KP ...
Komentet te 27 viktima dhe rritje e rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut Janë të Mbyllura
Frenimi federal i emergjencës është i vonuar, sepse situata është serioze dhe të gjithë duhet ta marrim seriozisht, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë të shkurtër për shtypin pas këshillit të ministrave në Berlin. “Sidoqoftë, vendimi është sa i rëndësishëm, aq edhe urgjent”, vazhdoi Merkel. “Ne duhet të bëhemi më të rreptë dhe të qëndrueshëm në luftën kundër pandemisë. Është tepër vonë të veprosh kur njësitë e kujdesit intensiv janë plot dhe tani i takon shtetit dhe qytetarëve që të mos lënë mjekët dhe infermierët pa mbështetje nëpër spitale”, shto ajo, raporton ATSh. Kabineti gjerman ka miratuar një rregullore kombëtare për të luftuar COVID-19, që do të anulojë ...
Komentet te Merkel: Situata është serioze, nevojitet bllokim urgjent Janë të Mbyllura
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e shoqëruar nga zëvendësministri Getoar Mjeku dhe këshilltarja e lartë Leman Hatashi, priti sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, dhe zyrtarin e ambasadës për çështje ekonomike, Dillon Green. Ministrja Rozeta Hajdari e njoftoi ambasadorin mbi prioritetet e ministrisë, duke nënvizuar ngritjen e konkurrueshmërisë në industri, përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, si dhe tërheqjen e investimeve dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit. Ministrja Hajdari rikujtoi përkushtimin ndaj bashkëpunimit rajonal në iniciativa për zhvillim të turizmit dhe sektorëve të tjerë industrialë si dhe ndaj marrëdhënieve të mira tregtare – gjithnjë brenda një kuadri ...
Komentet te Kosnett: Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë të domosdoshme për të tërhequr investimet Janë të Mbyllura
Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabet, një ndër figurat kryesore të familjes mbretërore për gati shtatë dekada, vdiq mëngjesin e së premtes, 9 prill 2021. Duka i Edinburgut ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare, duke lënë pas një familje të madhe me katër fëmijë, tetë nipër e mbesa, tetë stërnipër, si dhe një pasuri të madhe. Sa ishte paga e tij? Paga vjetore e Princit Filip arrinte shumën prej 500,000 dollarësh dhe paguhej nga xhepat e taksapaguesve përmes llogarisë së Grantit Sovran që administron pagat e familjes mbretërore. Nuk dihet nëse Princi e merrte këtë pagë pas vitit 2017, kur dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore. Bashkë me ...
Komentet te KUSH DO TË TRASHËGOJË PASURINË E MAJME TË PRINC FILIPIT? Janë të Mbyllura
Të hënën e ardhshme Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të ketë një mbledhje shumë të rëndësishme me vendime që pritet të prekin direkt Kampionatin Europian të Futbollit. Një prej vendimeve do të jetë zgjerimi i listave të lojtarëve për kombëtaret që do të marrin pjesë dhe numri i tyre do të jetë nga 23 në 25 për çdo skuadër. Ky vendim merret për një situatë emergjente siç është pandemia dhe për të siguruar çdo ekip që të jetë i kompletuar edhe nëse dalin situata të pakëndshme me dëmtimet apo infektimet nga covidi. Duke mbetur te pandemia, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s duket se ka përjashtuar çdo mundësi që të gjithë lojtarët ...
Komentet te EURO 2020, a duhet te vaksinohen të gjithë futbollistët Janë të Mbyllura
Është zhvilluar mbledhja e radhës e Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë në UEFA, mbledhje e zhvilluar përmes video-konferencës, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i Federatës shqiptare të futbollit Armand Duka, në cilësinë e nënkryetarit të këtij Komiteti. Presidenti Duka, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, bëri një referim mbi gjendjen aktuale të aktiviteteve futbollistike në Shqipëri, ku theksoi se futbolli ka qenë aktiv në të gjitha nivelet përtej pandemisë. Sezonin e shkuar, si pak Federata në Evropë, FSHF arriti të përmbyllë rregullisht çdo garë kombëtare si në nivel profesionist ashtu dhe në atë amator. Duka theksoi se ka pasur një përpjekje të vazhdueshme nga Federata e Futbollit ...
Komentet te Duka para organeve të UEFA-së: Qeveria nuk lejoi rikthimin e tifozëve në stadium Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2862 testime nga të cilat 234 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, duke pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan vetëm 125 raste. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 5 persona, ndërsa 634 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar/KP ...
Komentet te 5 viktima dhe 234 raste të reja mëCovid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përveç përfaqësuesit të SHBA-së edhe Britania e Madhe ka kërkuar rishikim të gjithë rolit të UNMIK-ut dhe përgjegjësive të tij dhe për të siguruar që mandati të mbetet relevant dhe të funksionojë normalisht Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe “Kosova ka bërë një progres të pamasë që nga viti 1999 që kur është hartuar rezoluta 1244 por kushtet në 22 vite pas kësaj janë krejtësisht ndryshe tashmë, pra është koha për rishikim të gjithë rolit të UNMIK-ut dhe përgjegjësive të tij dhe për të siguruar që mandati të mbetet relevant dhe të funksionojë normalisht. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin midis UNMIK-ut ...
Komentet te Edhe Britania e Madhe kërkon rishikimin e rolit të UNMIK-ut Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të rifillojnë dialogun në Bruksel për përmbylljen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke. Po ashtu SHBA kërkon nga dy shtetet që të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani. Përfaqësuesi i SHBA-së: Të rifillojë dialogu në një të afërme të afërt “ShBA mbështesin fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, tanimë me qeverinë e re të Kosovës, ne mirëpresim planet e përfaqësuesit special të BE-së që të rifillojë dialogu në një të afërme të afërt. Është arritur progres nga palët edhe pse mund të mos shihet aty në raportet e këtij mëngjesi, por këto ...
Komentet te SHBA kërkon rifillim të shpejtë të dialogut, Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura