Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VJEN REAGIMI I GANIMETE MUSLIUT

Lajme
Në profilin e saj në facebook deputetja Ganimete Musliu ka reaguar pas takimit të Presidentes  që kishte sot me ish-Presidentet e Kosovës ku sërish Presidentja Osmani nuk e ka permendur UÇK-në e as Presidentin Hashim Thaqi i cili po gjykohet në Hagë. Më poshtë e gjeni postimin e plotë të deputetes Musliu:/Dielli News ...
Komentet te VJEN REAGIMI I GANIMETE MUSLIUT Janë të Mbyllura

​Challandes godet Paqaradan: Nëse nuk i pranon rregullat e kombëtares, mirë mirë refuzoje ftesën

Sport
Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes ka folur për largimin e mbrojtësit Leart Paqarada nga kombëtarja. Tekniku nga Zvicra ka thënë se është normale që kur një ekip nuk fiton, lojtarët të cilët nuk luajnë fillojnë t’i shprehin pakënaqësitë e tyre por që secili prej tyre duhet t’i respektojë rregullat e kombëtares sose në të kundërtën më mirë të thotë: “Unë nuk mund të vij”. “Ne e kemi rastin e Paqaradas. Në rregull unë pranoj vendimin e tij, por ne kemi disa rregulla në kombëtare. Njëra nga rregullat është që kur lojtari pranon ftesën e Kosovës, ai duhet të pranojë dhe të dijë që mund të luaj dy minuta, ...
Komentet te ​Challandes godet Paqaradan: Nëse nuk i pranon rregullat e kombëtares, mirë mirë refuzoje ftesën Janë të Mbyllura

​Liga Unike, mësohet rivali i Pejës në finale të kësaj gare

Sport
Ylli nga Suhareka do të jetë kundërshtari i Pejës në finalen e Ligës Unike të basketbollit. Në gjysmëfinale Ylli doli triumfues nga ballafaqime me skuadrën Goga Basket të cilën e mposhti me rezultat 86:74, përcjell KosovaPress. Finalja e këtij kompeticioni ndërmjet Pejës e cila e mposhtu Rahovecin në gjysmëfinalen tjetër dhe Ylli do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:00./KP ...
Komentet te ​Liga Unike, mësohet rivali i Pejës në finale të kësaj gare Janë të Mbyllura

Abdixhiku merr premtim nga BE-ja për vaksina shtesë për Kosovën

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të lartë të BE-së, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi,. Olivér Várhelyi, Zëvendës Kryetarin e Grupit të PPE për Zgjerim, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësi Jugore në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev, dhe një numër eurodeputetësh e raportuesish nga Parlamenti Evropian. Sipas komunikatës së LDK-së, përfaqësuesit e BE-së vlerësuan lart pjesëmarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e votimit dhe përgëzuan kryetarin Abdixhiku për rolin konstruktiv që LDK ka luajtur duke i hapur rrugë zgjedhjes së Presidentes. Po ashtu, njoftuan kryetarin Abdixhiku që BE-ja është duke finalizuar përpjekjet që, përveç kanalit COVAX, shumë shpejt të sigurojë vaksina ...
Komentet te Abdixhiku merr premtim nga BE-ja për vaksina shtesë për Kosovën Janë të Mbyllura

​Në Turqi ndalet loja e futbollit, lojtarët kërkojnë të bëjnë iftar – video

Sport
Në ndeshjen e ligës së parë në Turqi ndërmjet Giresunspor-Ankara Keçiörengucu është ndërprerë rrjedha e lojës për shkak të kërkesës së futbollistëve për të bërë iftar. Loja u ndal në minutën e 10 sepse futbollistët e të dyja skuadrave që ishin agjërueshëm u ndalën për të bërë iftar në kohën e përcaktuar për ta bërë këtë, përcjellë KosovaPress. Ndeshja vazhdoi pasi lojtarët kryen procedurën e marrjes së iftarit. Ja momenti:/KP https://www.youtube.com/watch?time_continue=47&v=XIZvdBut8C0&feature=emb_title&ab_channel=ParlamentoTV   ...
Komentet te ​Në Turqi ndalet loja e futbollit, lojtarët kërkojnë të bëjnë iftar – video Janë të Mbyllura

​Hoteleria dhe gastronomia do të hapen të hënën

Lajme
Sektori i hotelerisë dhe gastronomisë pritet të hapen të hënën më 18 prill. Kështu thuhet në një komunikatë të Odës së Hoteliersië, e cila bën të ditur se pas një takimi të kryetarit Hysen Sogojeva me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, kanë dal disa rekomandime. Sic thuhet në komunikatë, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapen me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00. Kjo është komunikata e plotë: Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia, kanë dalur disa rekomandime. Sigurisht që në këtë takim ...
Komentet te ​Hoteleria dhe gastronomia do të hapen të hënën Janë të Mbyllura

​Startojnë sfidat e Ligës së Kampionëve, përballen Chelsea – Porto dhe PSG – Bayern

Sport
Kanë filluar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në kuadër të garës më prestigjoze evropiane, Ligës së Kampionëve. Bayerni, Psg, Chelsea dhe Porto janë skuadrat që po kërkojnë një vend ndër katër më të mirët e Evropës. Chelsea ka shënuar fitoren me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Portos, kurse PSG triumfoi me rezultat 3-2 në “Allianz Arena”. Ndeshjet kanë filluar nga ora 21:00./KP ...
Komentet te ​Startojnë sfidat e Ligës së Kampionëve, përballen Chelsea – Porto dhe PSG – Bayern Janë të Mbyllura

Franca pezullon fluturimet me Brazilin për shkak të COVID-19

Rajoni dhe Bota
Franca po pezullon të gjitha fluturimet me Brazilin, i prekur veçanërisht keq nga kriza e COVID-19, njoftoi sot kryeministri francez Jean Castex në Asamblenë Kombëtare. “Ne e kuptojmë që situata po përkeqësohet dhe kemi vendosur të pezullojmë të gjitha fluturimet midis Brazilit dhe Francës, derisa në një vendim të ri”, sqaroi Castex, raporton ATSh Që nga fillimi i pandemisë, Brazili ka regjistruar mbi 13,5 milionë raste COVID-19 dhe 355 000 vdekje të lidhura me të, sipas Universitetit Johns Hopkins, duke e bërë atë shtetin e tretë me shifrat COVID-19 më të këqija në botë, pas SHBA-së dhe Indisë./KP ...
Komentet te Franca pezullon fluturimet me Brazilin për shkak të COVID-19 Janë të Mbyllura

Sërish mbi 470 viktima nga COVID-19

Rajoni dhe Bota
Në Itali janë regjistruar 13 447 raste pozitive COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë. Gjithashtu, në 24 orët e fundit në vend u konfirmuan edhe 476 viktima . Shkalla e pozitivitetit është në 4,4%, me një rënie 0,7 pikë përqindje nga dje që ishte 5,1%, raporton  ATSh. Aktualisht, janë 3 526 pacientë të shtruar në reanimacion për Covid në Itali, më pak se 67 njësi e krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa shtrimet ditore ishin 242 (dje 167). Nga ana tjetër, 26 952 persona janë të shtruar në pavijone të zakonshme, më pak se 377 të krahasuar ...
Komentet te Sërish mbi 470 viktima nga COVID-19 Janë të Mbyllura

Sanchez: Të gjitha vaksinat antiCOVID-19 janë të sigurta

Shëndetësi
Kreu i qeverisë spanjolle, Pedro Sánchez, këmbënguli sot se të gjitha vaksinat antiCOVID-19 ishin të sigurta dhe konfirmoi se gjendja e jashtëzakonshme shëndetësore do të mbaronte më 9 maj. “Të gjitha vaksinat që administrohen aktualisht në Spanjë ofrojnë të gjitha garancitë”, pohoi Sánchez, i cili paraqiti planin e rimëkëmbjes ekonomike që Spanja synon të nisë me fondet që do t’i akordohen asaj nga BE-ja. Vendimi i autoriteteve shëndetësore amerikane për të ndaluar përkohësisht vaksinën Johnson & Johnson, me qëllim shqyrtimin e rasteve të rënda të mpiksjes së gjakut, çoi në vonesën e menjëhershme të shpërndarjes së saj në Europë, raporton ATSh. Spanja do të merrte të mërkurën një dorëzim të ...
Komentet te Sanchez: Të gjitha vaksinat antiCOVID-19 janë të sigurta Janë të Mbyllura