Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kompletohet sot faza gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve

Sport
Paris – Saint – Germain dhe Chelsea janë dy skuadrat e para që siguruan fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas eliminuan Bayern Munichun, përkatësisht Porton në ndeshjet që u zhvilluan të martën në mbrëmje. Ndërkohë sot do të mësohen edhe dy skuadrat tjera që do ta prekin këtë fazë, përcjellë KosovaPress. Me fillim nga ora 21:00 do të ballafaqohen Borussia Dortmundit dhe Manchester City si dhe Liverpooli me Real Madridin. Skuadra e Pep Guardiolas vjen në ndeshjen kthyese më një epërsi minimale pasi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1, kurse ajo e Zinedine Zidane triumfoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar javën e kaluar. Kujtojmë se ...
Komentet te Kompletohet sot faza gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve Janë të Mbyllura

​Mbahet seanca ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

Lajme
Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. Seanca do të mbahet në ora 09:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë. 11 veteranët akuzohen se në protestën e 7 gushtit të vitit 2015 dëmtuan rrethojat e objektit të qeverisë dhe dëmtimin e një veture./KP ...
Komentet te ​Mbahet seanca ndaj 11 veteranëve të UÇK-së Janë të Mbyllura

Sot mot me shi dhe borë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore. Ndërsa të enjten mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s./KP ...
Komentet te Sot mot me shi dhe borë Janë të Mbyllura

Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit

Shëndetësi
Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së mërkurë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë. Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme (14 prill 2021), do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton. Vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30./KP ...
Komentet te Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit Janë të Mbyllura

HURMA, TË MIRAT DHE PËRFITIMET SHËNDETËSORE QË MUND TË MERRNI PREJ SAJ

Lajme
Hurmat janë ato të cilat konsiderohen si më të mirat për organizmin e njeriut. Kjo në sajë të përbërjes së tyre me dobi të pakrahasueshme. Hurma, është përbërësi kryesor në ushqimin e botës arabe. Ndihmon në anemi, hipertension, kolesterol të lartë, diarre, madje edhe kancer. Fryti më i rëndësishëm në ushqimin arab është hurma. Ajo është aq e rëndësishme saqë është quajtur “Buka e shkretëtirës” dhe në Greqinë e lashtë ishte e njohur si “fryt i perendive”. Ajo rritet në oazat e shkretëtirës apo palma. Është fryti i vetëm në Sahara, në të cilën njeriu mund të mbijetojë. Palmat lulëzojnë në muajin mars, ku edhe kryhet pllenimi i nevojshëm për ...
Komentet te HURMA, TË MIRAT DHE PËRFITIMET SHËNDETËSORE QË MUND TË MERRNI PREJ SAJ Janë të Mbyllura

Përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj Qendresa Krelanit, ky është vendimi i Komisionit Disiplinor ndaj Batatinas

Sport
Trajneri i Llapit Tahir Batatina para pak ditësh i përfshi në një debat të ashpër me gazetaren Qendresa Krelani në një emision televiziv ku përdori gjuhë të papërshtatshme kundrejt saj. Fjalët e tij ndaj Krelanit u kritikuan ashpër nga opinioni publik si nga nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe tani ka ardhur edhe masa e Komisionit Disiplinor rreth kësaj çështjeje, përcjell KosovaPress. Batatinas i është kërkuar një deklaratë shtesë për të sqaruar më në detaje atë çfarë ndodhi në atë emision televiziv. “Gjate debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdorë gjuhë të pa përshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qendresa Krelani, e që është në kundërshtim me ...
Komentet te Përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj Qendresa Krelanit, ky është vendimi i Komisionit Disiplinor ndaj Batatinas Janë të Mbyllura

​Policia kërkon ndihmën qytetare për arrestimin e një të akuzuari

Lajme
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: • DRITON (Muharrem) PODRIMQAKU i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë. I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: • “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR” I DYSHUARI POSEDON VETUREN E TIPIT “VË TIGUAN” NGJYRA E HIRIT ME TARGA 03-990-GB Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në ...
Komentet te ​Policia kërkon ndihmën qytetare për arrestimin e një të akuzuari Janë të Mbyllura

Komisioni disiplinor e dënon me 500 euro Ismet Munishin, kjo është arsyeja

Sport
Trajneri i Gjilanit Ismet Munishi është dënuar me 500 euro gjobë për shkak të “thuerjes së etikës sportive”, siç thuhet në arsyetimin e këtij dënimi. “Kryetrajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74. Në emisionin sportiv të ATV me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani të javës së 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte referet si (lojtarin e 12) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer etiken sportive.”, thuhet në këtë vendim. Bazuar ne nenin 40 paragrafi 1 pika c i rregullores disiplinore. Dënohet në të ...
Komentet te Komisioni disiplinor e dënon me 500 euro Ismet Munishin, kjo është arsyeja Janë të Mbyllura

​Liga e Kampionëve, Chelsea shumë afër gjysmëfinales, luftë e ashpër ndërmjet PSG-së dhe Bayernit

Sport
Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të sontmë të Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze Chelsea i është ofruar edhe më shumë gjysmëfinales së këtij kompeticioni sepse nuk ka pranuar gol në 45 minutat e para kurse në ndeshjen e parë ka fituar me rezultat 2-0, përcjellë KosovaPress. Në ndeshjen tjetër ndërmjet PSG-së dhe Bayernit gjithçka është e hapur sepse Bayerni po avancon me rezultat 1-0 pas pjesës së parë dhe i nevojitet vetëm edhe një gol për të vazhduar tutje. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë./KP ...
Komentet te ​Liga e Kampionëve, Chelsea shumë afër gjysmëfinales, luftë e ashpër ndërmjet PSG-së dhe Bayernit Janë të Mbyllura

​MSh tregon se cilat kategori do të vaksinohen nesër

Shëndetësi
Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së nesërme, e mërkurë, 14 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë. Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme (14 prill 2021), do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton. Vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30./KP ...
Komentet te ​MSh tregon se cilat kategori do të vaksinohen nesër Janë të Mbyllura