Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në futsall ndërmjet Liburnit dhe Liqenit nga Drenasi. Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe fillon në ora 17:30. Në gjysmëfinale Liburni e kishte mposhtur BB Llapin në të dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 10 – 3, kurse Liqeni në gjysmëfinale triumfoi ndaj Prishtinës me përmbysje të rezultati, përcjellë KosovaPress. Në ndeshjen e parë Liqeni kishte pësua humbje nga Prishtina me rezultat 5-4, kurse në ndeshjen kthyese fitoi 4-2./KP ...
Komentet te Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall, përballen Fc Liburni dhe Fc Liqeni Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Katër të akuzuarit për futjen e bombolave të gazit në Kuvendin e Kosovës në shkurt të vitit 2016 ish deputeti dhe tani ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ish deputetja, Donika Kada-Bujupi, Besa Baftiu dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale që ata akuzohen. Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që në 2016-tën ishte deputet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, para trupit gjykues tha se qëllimi i tyre nuk ka qenë kriminal por për të mbrojtur Kosovë nga cenimi i territorit. “E kundërshtoj aktin si të tillë në vitin 2015-16 jemi përballuar me dy çështje shumë të ndjeshme ka qenë detyrë e jona ...
Komentet te Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend Janë të Mbyllura
Në mungesë të të akuzuarve dhe në mungesë të provave ka dështuar seanca ndaj 11 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për organizim të protestës në gushtin e vitit 2015-të. Seanca ndaj tyre është shtyrë për një afat të pacaktuar. Gjyqtarja Lumnije Krasniqi tha se seanca e radhës nuk do të mbahet deri sa të sigurohen provat lidhur me pronarin e një veture të dëmtuar, dëmet e të cilës ende nuk dihen. “Seanca shtyhet për një kohë te pacaktuar derisa të sigurohen prova lidhur me pronarin e veturës dhe dëmin e shkaktuar kësaj veture”, tha ajo. Mbrojtja e palës së dëmtuar, avokati Bedri Krasniqi tha se nuk është identifikuar ...
Komentet te Dështon sërish seanca ndaj 11 veteranëve të UÇK-së Janë të Mbyllura
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka filluar seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish deputeteve, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi. Ata akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola të gazit në Kuvendin e Kosovës. Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se mbahet shqyrtimi fillestar është i hapur për publikun dhe mediet. Tri ish deputetet, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu dhe Donika Bujupi u deklaruan se do mbrojnë vetë. Ndërsa, i akuzuari Pal Lekaj tha se mbrohen me avokatit Arianit Koci. Aktakuza e Prokurorisë thotë se të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj – Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt ...
Komentet te Fillon seanca ndaj të akuzuarve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend Janë të Mbyllura
Është ndaluar një person i cili kërcënoi prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë njoftuar se H.M është ndaluar për 48 orë. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se më 13.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, personin me inicialet H.M., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Personi i lartcekur, është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, brenda objektit të këtij institucioni. Kujtojmë se Prokurori i Shtetit është i lirë ...
Komentet te Ndalohet personi që kërcënoi prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës Janë të Mbyllura
Rreth 30 mijë euro të padeklaruara janë kapur në pikën kufitare Hani i Elezit. Nga Dogana e Kosovës kanë njoftuar se paratë tentoheshin të futeshin në Kosovë nga Maqedonia. Në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës thonë se të gjitha paratë janë konfiskuar dhe rasti ka shkuar për hetim të mëtejm. “Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit kapen mjete monetare të padeklaruara. Oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen në Kosovës pa deklarim. Një automjete që vinte nga Maqedonia është sekuestruar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në ...
Komentet te Dogana kap rreth 30 mijë euro gjatë tentimit për tu futur në Kosovës Janë të Mbyllura
Brukseli dëshiron që pasaportat e vaksinave të jenë funksionale në të gjithë BE deri në fund të qershorit. Skemat pilot do të fillojnë në fillim të qershorit. me qëllim që i gjithë sistemin të funksionojë deri në 21 qershor, u tha Didier Reynders, komisioneri Evropian për drejtësinë të martën, më 13 prill. Komisioni Evropian kishte dashur që të ashtuquajturat ‘Certifikata të Gjelbërta Dixhitale’ të ishin plotësisht funksionale deri në fund të majit, në disa shtete anëtare më të varura nga turizmi, si Greqia dhe Spanja, duke bërë presion për një fillim edhe më të hershëm. Por tani për tani, ky synim është hequr. “Është urgjente. Sigurisht, ne duam të jemi ...
Komentet te Brukseli kërkon pasaportat e vaksinimit për Covid Janë të Mbyllura
98 mijë e 835 persona janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me këtë virus. Shkak i infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 8 qytetarë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se aktualisht janë 13 mijë e 236 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.788 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të ...
Komentet te Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Ministrja Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, do të dalin sot para drejtësisë për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Në aktakuzën e ngritur me 8 prill 2016 thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim. E gjithë kjo ka të bëjë me kohën kur partitë opozitare ...
Komentet te Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu dalin para drejtësisë Janë të Mbyllura
Sot bëhen 156 vite nga vrasja e presidentit amerikan Abraham Lincoln. Ai u vra më 14 prill të vitit 1865. Lincoln vazhdon të mbetet dhe konsiderohet si një nga udhëheqësit më të dashur të Amerikës, legjitimiteti i të cilit vazhdon të frymëzojë presidentët amerikanë dhe udhëheqësit botërorë. Lincoln u vra përderisa bashkë me të shoqen po shikonte një shfaqje në kinemanë Ford në Uashington. Ndërsa vrasësi i tij, John Wilkes Booth largohej nga skena e krimit, Linkoln e çuan në një shtëpi pranë kinemasë, ku ai vdiq mëngjesin e së nesërmes. Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile, gjatë ...
Komentet te 156 vite nga vrasja e presidentit Lincoln Janë të Mbyllura