Strategjia e re Kombëtare për Zhvillim 2030 po kërkohet të jetë në kuadër të orientimeve dhe programit të qeverisë aktuale, Kurti. Përmes një diskutimi virtual të organizuar nga Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 u tha se ekzekutivi duhet të ketë prioritet këtë strategjie, pasi synon të vendosë objektiva afatgjata rreth sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, social, mjedisor dhe anëtarësimit të Kosovës në BE. Por, fillimisht u kërkua të bëhet një vlerësim mbi arritjet dhe dështimet e Strategjisë aktuale të Zhvillimit Kombëtar 2016-2021. Derisa u tha se në planifikimin e ri duhet të pasqyrohen edhe pasojat nga pandemia Covid 19. Hulumtuesi i lartë në Institutin GAP, Blend Hasaj tha se kjo strategji ...
Komentet te Nisin diskutimet për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Zhvillim 2030 Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në 22 vjetorin e masakrës serbe në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, autoritetet komunale kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe te lapidari me emrat e viktimave që u vranë nga paramilitarët serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave dhe një numër i qytetarëve, të cilët thanë se nuk ndihen të qetë derisa të vihet drejtësia në vend. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se sot është dhimbje e madhe për familjarët dhe qytetin e Mitrovicës në përgjithësi. Ai kërkoi nga niveli qendror që të punojë në drejtim të vënies së drejtësisë për këta martirë, në mënyrë që të kapen të ...
Komentet te Kërkohet drejtësi për masakrën më të madhe në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Manchester City do të ketë synim që të sigurojë biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku udhëtojnë drejt stadiumit “Signal Iduna Park” për të zhvilluar ndeshje kundër Borussia Dortmundit, në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës çerekfinale. Dortmundi ishte shumë afër që të sigurojë një barazim 1:1 në ndeshjen e parë në “Etihad”, por goli i Phil Foden në minutat e fundit të ndeshjes, ia siguroi Manchester Cityt një fitore me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress. Borussia Dortmund rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja në Bundesligë kundër Stuttgart me rezultat 3:2, kurse Manchester City hyn në këtë ndeshje nga humbja në Premier Ligë kundër Leeds United, ...
Komentet te Dortmund-City, ja formacionet e mundshme Janë të Mbyllura
Më 14 prill të vitit 1999 Vasfije Krasniqi u dhunua nga forcat serbe. Për çka Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pikërisht 14 prilli do të jetë ditë e shënuar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale, duke thënë se nuk duhet të lejohet që Vasfije Krasniqi ta bartë e vetme gjithë barrën. Osmani derisa tregoi për takimin që pati me Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Vasfije Kransiqi e mbijetuara e dhunës seksuale tha se shembulli dhe guximi i Krasniqi do të shërbejë si udhërrëfyes për të kërkuar drejtësi. Ajo shtoi se Krasniqi nuk është e vetme dhe se ajo është ...
Komentet te Vjosa Osmani: 14 prilli do të jetë ditë e shënuar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale Janë të Mbyllura
Kupa e Shqipërisë do të vazhdojë sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të fazës gjysmëfinale. Çiftet gjysmëfinaliste të këtij raundi janë Teuta kundër Skënderbeut dhe Vllaznia kundër Laçit, përcjell KosovaPress. Në çerekfinale, Vllaznia mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Korabit, Laçi kishte ndeshje të vështirë kundër Partizanit të cilën laçianët e fituan 1:0. Në anën tjetër, Teuta siguroi fitore kundër Kukësit me rezultat 1:0, ndërsa Dinamo pësoi humbje 3:1 kundër Skënderbeut. Sa i përket ecurisë në Superligën e Shqipërisë, Teuta zë vendin e parë në tabelë, kurse kundërshtari i tyre Skënderbeu renditet i nënti, ndërsa në ndeshjen tjetër, do të zhvillohet derbi mes Vllaznisë e Laçit, ku ...
Komentet te Kupa e Shqipërisë, derbi në gjysmëfinale mes Vllaznisë e Laçit Janë të Mbyllura
Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, rikujtoi të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mosbllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30.04.2021. Pas datës 30.04.2021, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatojë procedurat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi. “Të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore ju ...
Komentet te ATK rikujton: Në fund të muajit skadon afati për mosbllokimin e llogarive bankare Janë të Mbyllura
Para Gjykatës Themelore në Prishtinë sot u paraqiten katër të akuzuarit për futjen e bombolave të gazit në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Të akuzuarit ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ish deputetet Donika Kada-Bujupi dhe Besa Baftiu janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprën penale për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në shkurt të vitit 2016-të. Pasi aktakuza është konsideruar e lexuar, katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, dhe që të gjithë kërkuan që sa më parë të kryhet ky proces. E seanca e radhës u caktua të mbahet më 18 maj 2021 nga ...
Komentet te Të akuzuarit për hedhje të gazit në Kuvend: E mbrojtëm territorin e Kosovës Janë të Mbyllura
Liverpooli do të shpresoj të ketë përsëri një nga ato netët magjike në stadiumin “Anfield Road”, ku e presin në shtëpi Real Madridin, në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. “Galaktikët” udhëtojnë drejt Merseyside, ku mbajnë një rezultat prej 3:1 nga ndeshja e parë në Madrid, me dy gola të Vinicius Junior dhe një të Marcos Asensio, për t’ia siguruar fitoren Realit në ndeshjen e parë, përcjell KosovaPress. Të dy skuadrat rikthehen në këtë ndeshje nga fitoret në ligat e tyre përkatëse, ku Liverpooli mposhti si vendas 2:1 skuadrën e Aston Villës, kurse Reali siguroi fitore tejet të rëndësishme në “El Clasico” duke e mposhtur ...
Komentet te Liverpool kërkon “remontada” kundër Realit, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura
Në mungesë të të akuzuarve dhe në mungesë të provave ka dështuar seanca fillestare ndaj 11 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. Seanca ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 të tjerëve është shtyrë për një afat të pacaktuar, deri në evidentimin e pronarit të një veture të dëmtuar gjatë protestës, dhe evidentimit të dëmit të shkaktuar. Gjyqtarja Lumnije Krasniqi tha se seanca e radhës nuk do të mbahet deri sa të sigurohen provat lidhur me pronarin e një veture të dëmtuar, dëmet e të cilës ende nuk dihen. Kraniqi: Seanca shtyhet për një kohë të pacaktuar “Obligohet Prokurori i Shtetit ...
Komentet te Shtyhet për një afat të pacaktuar seanca ndaj 11 veteranëve të UÇK-së Janë të Mbyllura
Ka dështuar të mbahet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në të cilin ka qenë në rend dite konstituimi i komisionit. Dështimi ka ndodhur si pasojë e mungesës së kuorumit ku të pranishëm ne sallë kanë ishin vetëm pesë deputetë, prej tyre dy nga Lëvizja Vetëvendosje, një nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe një nga komunitetet jo shumicë. Kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu në koordinim me deputetët e pranishëm në sallë, tha se komisioni do të mblidhet përsëri sot në orën 13:00./KP ...
Komentet te Shtyhet konstitumi i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, mungojnë deputetët Janë të Mbyllura