Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PDK kritikon Qeverinë Kurti, e quan ditë turpi fjalimin e Donika Gërvallës në OKB

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar paraqitjen e zëvendëskryeministres, njëherit edhe ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kritika ka adresuar edhe ndaj Qeverisë Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se kanë mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike dhe vlerat kombëtare. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka thënë të mërkurën se pushteti i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka hequr dorë nga politika e jashtme e Kosovës, duke e suspenduar atë dhe duke e shndërruar në politikë të brendshme dhe në mekanizëm të thashethemeve. Sipas saj, pushteti është përafruar me narracionin e Rusisë dhe Serbisë. Deliu – ...
Komentet te PDK kritikon Qeverinë Kurti, e quan ditë turpi fjalimin e Donika Gërvallës në OKB Janë të Mbyllura

​Osmani: Do të sigurohemi që gratë jo vetëm të jenë të përfshira në dialog, por edhe të konsultohen vazhdimisht

Lajme
Në dialogun Kosovë-Serbi është e domosdoshme që të ketë përfshirje më të madhe të grave. Kështu u tha në lansimin e raportit “Një ulëse në tryezë”. Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”, raport i realizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe UN Women. Në lansimin e këtij raporti, një adresim përmes një videomincizimi ka folur edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani. Ajo tha se kontributi i grave në proceset vendimtare të ndërtimit të shtetit është i jashtëzakonshëm dhe se roli i tyre nuk mundet kurrsesi të mohohet. Ajo tha se gratë dhe vajzat ishin aty kur luftohej ...
Komentet te ​Osmani: Do të sigurohemi që gratë jo vetëm të jenë të përfshira në dialog, por edhe të konsultohen vazhdimisht Janë të Mbyllura

​OAK i ofron përkrahje Ministrit Murati

Lajme
Ofrimi i përkrahjes dhe kontributit profesional, përkrahja dhe kontributi i përbashkët në finalizimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit për pushimin e lehonisë, kërkesa për krijimin e arkës “PATRIOT”, ku çdo produkt vendor subvencionohet me 10 % ulje nga TVSH, harmonizimi i vendimeve që lëshohen nga ATK dhe Dogana e Kosovës lidhur me lirimin e lëndës së parë për prodhuesit, e informimi lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të OAK-së me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Nënkryetari i OAK Arsim Selmonmusaj e uroi Ministrin Murati për punën dhe u ...
Komentet te ​OAK i ofron përkrahje Ministrit Murati Janë të Mbyllura

737 TË SHËRUAR DHE 701 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.557 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 701 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë ...
Komentet te 737 TË SHËRUAR DHE 701 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

Deliu e PDK-së: Kemi një presidente që nuk e njeh luftën e UÇK-së

Lajme
Blerta Deliu – Kodra ishte ‘përfaqësuesja’ e PDK-së në konferencën e sotme për medie.Deputetja nga Skenderaj, përgjatë kësaj konference, hodhi akuza në drejtim të presidentes, kryeministrit dhe ministres së jashtme, përcjell GazetaBlic.Ajo kritikoi Osmanin për qasjen e saj dhe mospërmendjen e Thaçit në takimin me ish-presidentët. “Sot ne kemi një presidente e cila nuk e njeh luftën e UÇK-së. Për më tepër, ajo ftoi të gjithë ish-presidentët në takim, por as nuk i shkoi ndërmend që ta përmendë Hashim Thaçin”, tha ndër të tjera Deliu./KP ...
Komentet te Deliu e PDK-së: Kemi një presidente që nuk e njeh luftën e UÇK-së Janë të Mbyllura

Qeverisë i rekomandohet që në afatin më të afërt ta emërojë drejtorin e AKI-së

Lajme
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që në një afat sa më të afërt kohor të emërojë drejtorin e AKI-së, institucion ky që është pa shef që prej dhjetorit të vitit të kaluar. “Sa me shpejtë, mos të themi urgjentisht sepse nuk jemi të vendosim ultimatume, të përzgjedh drejtorin e ri të AKI-së. Në ligj është e rregulluar që nuk guxon të jetë në afat më të gjatë se 20 ditë pa drejtor”, tha kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu. Ajo tha se lënia e lirë e pozitës së drejtorit të AKI-së për kaq muaj është, rrezikim i sigurisë kombëtare. Kjo kërkesë vjen ...
Komentet te Qeverisë i rekomandohet që në afatin më të afërt ta emërojë drejtorin e AKI-së Janë të Mbyllura

Bardhi: 10 mijë të vaksinuar, sot ka filluar edhe vaksinimi i pacientëve me dializë

Lajme
Që nga fillimi i vaksinimit e deri më sot janë mbi 10 mijë persona që kanë marrë vaksinën antiCOVID-19. Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka vazhduar edhe sot vaksinimi e ku vaksinën antiCOVID-19 kanë filluar ta marrin edhe pacientët me dializë. Vetëm gjatë paradites së sotme janë vaksinuar 6 pacientë me dializë dhe 24 të moshuar mbi moshën 80 vjeç, e po ashtu vaksinën morën edhe 16 punëtorë shëndetësorë. Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në një konferencë për medie ka treguar se si ka shkuar procesi i vaksinimit të mërkurën. Bardhi: Ditën e sotme janë vaksinuar 46 persona, 6 nga ta me dializë ...
Komentet te Bardhi: 10 mijë të vaksinuar, sot ka filluar edhe vaksinimi i pacientëve me dializë Janë të Mbyllura

​AAK kritikon Kurtin për mungesë të programit

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar nga qeveria që të ketë prioritet çështjet që prekin qytetarët e Kosovës dhe mos të merret me fushatën zgjedhore në Shqipëri. AAK, në një konferencë për media, ka kritikuar ekzekutivin që ende nuk e ka prezantuar programin qeverisës, për çka kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka arritur në pushtet me premtime të mëdha ndërsa tani nuk po dëshmon punë. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se janë dy muaj prej kur Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet në Kosovë por që punët e saj nuk po shihen askund. Tahiri: Qeveria Kurti e ka zhurmën si tupan e ...
Komentet te ​AAK kritikon Kurtin për mungesë të programit Janë të Mbyllura

​“E drejta për të vërtetën-viktimat pa emër”, dokumentohen historitë e 345 viktimave të dhunës seksuale

Lajme
Më shumë se dy dekada pas luftës, është vështirë ende të dokumentohen krimet e luftës, e në veçanti të atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale. Madje, për një gjë të tillë nuk ka pasur as iniciativë institucionale, megjithatë ende gratë e burrat hezitojnë të flasin si shkak i stigmës ndaj tyre. QKRMT ka publikuar sot raportin “E drejta për të vërtetën-viktimat pa emër”, ku janë dokumentuar historitë e më shumë se 340 të mbijetuarve. 22 për qind prej tyre kanë treguar se dhunimi ka ndodhur në shtëpinë e tyre, 13 nga gratë kanë mbetur shtatzënë. Ndërsa, vetëm 13 kanë paraqitur rastet në institucione të drejtësisë. Viktimave të cilat pjesë e ...
Komentet te ​“E drejta për të vërtetën-viktimat pa emër”, dokumentohen historitë e 345 viktimave të dhunës seksuale Janë të Mbyllura

Raporti financiar i Qeverisë ndër shqyrtimet e para nga Komisioni për Buxhet

Lajme
Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që administrata të dërgojë fushë veprimtarinë e komisionit tek secili anëtarë. Lushtaku: Administrata të dërgojë fushë veprimtarinë e komisionit tek të gjithë anëtarët “Ajo çka është e rëndësishme tek pjesa e fushe veprimtarisë së Komisionit, është mirë të na dërgohen tek projekt propozimi i të gjithë deputetëve dhe të gjithë anëtarëve të këtij Komisioni, që edhe ne të japim kontributin në këtë pjesë”, tha ai. Përbërja e Komisionit: Armend Muaja kryetar, Mërgim Lushtaku nënkryetar, anëtarë Arta Baralijaj nga VV, Jeta Statovci nga VV, Visar Korenica nga VV, Eman Rrahmani nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK, Pal Lekaj nga AAK, ...
Komentet te Raporti financiar i Qeverisë ndër shqyrtimet e para nga Komisioni për Buxhet Janë të Mbyllura