Zlatan Ibrahimovic rrezikon të gjobitet apo edhe të sanksionohet nga FIFA dhe UEFA për shkak se thuhet që kompania e tij aksionare zotëron 10% të një agjencie bastesh. Sipas rregullave të FIFA-së dhe UEFA-së, është e ndaluar që lojtarët të kenë interes financiar në kompanitë e basteve. Sidoqoftë, “Aftonbladet” raporton se kompania aksionare e Ibrahimovicit “Unknoën AB” zotëron 10% të agjencisë së basteve Bethard.com, e cila mund t’i kushtojë Ibras me gjobë ose pezullim, përcjell KosovaPress. Shefi i Bethard, Erik Skarp ka konfirmuar për “Sportbladet” se sulmuesi ende zotëron aksione në këtë kompani. Rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s vlejnë për të gjitha garat, nga kualifikueset e Kupës së Botës, të ...
Komentet te Ibra mund të dënohet me 100 milionë euro ose tre vite pezullim nga futbolli Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance./KP ...
Komentet te Osmani takon ministrin e Mbrojtjes dhe Komandantin e FSK-së Janë të Mbyllura
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka iniciuar procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. Krahas kësaj, komisioni miratoi edhe planin e punës për vitin 2021, ku u përfshi shqyrtimi i raporteve të performancës dhe raportimi i dhjetë komunave me buxhetin më të madh. Kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami bëri të ditur se buxheti për auditimin e raporteve financiare të fushatës së partive është mbi 100 mijë euro. Bajrami: Auditimi ka dështuar në dy vitet e fundit për shkak të buxhetit të vogël “Ne si komision ngarkohemi me inicimin e procedurave ku i ...
Komentet te Iniciohen procedurat për auditimin e raporteve financiare të partive politike Janë të Mbyllura
Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar pas deklarates se hoxhës Shefqet Krasniqit. Më poshtë gjeni postimin e plotë: /Dielli News ...
Komentet te Vlora Çitaku: Tregoni dikush Shefqet Krasniqit për Shotë Galicën, Xhevë Lladrovcin Janë të Mbyllura
Ardhja e Joao Laportas në postin e presidentit të Barcelonës pritet të sjellë freski edhe në aspektin teknik të skuadrës. Prurje të reja e rinovime kontratash të futbollistëve aktual janë në agjendën e afërt të Laportas dhe se puna e tij ka filluar tashmë me intensitet mjaftë të madh, përcjellë KosovaPress. Është eksperti italian i merkatos Fabrizio Romano ai i cili ka përditësuar të rejat më të fundit nga kampi katalanas ku vëmendja kryesore duket se është tek ardhja e sulmuesit të Manchester Cityt Sergio Aguero në “Cam Nou”. Sulmuesi argjentinas tashmë është bërë emri kryesor për ta freskuar sulmin e katalanasve dhe mund të merret si agjent i lirë. ...
Komentet te Barcelona në lëvizje, Fabrizio Romano sjellë detaje nga merkatoja e “Blaugranëve” Janë të Mbyllura
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka publikuar sot raportin-“E drejta për të vërtetën-viktimat pa emër”. Bashkë me tri organizata tjera kanë mbledhur të dhënat për 345 të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. 11 përqind e rasteve janë fëmijë, të cilët në kohën e përjetimit të dhunimit seksual ishin nën moshën 18 vjeçare. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti theksoi se marsi, prilli e maji i vitit ’99, janë tre muajt që ka kulmuar dhunimi i popullatës së pafajshme. Derisa është shprehur se institucionet e Kosovës kanë dështuar të krijojnë arkivën për dokumentimin e krimit, ajo ...
Komentet te Rushiti: Vetëm me tre prokurorë nuk mund të dëshmohen krimet e luftës Janë të Mbyllura
Varfëria dhe mjerimi është ulur “këmbëkryq” tash e shumë kohë në familjen Gashi në fshatin Busi të Prishtinës. Katër anëtarët e kësaj familje, dy prej të cilëve kanë probleme me shëndetin mendor, po jetojnë në një rrëmujë, ku ngjan me një shtëpi banimi. Trupat dhe rrobat e tyre kundërmojnë nga era e rëndë që vjen nga mospastrimi dhe ambienti i dëmshëm ku po jetojnë. Çdo ditë vijnë në Prishtinë për të kërkuar lëmoshë, derisa ushqimi që qëndron kudo është i dëmshëm për shëndetin e tyre. Nga Qendra për Punë Sociale thonë se nuk kanë qenë më herët në dijeni për këtë rast dhe se do të kujdesën për këtë familje. ...
Komentet te Mes mjerimit dhe vuajtjeve, gjendja e rëndë e familjes 4 anëtarëshe Gashi Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Ministri Mehaj ka theksuar mirënjohjen e thellë për SHBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën dhe në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ai, gjithashtu, theksoi se mbështetja e deritashme e SHBA-së ka qenë jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së, që u kurorëzua edhe me pjesëmarrjen e kontingjentit të parë të FSK-së në misionin e parë jashtë vendit së bashku me forcat ushtarake amerikane. Në komunikatën për media ...
Komentet te Ministri i Mbrojtjes takon ambasadorin amerikan Janë të Mbyllura
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka kërkuar që sa më parë të emërohet drejtori i ri i AKI-së. Në mbledhjen e sotme konstituive, deputetët i kanë rekomanduar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që në bashkëpunim me Presidenten Vjosa Osmani, ashtu siç parashihet me ligj, të caktojnë emrin e ri që do të udhëheq këtë institucion. Institucioni i AKI-së ka mbetur pa udhëheqës që prej dhjetorit të vitit të kaluar kur ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në koordinim me Vjosa Osmanin që ushtronte detyrën e presidentit, e shkarkuan Kreshnik Gashin nga pozita e drejtorit të AKI-së. Ligji për AKI-në specifikon se “Presidenti i Republikës së Kosovës së ...
Komentet te Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së kërkon nga qeveria emërimin e drejtorit të ri të këtij institucioni Janë të Mbyllura
Kryetari i Llidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim është theksuar nevoja për themelimin e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Madje në këtë takim Abdixhiku falënderoi Minxhozin për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore. “Sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në takim kortezie Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Qemal Minxhozi. Kryetari Abdixhiku e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore. Ndërsa, Ambasadori Minxhozi e uroi kryetarin Abdixhiku për pozitën e tij dhe ...
Komentet te Abdixhiku priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Janë të Mbyllura