Pas deklarimit të Shefqet Krasniqit, Aida Dërguti publikon foto me armë:” Qe qitu n’maxhe pak” Aida Dërguti i është përgjigjur me një fotografi dhe një përshkrim Shefqet Krasniqit, i cili mbrëmë ne TV Dukagjini tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërsa burrat në oda. Dërguti në llogarinë e saj në facebook ka postuar një fotografi gjatë kohës së luftës ku ajo shihet me armë dhe uniformë të UÇK-së. “Qe qitu n’maxhe pak”ka shkruar Dërguti /Dielli News ...
Komentet te “Qe qitu n’maxhe pak” Aida Dërguti ironizon me deklaraten e Shefqet Krasniqit Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
UEFA ka konfirmuar që stadiumi “Olimpico” i Romës do të jetë një nga vendet që në këtë verë do të zhvillohen lojërat e Euro 2020 me spektatorë.. Dje, qeveria italiane dha sqarimin e plotë për dtadiumin në Romë që është i gatshëm për të pritur të paktën 25 përqind të kapacitetit të tifozëve në Euro 2020. UEFA tani ka konfirmuar Romën si njërin nga vendet mikëpritëse të Kampionatit Evropian, përcjellë KosovaPress. “UEFA ka marrë sot nga Shoqata Italiane e Futbollit, konfirmimin nga Qeveria Italiane se ndeshjet e UEFA EURO 2020 të planifikuara për në stadiumin “Olimpico” në Romë, do të zhvillohen me spektatorë,” thuhet në deklaratën zyrtare. “Autoritetet kanë garantuar ...
Komentet te Zyrtare, UEFA konfirmon praninë e tifozëve në Romë për EURO 2020 Janë të Mbyllura
Dua uroi besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një urim me rastin e muajit të Ramazanit. Këngëtarja postoi një fotografi të një buqete me lule, ndërsa uroi që muaji i Ramazanit të sjell lumturi e paqe tek të gjithë. “Muaji i Ramazanit. Shpresoj që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk për të gjithë ata që po vëzhgojnë në të gjithë botën”, shkruan ajo. Kujtojmë se Dua Lipa ka bashkëpunuar edhe një herë me brendin “YSL” për aromat e reja të parfumit “LIBRE”. /RTK ...
Komentet te URIMI I DUA LIPËS PËR MUAJIN E SHENJTË TË RAMAZANIT Janë të Mbyllura
Braziliani e mohoi që ka pasur për qëllim të provokojë mesfushorin e Bayernit. Neymar ka treguar arsyen se pse ka festuar para fytyrës së Joshua Kimmich, pasi që Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve. Pas kualifikimit tutje, Neymar shpërthen në emocione dhe vrapon për të festuar gëzimin me Leandro Paredes, para fytyrës së Kimmich, i cili ishte duke u larguar nga fusha, përcjell KosovaPress. Para ndeshjes së kthimit, Kimmich kishte thënë që beson që Bayerni do të kualifikohet për në gjysmëfinale, dhe tani Neymar mohon që kishte provokuar mesfushorin gjerman pas ndeshjes. “As që e kisha në mendje që ta provokoj atë, dëshiroja që vetëm të festoj ...
Komentet te Neymar tregon arsyen se pse festoi para fytyrës së Kimmich Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e asistuar edhe nga njësitë e tjera policore, pas hetimeve disa mujore të realizuara fillimisht në vitin 2020, të cilat kanë vazhduar deri më 14 prill të vitit 2021, ka arrestuar njëzet e pesë (25) persona të dyshuar. Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës të njëjtit janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprimtari kriminale të krimit të organizuar, përfshirë në vepra penale: “ Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasëse”. Operacionet policore janë realizuar me urdhëresë të organeve të drejtësisë, e që kanë përfshirë ...
Komentet te Policia arreston 25 persona për armë Janë të Mbyllura
Kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020, ekipi olimpik i Kosovës në xhudo po kërkon medaljet e reja nga Kampionati Evropian i Lisbonës së Portugalisë, që mbahet prej 16-18 prill 2021. Për dallim nga Evropiani i vitit të kaluar, i mbajtur në Pragë të Republikës së Çekisë, ku ekipi i xhudos u paraqit vetëm me tri xhudiste, shkaku i daljes pozitiv të xhudistëve tjerë, në Lisbon do të paraqiten me gjashtë garues. Distria Krasniqi (-48 kilogramë), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), do të synojnë medalje dhe pikë ...
Komentet te Xhudo mund t’i sjellë Kosovës medalje nga Evropiani i Lisbonës Janë të Mbyllura
Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kanë ngritur kallëzim penal për tri drejtori të Komunës së Fushë-Kosovës për keqpërdorim të mjeteve të ndara nga Kuvendi komunal i kësaj komunë të cilët ishin dedikuar për luftimin e pandemisë Covid-19. Kallëzimi penal u bë për drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe atë të Financave. Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Fushë-Kosovës, Durim Hajra tha se ky kallëzim penal ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve të ndara për menaxhim të pandemisë COVID-19. Hajra: Kallëzimi penal po bëhet për keqpërdorim të mjeteve të ndara për luftim të pandemisë “Brenda ...
Komentet te Dorëzohet kallëzim penal për tri drejtori të Komunës së Fushë Kosovës Janë të Mbyllura
UEFA pritet që të bëjë një ndryshim nga sezoni i ardhshëm për rregullën e golit si mysafirë, ku skuadrat të cilat shënojnë pas kohës së rregullt, goli si mysafirë nuk do të llogaritet. Kjo do të thotë që çdo skuadër mund të përfitoj nga goli si mysafirë brenda 90’ minutave, dhe çdo gol që do të shënohet pas golit të rregullt nuk do të numërohet si avantazh për skuadrën mysafire, përcjell KosovaPress. Raportohet nga “The Sun” që ky propozim është përkrahur nga top klubet evropiane, të cilat do marrin pjesë në votim të kësaj ideje këtë të premte para Bordit Ekzekutiv të UEFA-s. Sidoqoftë, ky plan për të zhdukur vlerën ...
Komentet te Pesha e golit si mysafir pritet të ndryshohet nga UEFA Janë të Mbyllura
Ngrohtorja Termokos do të vazhdoj furnizimin me ngrohje. “Duke iu referuar lëvizjes së temperaturave të ditëve të fundit dhe parashikimeve meteorologjike për ditët e ardhshme, menaxhmenti i NP “Termokos” SH.A., ka marrë sot vendim, që të vazhdojë edhe më tutje furnizimin me ngrohje”, thuhet në komunikatën për media nga Termokos. Termokos nuk ka treguar se kur do të ndërprehet furnizimi me ngrohje, por thonë se do të vazhdojnë për aq koha sa do të jetë e nevojshme dhe varësisht nga kushtet klimatike. “Ndonëse, sezoni ngrohës 2020/2021 ligjërisht do të duhej të përfundojë nesër, duke u bazuar në konditat aktuale klimatike, parashikimet e meteorologëve për ditët në vazhdim, si dhe bazuar ...
Komentet te Termokos vazhdon furnizimi me ngrohje Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar koncept-dokumentin i cili i hap rrugë ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Kurti thotë se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme asnjëherë nuk është private e as e ligjshme, sepse ajo kurrë nuk është fituar. Ai derisa ka folur për draft-dokumentin ka thënë se qeverisja në krye me të do t’i jap fund epokës së deritanishme ku dominonte “Rroga e Vogël, fitimi i madh”. “Vendi ynë është i vogël dhe i varfër por qytetarët tanë janë të ndershëm e të përgjegjshëm dhe duan një shtet të drejtë dhe të barabartë. Shteti juaj me qeverisjen tonë e tuajën duhet t’i ...
Komentet te Kurti: Do t’i japim fund epokës ku dominonte parulla ‘Rroga e vogël, fitimi i madh Janë të Mbyllura