Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Vitia takon sot kryetarët e komunave, diskutojnë për masat antiCOVID-19

Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë sot një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës. KosovaPress mëson se takimi mes ministrit Vitia dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës do të zhvillohet online dhe do të filloj në ora 10:00. Temë diskutimi do të jenë masat antiCOVID-19 e të cilat masa po kërkohen që të hiqen. Një ditë më parë, pra të mërkurën Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin online lidhur me situatën e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19. Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën ...
Komentet te ​Vitia takon sot kryetarët e komunave, diskutojnë për masat antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

Petrit Ajeti emërohet drejtor i AKI-së

Lajme
(E plotësuar) Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Sipas tyre, ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës. Për rreth katër muaj Agjencia Kosovës për Inteligjencë (AKI) mbeti pa drejtor. Krejt kjo pasi që më 17 dhjetor të vitit 2020-të, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti liroi nga detyra e shefit të AKI-së, Kreshik Gashin. Madje kjo ishte bërë në mbështetet edhe të Vjosa Osmani, e cila ishte ushtruese e detyrës së presidentit. Tek pas katër muajve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot më 15 prill kanë emëruar Petrit ...
Komentet te Petrit Ajeti emërohet drejtor i AKI-së Janë të Mbyllura

PROFIL/Kush është drejtori i ri i AKI-së

Lajme
Petrit Ajeti është emëruar sot në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Por, kush është Petrit Ajeti? Petrit Ajeti ka lindur në Gjilan, më 11 tetor 1981. Shkollën fillore dhe të mesme gjimnazin matematiko-natyror i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu, ka kryer studimet në nivelin Baçelor në Shkencat Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajeti ishte bursist i programit të bursave pasuniversitare të BE-së “Young Cell Scheme”, përmes të cilit mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar. ...
Komentet te PROFIL/Kush është drejtori i ri i AKI-së Janë të Mbyllura

Petrit Ajeti emërohet drejtor i AKI-së

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Sipas tyre, ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të presidentes dhe kryeministrit të Kosovës./KP Lajmi në përditësim… ...
Komentet te Petrit Ajeti emërohet drejtor i AKI-së Janë të Mbyllura

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, në kërkim 34-vjeçari

Lajme
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në Kavajë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 të këtij qyteti, ku janë përfshirë dy 34-vjeçarë pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se shtetasi me iniciale E. S. ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh. , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po kontrollon zonën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ...
Komentet te Plagosje me armë zjarri në Kavajë, në kërkim 34-vjeçari Janë të Mbyllura

Biden njofton tërheqjen e trupave nga Afganistani: Koha për t’i dhënë fund luftës

Rajoni dhe Bota
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka njoftuar zyrtarisht se do të tërheqë trupat e mbetura amerikane nga Afganistani deri në 11 shtator. “Është koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Është koha që trupat amerikane të kthehen në atdhe,” tha Biden nga Salla e Traktatit të Shtëpisë së Bardhë. Plani i tij është të tërheqë të gjitha forcat amerikane në 20 vjetorin e sulmit terrorist të 2001-t, që u koordinua nga Afganistani. Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdojnë të derdhin burime në një luftë të vështirë dhe të presin rezultate të ndryshme, tha Biden. Pas kësaj, Biden shkoi në Seksionin 60 të Varrezave Kombëtare të ...
Komentet te Biden njofton tërheqjen e trupave nga Afganistani: Koha për t’i dhënë fund luftës Janë të Mbyllura

Moti për sot

Lajme
Mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbajë sot në Kosovë. Nuk parashikohet të ketë reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. “Të enjten mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s”, njofton IHMK. /KP ...
Komentet te Moti për sot Janë të Mbyllura

​Mbi 2 mijë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Shëndetësi
Gjendja pandemike me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet e rëndë. Vetëm gjatë ditës së mërkurë u raportua se nga ky virus humben jetën 14 persona, ndërsa u shënuan 701 raste të reja pozitive me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 2,022 pacientë, ndërsa rreth 100 mijë persona janë infektuar. Mbi 84 mijë janë shëruar, kurse raste aktive janë 13 mijë e 186. “Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej ...
Komentet te ​Mbi 2 mijë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

​22 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

Lajme
Sot bëhen 22 vjet që kur dora e kriminelëve serbë mori jetën e 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen. Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në Muze./KP ...
Komentet te ​22 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve Janë të Mbyllura

​22 vjet nga beteja e Zhegocit

Lajme
Në agun e 15 prillit 1999, forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë. Ishte ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak serb rrethuan fshatin nga të gjitha drejtimet. Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë. Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb u vranë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë./KP ...
Komentet te ​22 vjet nga beteja e Zhegocit Janë të Mbyllura