Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Zhvillohej mësimi në një fshat të Suharekës, ndërhynë Policia

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollës në një shkollë në fshatin Maqitevë të Suharekës, ku janë hasur duke mbajtur mësim edhe pse me vendim të qeverisë është e ndaluar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te Zhvillohej mësimi në një fshat të Suharekës, ndërhynë Policia Janë të Mbyllura

​I vë flakën një autobusi, pronari nuk ia dha pagën

Lajme
Një person është arrestuar mbrëmë në zonën industriale në Fushë Kosovë, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Sipas Policisë, motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar. /KP ...
Komentet te ​I vë flakën një autobusi, pronari nuk ia dha pagën Janë të Mbyllura

Ushtruan dhunë brenda familjes, arrestohen dy femra në Drenas

Lajme
Dy femra janë arrestuar mbrëmë në Drenas, pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona. Të gjithë të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar. Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./KP ...
Komentet te Ushtruan dhunë brenda familjes, arrestohen dy femra në Drenas Janë të Mbyllura

Vdes një grua dhe lëndohen 6 të tjerë në aksidentin Gjilan-Prishtinë

Lajme
Një grua ka vdekur në aksidentin që ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugën Gjilan Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kishinicë. Në këtë aksident u lënduan edhe gjashtë persona të tjerë. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave. “Rr. Nacionale (Gjilan-Prishtinë) Fsh. Kishnicë, Graqanicë 14.04.2021-19:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë (7) persona. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ...
Komentet te Vdes një grua dhe lëndohen 6 të tjerë në aksidentin Gjilan-Prishtinë Janë të Mbyllura

​Dhunë fizike ndaj djalit të vet, nuk kishte ndjek mësimet online

Lajme
Një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit-fëmijës së tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime, dyshohet për shkak se, viktima nuk kishte ndjek mësimet online. Rasti ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Komoran të Drenasit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës. I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin./KP ...
Komentet te ​Dhunë fizike ndaj djalit të vet, nuk kishte ndjek mësimet online Janë të Mbyllura

Qarkullimi i bizneseve sivjet më i mirë krahasuar me 2020 ku pati 1.2 miliardë euro rënie

Lajme
Bizneset afatin e fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e pasqyrave financiare e kanë edhe dy javë ditë, deri më 30 prill. Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, thonë se bazuar në vendimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve të datës 29.03.2021, është zgjatur afati për deklarimin deri më 30 prill për shkak të ndikimit që ka shkaktuar pandemia COVID-19 tek bizneset. Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyqi-Sefa, thotë për KosovaPress se qarkullimi i bizneseve në këtë vit është normal, derisa shtoi se në vitin e kaluar rënia e qarkullimit të bizneseve ishte 1.2 miliardë euro. Ajo nuk përjashton mundësinë që të ketë rënie të qarkullimit ...
Komentet te Qarkullimi i bizneseve sivjet më i mirë krahasuar me 2020 ku pati 1.2 miliardë euro rënie Janë të Mbyllura

Covid-19, sot vazhdon vaksinimi i pacientëve të hemodializës

Shëndetësi
Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë. Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëvë të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor, si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare. “Kurse, duke filluar nga data 16 prill për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me ...
Komentet te Covid-19, sot vazhdon vaksinimi i pacientëve të hemodializës Janë të Mbyllura

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin italian

Lajme
Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando dhe atasheun Enrico Gurnari. Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë. Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e krimit dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm./KP ...
Komentet te Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin italian Janë të Mbyllura

Mbyllen pesë lokale dhe gjobiten mbi 700 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Lajme
Për shtatë ditë, Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt ka shqiptuar 767 gjoba për mosrespektim të masave antCOVID-19 dhe ka mbyllur pesë lokale. Kështu ka njoftuar Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt. Nga kjo drejtori kanë bërë thirrje që të respektohen masat e marra nga institucionet shtetërore e shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit Korona. “Gjatë javës së fundit (07-14 Prill 2021) , bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me respektimin e masave mbrojtëse për Covid 19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunal janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga ...
Komentet te Mbyllen pesë lokale dhe gjobiten mbi 700 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

​Arrestohet 31-vjeçari në Prizren, u ndalua nga një qytetar pasi vodhi paratë humanitare

Lajme
Të mërkurën, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në poste informoi policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Në lidhje më këtë rast një qytetar në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ndaloi të dyshuarin dhe e informoi policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshimtit. I dyshimti së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 euro, të vjedhura nga ...
Komentet te ​Arrestohet 31-vjeçari në Prizren, u ndalua nga një qytetar pasi vodhi paratë humanitare Janë të Mbyllura